Nga: Sali Berisha Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqesor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara. Në muret e kujtesës time, janë të gedhendura si me daltë, të gjitha pamjet unike, skenat, studentët, guximi, trimëria, entuziazmi i papërmbajtur i tyre, fytyrat e tyre herë të trishtuara, të zbehta e të mavijosura nga grushtat, shqelmat apo shkopinjtë e gomës…
Author: tirana
Në ditën Kombëtare të Rinisë, ambasada e SHBA-së në Tiranë, thotë se ashtu sikurse qëndruan 33 vite më parë krah të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë kur kërkonin një vend si gjithë Europa, SHBA qëndron edhe sot me krenari në rrugën e Shqipërisë drejt BE. “Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa…
Televizioni Publik Shqiptar me ndërrimin e drejtuesit, ndërron edhe sipas oreksit stafin. Gazetari Bledi Strakosha nuk do të jetë më pjesë e RTSH-së, institucion ku punoi për vite me radhë. Ai sqaron përmes një postimi në Facebook, arsyet se përse sipas tij, sot ai gjendet jashtë institucionit ku ka punuar prej vitesh. Postimi i plotë 8 vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të…
Komisariati nr. 1 në Tiranë, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e Sai Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024 për vetëm 7 minuta. Referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës. Ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Gjatë incidentëve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK…
Që nga fillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në vitin 2011, perëndimi e ka theksuar se ky është kusht për integrimet evropiane. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm bisedimet e lehtësuara nga BE-ja si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Për këtë arsye, ne përsërisim thirrjet tona për qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë përparim konkret në angazhimet që kanë marrë në kuadër të marrëveshjes së normalizimit dhe presim që të dyja vendet të zbatojnë…
Nga MONIKA STAFA Në fundin e viteve 1990 shqiptarët kishin shpresë se Shqipëria do të hynte në një epokë të re. Atë të një zhvillimi normal politik. Me rregullimin që sjell vetvetiu antinomia “pushtet-qeveri”. Kështu ndodh në historinë e pushteteve në Perëndim. Në demokracitë perëndimore apo ato me demokraci liberale siç quhet në gjuhën e sotme të historiografisë botërore. Dhe ja në Shqipëri u themelua opozita e parë politike, me program të djathtë dhe me populizëm të majtë. Ndodhi, në dhjetor të vitit 1990. U krijua Partia Demokratike e Shqipërisë. Ndërsa Partia Komuniste e atëkohshme vendosi të kthehej në parti…
Selena Gomez publikoi një foto që i hiqte të gjitha dyshimet. Teksa komentonte me fansat e saj, këngëtarja latine është shprehur: “Ai është patjetër gjithçka për mua. Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë”. Ndërsa një komentuesi tjetër, Gomez i thotë: “lol, ai mbetet më i miri nga çdokush me të cilin mund të kem qenë. Fakte.” Së fundmi, Gomez ka punuar me Blanco për të sjellë hitin e saj “Single Soon.” Në korrik, ai ishte po ashtu prezent në 31-vjetorin e saj. Blanco ka pasur gjithashtu bashkëpunime me ishin e Selena-s, Justin Bieber,…
Dorian Petoku, i cilësuar si ”mbreti” i narkotikëve është arratisur nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. 34-vjeçari është mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale. Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga…
Rruga e Arbrit shkurton distancën e Dibrës me Tiranën, dhe tashmë me aksin e ri, vendet magjike që ofron kjo zonë bëhen më të vizitueshme. Atje ku rete mbulojnë malet dhe Ura e Vashës shfaqet në gjithë madhështinë e saj, pamja është e mrekullueshme që bën zemrën të ndihet pjesë e një peizazhi të paharrueshëm. Rruga përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës duke dalë në anën e Matit në luginat e bukura malore të Xibrit e Gurit të Bardhë. Në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit, mbi Urën e Vashës,…
Para se të gjithë të rifillojnë jetën normalisht në janar, zakonisht në fund të vitit të gjithë bëjnë bilancin për kohën e lënë pas dhe dëshirat e prealizuara. Më poshtë janë të listuara disa nga gjërat që duhet t’i keni kryer gjatë vitit 2023. Nëse akoma jo, kujtohu çfarë ke lënë pa realizuar. Mbaro 3 detyrat që i kishe vënë vetes në fillim të vitit I mban mend disa nga premtimet që i ke vënë vetes gjatë vitit, por që asnjëherë nuk i ke mbajtur? Kujtohu për premtimet në shtëpi apo në punë, që nuk i ke mbajtur. Të paktën…
Avokati serb Bozho Preleviç ka komentuar lajmin për lëshimin e urdhër-arrestit nga Interpol për Milan Radoiçiç. Avokati deklaroi se autoritetet në Beograd të udhëhequra nga Aleksandar Vuçiç nuk duhet ta arrestojnë Milan Radoiçiçin sepse e dinë se ai nuk është “koka” e organizimit të sulmit terrorist në Basnjkë. Sipas tij, për Serbinë do të ishte problem të mos vepronte me urdhër të Interpolit në momentin “kur dihet se kush po e mbron Radoiçiqin në Serbi”. “Milan Radoiçiç mbrohet dhe ruhet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Autoritetet në mënyrë të ngathët dhe të dëmshme për këtë vend u përpoqën të…
Ulja e temperaturave ka sjellë sërish reshje bore në Korçë dhe në fshatin turistik të Dardhës. Velloja e bardhë që ka mbuluar këtë zonë turistike pritet që të çojë turistë që duan të kalojnë fundjavën ndryshe. Deri më tani nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve, ku në zonat në të cilën kishte prezencë të reshjeve është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugëve. Rrugët janë të hapura për kalimin e mjeteve pa zinxhirë dhe pa problematika. Në aksin rrugor Korçë-Panarit trashësia e borës ka shkuar deri në 4 cm, pasi reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe kalimi bëhet…