Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik të propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi. “BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së. Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje. “Ne i analizuam të gjitha opsionet dhe variantet e mundshme…
Author: tirana
Blendi Gonxhe, ish-student i dhjetorit të vitit ’90 komentoi në një intervistë për Euronews Albania rëndësinë e asaj dite dhe rrjedhën e ngjarjeve. Ai u ndal te figura e kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm në Akademinë e Arteve, duke theksuar se ishte i revoltuar me gjendjen e asokohe. Gonxhe nënvizoi se më 8 dhjetor Rama u kthye nga Greqia, pasi e kishin njoftuar për atë se çfarë po ndodhte në “Qytet Studenti”. Në momentin që Rama kishte parë Sali Berishën në karrigen drejtuese ishte larguar. Mes tjerash Gonxhe nënvizoi…
Me festat e dhjetorit, vijnë dhe rritjet e çmimeve. Gjeli i detit, produkti që nuk mungon në asnjë tryezë, do të kushtojnë në shtrenjtë se viti i kaluar. Në Peqin, qytetin i cili njihet për mbarshtrimin dhe cilësinë e gjelit të detit, ky produkt tregtohet me 1200 deri në 1500 lek për kg. “Shumë ushqim, shumë punë duan, kemi 8 muaj që i ushqejmë e i mbajmë me ilaçe e t gjitha. Ka edhe shumë shpenzime ky,” – u shpreh një zonjë. Fermerët thonë se çmimi nuk e justifikon mundin dhe harxhimin e tyre vjetor. Për fat, disa nga klientët…
Trajneri i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin e Euro 2024 duke thënë se duhet pasur shumë kujdes nga Shqipëria. Në grupin B të finaleve për “Gjermani 2024”, Kombëtarja kuqezi do ketë përballë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. “Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe…
Kryeministri Edi Rama tregoi gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se si legjislacioni me BE do të bëhet në sajë të Inteligjencës Artificiale. “Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vet dhe unë kam fiksimin tim,” – u shpreh Rama, ndërsa nisi të tregonte historinë se si e kishte kontaktuar Mira Muratin, shqiptaren e suksesshme në botë, në fushën e teknologjisë. Ai tha se e kishte kontaktuar me një ndrojtje që nuk e karakterizon dhe ajo i kishte mundësuar një bisedë telefonike. Kryeministri tregoi se si i kishte kërkuar ndihme për ta bërë Shqipërinë…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, foli për një skenar të mundshëm të bllokimit të procesit të hapjes së negociatave nga Greqia. “Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore. Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne…
Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës. Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Me transformimin e bërë dhe Shqipërinë e vitit 2023 e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS kryeministri Edi Rama i cili ka nënvizuar dhe sfidat kryesore me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes. “Sot kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë…
Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”. Përmes dëshmisë së Tafanit, “Ora News” ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu. Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i…
Teksa gjatë muajit dhjetor nisi të shpërndahet bonusi për rreth 700 mijë pensionistë, qeveria ka një tjetër lajm të mirë për shtresat në nevojë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjatë fjalës së tij në kongresin e PS, njoftoi se do të shpërndahet një tjetër bonus brenda këtij muaji. Duke mos dhënë detaje konkrete, mesohet përfitues do të jenë famijet me ndihmë ekonomike dhe invalidët. Mbetet për t’u saktësuar nëse do të jenë edhe ndonjë kategori pensionistësh. “Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetje, për shtresat vunerabël brenda këtiij viti, ashtu siç jemi edhe angazhuar në një disktuim të thelluar,…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se nga viti që vjen Shqipëria do të shtojë trupa mbrojtëse në KFOR dhe në rajon. Peleshi deklaroi se “Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani’. Ndër të tjera, ministri u ndal dhe tek edukimi ushtarak, ku deklaroi se kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. “Edukimi ushtarak…
Sot në Ditën e Rinisë, Neritan Ceka një nga protagonistët kryesorë të krijimi të Partisë Demokratike u kthye pas në kohë në vitet 1990. Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV Ceka bën një paralelizëm mes Shqipërisë bardh e zi e kohës gri të para 1990, asaj Shqipërie për të cilën protestuan dhe ëndërruan dhe ku është sot. Neritan Ceka: “Ishte një Shqipëri bardh e zi, kohë gri ku asgjë nuk ndryshonte, ndërsa Europa lëvizte. Dukej sikur Shqipëria ishte e harruar siç kemi qenë historikisht mes lindjes e perëndimit. Shtëpia ime shumë afër me konviktin e studentë…