Për Ditën Kombëtare të Rinisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ”urimin” e ka me shifra që tregojnë ku është vendi. Ajo thotë se 500 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria, dhe për këtë ka një apel. ”Nuk mund të ndërtojmë Shqipërinë Europiane nëse vazhdojmë të këmbëngulim në diktatin e një politike që ka ngecur në vendnumëro. Nuk mund të flasim për të ardhmen e të këndojmë ende himnin e kultit të individit”. Postimi i plotë Tre dekada më parë studentët u ngritën për një Shqipëri të lirë nga kulti individit dhe diktatura trushplarëse e një elite të korruptuar dhe…
Author: tirana
Fotografitë që po vijnë nga Gaza, tregojnë një ndalim masiv nga ushtria izraelite të burrave palestinezë, të cilët u detyruan të zhvisheshin me të brendshme, të gjunjëzoheshin në rrugë, të ulnin sytë dhe të futeshin në një automjet ushtarak. Disa nga burrat janë civilë dhe pa asnjë lidhje të njohur me grupet militante. Rrethanat dhe datat e sakta të ndalimeve janë të paqarta, por identitetet e disa të arrestuarve janë konfirmuar nga kolegë apo familjarë. Monitoruesi Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut postoi një imazh të një të arrestuari dhe tha në një deklaratë në faqen e tij të enjten…
14-vjeçarja maqedonase Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarja nga Kosova Liridona Ademaj, 22-vjeçarja italiane Giulia Cecchetti. Të treja u varrosën në një ditë, të treja u bënë viktima dhune nga anëtarë të familjes ose partnerë intimë. Vrasja e tyre ka ngjallur protesta nëpër rrugë për një mbrojtje më të mirë të grave dhe vajzave nga dhuna mbi bazë gjinore. Aktivistet kërkojnë që këto raste të emërtohen si femicid. Çfarë janë femicidet, përkatësisht feminicidet? Femicid do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Një term tjetër që përdoret në këtë kontekst është feminicid, dhe nënkupton edhe përgjegjësinë që kanë…
Për Ditën Kombëtare të Rinisë, urimin presidenti Bajram Begaj e ka shoqëruar me foto nga takimi me studentët që kryen praktikën në Presidencë. Kreu i shtetit shkruan se energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë. ”Gëzuar Ditën e Rinisë! Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë: Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për…
Tenisti i famshëm Nick Kyrgios ka vendosur të hyjë në rrjetin social ku postohen video erotike me pagesë. Australiani njihet për sjelljen e tij ndryshe në fushat e tenisit, që e ka bërë shumë të dashur për publikun, por që nga ana tjetër e ka lënë pa trofe të rëndësishëm në karrierë, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që ka. “Hyrja në OnlyFans është lëvizje fantastike. Ata po i revolucionarizojnë rrjetet sociale dhe doja të isha pjesë e kësaj gjëje. Sportistët nuk duhet të dalin vetëm nëpër fusha, por edhe online. Unë dua të krijoj, prodhoj dhe zotëroj përmbajtjen time. Kjo është…
Stomatologia Veronika Gjata është foli në lidhje me trendin e dhëmbëve të bardhë. Ajo theksoi se ka rënë si epidemi për të pasur dhëmbë sa më të bardhë. Ajo shtoi se vajzat e reja vendosin dhëmbë, në mënyrë që të duken sa më bukur, duke shtuar faktin se të gjithë janë bërë njësoj, me të njëjtën strukturë dhëmbi. “Ka rënë si një epidemi kjo pjesa e dhëmbëve të bardhë,. Për mua është e tmerrshme sepse ti dëmton dhëmbin. Janë bërë të gjithë njësoj, buzëqeshja njëlloj. Dhëmbi i bardhë duhet të bëhet kur e ke me probleme. Po kur ke ti…
Bashkia e Shkodrës ka nisur instalimin e paneleve diellore në institucionet e arsimit publik. Teksa jep lajmin, kryeministri Edi Rama thotë se fillimisht do të vijojë instalimi në kopshte për të siguruar ngrohjen e tyre por edhe kursimin e energjisë e mbrojtjen e mjedisit. “Dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”, njoftoi Rama.
Sot në Ditën Kombëtare të Rinisi, Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, ku do prezantohet transformimi i partisë dhe synimet për një mandat të katërt. Kongresi fillon në orën 11:45 dhe do ndahet në 6 panele. Në panelin e parë do diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit: Legjislacioni, zbatueshmëria, afrimi me BE dhe Inteligjenca Artificiale. Në panelin e dytë 12:00, do diskutohet për prioritetet zhvëllimorë: Infrastruktura, energjia, financat, turizmi, bujqësia dhe kultura. Në panelin e tretë 13:00, do diskutohet për shërbimet publike: Arsimi, shënderësia dhe mbrojtja sociale, sipërmarrja, arsimi profesional. Në panelin e katërt 14:00, do diskutohet…
Sot është Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Sot 33 vjet më parë një grup studentësh dhe pedagogë shënuan tronditjen e parë të diktaturës. Përmes protestave paqësore nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, ata përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik…
Dashi Të premten kjo ditë është e bukur për sa i përket ndjenjave, humori juaj është qiellor dhe gjithashtu dëshira për të qenë me partnerin tuaj. Vetëm kini kujdes nga disa pasiguri në punë. Nëse ka pasur debate dhe debate me partnerin, bisedoni me njëri-tjetrin dhe gjeni një zgjidhje. Demi Të premten është momenti juaj me hënën, Venusin, Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj. Si sfera sentimentale ashtu edhe puna janë të favorizuara, edhe nëse ka ende pak lodhje të akumuluar. Binjakët Të premten kjo është një ditë pa ngjarje nga pikëpamja sentimentale edhe nëse keni lënë më të keqen…
Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj. Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit.…