Këtë të dielë moti do të mbizotërohet nga mot i kthjellët, por i ftohtë. Por pas mesdite pritet kalim i vranësirave në të gjithë territorin. Parashikohet që ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -2 deri në 14 gradë celcius.
Author: tirana
Dashi Të dielen pak fat vjen me dashurinë ndaj shfrytëzojeni momentin dhe shijoni këto momente qetësie. Në punë gjithçka po shkon mirë edhe nëse ju duhet të merrni disa vendime të vështira. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Demi Të dielen nëse ju pëlqen dikush, mos prisni t’i tregoni, kjo është koha e duhur. Në punë duhet të keni kujdes vetëm për paratë. Kohët e fundit keni shpenzuar shumë, përtej planeve tuaja. Binjakët Të dielen në dashuri është më mirë të lini mënjanë punët dhe të…
Interi dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 4-0, Udinezen në “San Siro”. Një përballje e dominuar totalisht nga skuadra e Inzagit, që arriti të shënonte plot 3 gola në harkun kohor të 7 minutave. Ishte Çalhanoglu që zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të, nga pika e bardheë e penalltisë, ndërkohë që Dimarko në minutën e 42-të dhe Turam në minutën e 44-t, ngritën shifrat në 3-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, për të kompletuar “pokerin”, mendoi kapiteni Lautaro Martinez, me një gol fantastik nga jashtë zonës. …
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për lidhje me krimin. Duke folur për “Vendi im” në Tirananews.al, Ndreu thotë se Berisha nuk duhet të flasë, pasi ka vrarë dhe ka vjedhur në Shqipëri. “Ai është i akuzuar, më thotë mua për lidhje me krimin. Ai atë punë ka, atë muzikë ka, atë kasetë ka që kur ka lindur, që kur është futur në politikë. Ajo që më çudit është se ai ka mësuar disa njerëz që të kenë një farë frike në reagim karshi tij. Ai flet dhe të tjerët thonë, lëreni…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, Pallati Elize. Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës. Presidenti Macron e kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për ta ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, për ta shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij…
Gjithnjë e më shumë njerëz kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me celularë, dhe fokusimi në to po u merr gjithnjë e më shumë kohë . Në SHBA kanë nisur proceset e para gjyqësore kundër Facebook & Co. Ah, sa të lexoj edhe këtë postim! Jo dhe aq interesante? Atëherë më poshtë, me siguri që përmbajtja tjetër është edhe më interesante. Kush qarkullon në X (Twitter), Facebook ose TikTok i njeh mirë këto impulse dhe e di mirë se si nga një impuls sa-të-hedh-një-sy bëhen një ose dy orë. Mediat sociale janë të kudogjendura. Në smartphone ose kompjuter, kur ndodhemi…
Një 32-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Xh. Ç. Njoftimi i policisë: Sarandë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj…
Emri i Brojës vijon të bëjë zhurmë jo vetëm në Angli. “Bomberi” kuqezi mbetet një nga emrat më të lakuar kur bëhet fjalë për tregun e transferimeve, aq më tepër ku merkato e janarit nuk është larg. Pas një dëmtimi të gjatë, Broja është kthyer të bëjë sërish protagonistin te Chelsea pavarësisht se minutat për të kanë qenë me “pikatore”. Në çdo rast që Broja ka zbritur në fushë ka qenë një rrezik konstant, ndaj Man.City fitoi një penallti ndërsa ndaj United u ndal vetëm nga shtylla. Këto detaje me sa duket kanë bindur drejtuesit e Chelesa-t ta nxjerrin nga…
Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie. Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, raporton BW. Ata ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten. Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri. Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare. Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që…
Juglindja e Australisë është përfshirë nga një valë e pazakontë e të nxehtit. Meterologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë në 40 gradë Celsius në Sidnei, pothuajse 15 gradë mbi mesataren për muajin dhjetor. Kryeministri Anthony Albanese u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. “Ne e kemi përjetuar vitin 2023 si vitin më të nxehtë në rekord. Ne vazhdojmë t’i thyejmë këto rekorde, dhe kjo është arsyeja pse qeveria ime është e vendosur të veprojë ndaj ndryshimeve klimatike. Sot, me nivelet e larta të nxehtësisë, them se është koha për t’u siguruar që të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë të…
Kur kanë kaluar tashmë thuajse 10 ditë nga ngjarja e rëndë në Prishtinë, kur Liridona Ademaj, humbi jetën si pasojë e një atentati natën, në makinën e saj. Ngjarje kjo që fillimisht u paraqit si grabitje, por më vonë, pas hetimeve u zbulua se ishte porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Pas arrestimit të bashkëshortit të të ndjerës, ekzekutuesit dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, u tha se familja e Liridonës u dha dy ditë besë, familjes së Murselit, e më pas do të përgjigjeshin sipas Kanunit. Sipas IndeksOnline, të shtunën e 9 Dhjetorit, babai i Naim…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtuesin e ri të IKMT-së Ervin Hoxha inspektuan nga afër punimet për prishjen e disa objekteve pa leje, që i hapin rrugë vijimit të Unazës së Madhe të Tiranës, në zonë e mbikalimit të Shkozës. Ministri deklaroi se IKMT duhet të garantojë parandalimin e çdo forme ndërtimi pa leje dhe mbi të gjitha ndëshkimin penal të kundërvajtësve. “Do të çelim një fazë të re të IKMT. Sot jemi për të parë vijimin e një vepre, të Unazës së Madhe, e cila është aorta e qytetit, e që bën një ndryshim të trafikut…