Selena Gomez publikoi një foto që i hiqte të gjitha dyshimet. Teksa komentonte me fansat e saj, këngëtarja latine është shprehur: “Ai është patjetër gjithçka për mua. Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë”.
Ndërsa një komentuesi tjetër, Gomez i thotë: “lol, ai mbetet më i miri nga çdokush me të cilin mund të kem qenë. Fakte.”
Së fundmi, Gomez ka punuar me Blanco për të sjellë hitin e saj “Single Soon.” Në korrik, ai ishte po ashtu prezent në 31-vjetorin e saj. Blanco ka pasur gjithashtu bashkëpunime me ishin e Selena-s, Justin Bieber, Rihanna, Lizzo, Britney Spears, Katy Perry, SZA, Ed Sheeran dhe Keith Urban.

