Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e cila ishte e prapambetur dhe e vlefshme për javën e parë të Superiores është mbyllur në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për Teutën e shënoi Peposhi, ndërsa për Partizanin ishte Keko që gjeti rrugën e rrjetës.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 14 të tilla.
