Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, i pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të PD, është shprehur se, nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin e saj. Por ai nuk e përjashtoi si mundësi pas tij. ‘Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e…
Author: tirana
Një i ri nga Elbasani denoncoi në “Fiks Fare” se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta…
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji ka folur për aksionin opozitar që po ndërmerr opozita me në krye ish-kryeministrin Sali Berishën. Sipas saj, këtij aksioni të nisur në parlament nga deputetët pritet t’i bashkohen edhe qytetarët. Nga ana tjetër, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme e partive të vogla në opozitë që të bashkohen në një platformë të djathtë. “Aksionit tonë do t’i bashkohet edhe popullata. Ka shumë fusha të rëndësishme për të cilat qytetarët do t’i bashkohen. Së fundmi ka një përpjekje të jashtëzakonshme të gjitha partive opozitare për të pasur një front të vetëm në luftë me qeverinë…
Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e cila ishte e prapambetur dhe e vlefshme për javën e parë të Superiores është mbyllur në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për Teutën e shënoi Peposhi, ndërsa për Partizanin ishte Keko që gjeti rrugën e rrjetës. Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 14 të tilla.
Një bankë në Milano të Italisë është grabitur teksa autorët arritën të futen duke hapur murin në një piceri ngjitur. Grupi i grabitësve dyshohet të jetë përbërë nga 4 persona, të cilët shkatërruan murin e picerisë dhe më pas u futën në bankën BPM. Mediat italiane e kanë cilësuar grupin e autorëve si “banda e vrimave” të cilët kanë marrë 7 persona peng, më pas arritën të hapin kasafortën nga e cila arritën të merrnin rreth 160 mijë euro. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi autorët kishin arritur të arratisen, rreth orës 10 të mëngjesit të sot. Dëshmitarët i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin me gjetjet nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën me 6 Mars të vitit 2022. Po ashtu ka vendosur sanksione edhe ndaj mediave të cilat nuk kanë pasqyruar në mënyrë të barabartë fushatën elektorale. Ndër mediat që kanë marrë gjobë të majme janë Top Channel, me 100 mijë lekë të rinj dhe Syri Tv me 130 mijë lekë të rinj. KQZ ka miratuar raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë. Lista Gjobë në masën…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot ankimimin e bërë nga Monika Kryemadhi për sekuestrime që SPAK ka bërë për llogari të disa hetimeve paralele që kjo prokurori po bën për të dhe për ish-presidentin Ilir Meta. Baza ligjore sipas listës ditore të publikuar në Gjykatën e Posaçme ka të bëjë me nenin 222/ 3 të Kodit të Procedurës Penale, e cila në thelb ka të bëjë me kundërshtimin e rezultateve të përftuara nga përgjimet, si dhe fshirjen e çdo materiali të marrë përmes kësaj rruge hetimore. Sipas Prokurorisë së Posaçme, asaj i janë sekuestruar disa sende të ndryshme, mirëpo Vizion…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në Facebook duke i kthyer përgjigje Jamarbër Malltezit i cili i ka cilësuar deputetët që mbështesin Bashën si palaço. Açka shkruan se ajo voton siç ia ndien sentimenti politik dhe i bën thirrje Berishës të mbledhë ata që ajo i quan zagarë. Më tej ajo shkruan se ka fjalën dhe votën për sjelljen e saj politike dhe se nuk voton me heshtje, as me kinse, por me karton. ”Doktor, mblidhi zagarët!Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti sot në një takim në Athinë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Në deklaratën e përbashkët pas takimit që patën në pallatin Maximos në prani të delegacioneve të vogla të ministrave grekë dhe turq, Mitsokakis iu referua krizave të tilla si pandemia trevjeçare, një luftë në zemër të Evropës që shkaktoi një krizë energjetike dhe katastrofa të mëdha energjetike, çka sollën edhe luhatje në marrëdhënieve mes dy vendeve. Mitsotakis u shpreh se Greqia vijon të mos jetë dakord për çështjen e Qipros, ndërsa theksoi se për grekët nuk ka zgjidhje përtej asaj të Kombeve të Bashkuara…
Të premten socialistët do të mbledhin kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Qeverisja në dy vitet e ardhshme dhe zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të përbëjnë diskutimin kryesor. Është një kongres që mblidhet për të bërë një përmbledhje të të gjithë rrugëtimit deri më tani si qeveri dhe për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjë më mirë qeveria, si edhe për të parë e për të përcaktuar më mirë vizionin e Shqipërisë 2030. Kryesocialisti Edi Rama do të jetë i fundit që do t’i drejtohet të tijve. Përgjatë paradites deri në pasditen e vonë në podiumin e Pallatit…
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Të parët që u njohën me ndryshimet nen për nen, ishin ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi theksoi se nevoja për ndryshime vjen si pasojë e dinamikës dhe transformimit që ka pësuar tregu mediatik audioviziv nga zhvillimi i teknologjisë. “Pikërisht në këto kushte, kur ofertat dhe rrugët e komunikimit janë kaq të shumëllojshme, ka lindur nevoja e rregullimit të tregut me një legjislacion të përditësuar”, “Kemi reflektuar në këto ndryshime të gjitha fenomenet…
Këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejllit, i kanë mbyllur sërish profilin e tij në rrjetin social, “Instagram” pas kallëzimit të tij sektorin e krimit kibernetik. Por mesa duket llogarie e tij ka sërish probleme dhe ai ka vendosur që të marrë hapa ligjorë. I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë CEO i Acromax dhe eksperti i rrjeteve sociale, Aldor Nini, i cili po merret personalisht me këtë çështje.Pjesë nga intervista: A është rasti i Luizit i vetmi apo ka edhe të tjera të ngjashme? Ka dhe raste të tjera. Por në rastin e Luizit,…