KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. FK…
Author: tirana
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, të rinjtë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave për të ikur shpesh edhe pa kthim nga Shqipëria. “Rrotullohemi ku të duam dhe shkojmë sërish te të njëjtat arsye. Tek punësimi, niveli i jetesës, pagat më të larta. të gjitha këto. Është çështje ekonomike domethënë. Nuk është dëshira që largohemi nga vendi. Jemi të detyruar”. Në pritje të publikimit të gjetjeve të Cens-it, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm në tetë vitet e fundit, numri i të rinjve deri në 24 vjeç është pakësuar me 206 mijë. Sot protestohet. Po aq…
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak ditë më parë në këtë shtet. Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur per te masen arrest me burg. Zeneli është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. Sipas SPAK, Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e…
Projektet për energjinë, turizmin, kulturën dhe bujqësinë u prezantuan në panelin e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se do punohet për linjë nënujore transmetimi Shqipëri-Itali. “Me ndihmën e BE-së kemi arritur të kemi konkretisht projekte sa i përket prodhimit solar dhe atij eolik, plan afatgjatë për diversifikimin që në vitin 2030 Shqipëria t’i shtojë pordhimit 4 terraëat, duke e kthyer vendin nga vend imoportues në vend eksportues neto, këto nuk janë plane, por projekte të mirëfillta, ashtu siç para pak ditësh kemi rënë dakord me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” së qytetit aktorin e madh shqiptar, Viktor Zhusti, i cili sot mbush 81 vjeç. Kryebashkiaku e falenderoi aktorin Zhusti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën e teatrit dhe filmit shqiptar. “Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen, respektin, falenderimin për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Na keni emocionuar, kemi qeshur, kemi qarë, jeni i paharrueshëm për shqiptarët. Në emër të gjithë djemve e vajzave të këtij qyteti, burrave e grave, doja t’ju falënderoj që jeni pjesë jo vetëm e memories sonë të përbashkët, por edhe…
Sot është Dita Kombëtare e Rinisë dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në mesazhin e tij thekson se 570 mijë të rinj janë larguar nga vendi. Ai thotë se drama e madhe e shpopullimit duhet të marrë fund dhe që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj qeverie. “Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar! Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke…
Gjatë fjalës në Kongresin e PS-së, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se drejtësia për 21 Janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe të demokracisë në Shqipëri. “Për ne socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje, por në këtë Kongres, ndryshe nga çdo herë tjetër, ndihemi paksa të lehtësuar në dhimbjen tonë, pasi vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë”, u shpreh Manja. “Vendimi i Gjyaktës Evropiane për të drejta të njeriut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë…
As Dita Kombëtare e Rinisë nuk e ka gjetur të bashkuar PD-në, pasi në dy kampe të ndara kanë vijuar me aktivitet. 33 vite pas lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 për të rrëzuar sistemin komunist, e djathta qëndron e ndarë me dy grupime. Në selinë blu, grupimi i Sali Berishës ka përkujtuar këtë ditë nëpërmjet një ekspozite nga Dhjetori 1990 dhe libra për ngjarjet historike të atij viti. Pjesë e eventit ishin një pjesë e nismëtarëve të protestave të 33 viteve më parë. Kurse në një nga hotelet e Tiranës, PD-ja e Lulzim Bashës ka organizuar një event që fokusohet…
21 Janari ka marrë një vëmendje në fjalimin në Kongresin e PS-së. I ashpër është treguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit. Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. “Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në…
Artistja ikonike, Adele ka shprehur hapur mbështetjen për shqiptaren Dua Lipa, duke e konsideruar si “yllin e ri të muzikës pop”. Gjatë një intervistë për The Hollywood Reporter në eventin e tyre “Women in Entertainment”, Adele foli gjerësisht për përvojën e saj në industrinë e muzikës dhe jetën aktuale në Los Angeles. Përveç kësaj, u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës në muzikë. “Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer”, tha ajo. “Kur dëgjova për herë të parë (fillon të këndojë) ‘I’ve got new rules, I count ’em’, më kujtohet që i thashë menaxherit tim,…
”Ata e shohin zjarrin si mjet politik, ne ndezim flakën e shpresës për Shqipërinë e dekadës tjetër”, kështu iu drejtua Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali. Duke krahasuar opozitën me mazhorancën, ajo tha se filozofia që i ndan është që suksesi është i përbashkët, kurse përgjegjësia është individuale. “Filozofia jonë ështëë një, dhe e pandryshueshme; ne besojmë se suksesin duhet ta ndajmë me të gjithë dhe përgjegjësitë janë individuale. Ky është dallimi me kundërshtarët tanë që me parlamentin sillen si piromanë ose e bojkotojnë ose e djegin. Dhe një nga shkaqet kryesore Ne…
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për të hequr sekuestron ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare, në shumën 124 300 euro. Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit. Ahmetaj ndodhet në arrati prej shumë muajsh.