Author: tirana

Deputeti Dashamir Shehi deklaron se është kundër aksionit opozitar aktual në Parlament, duke theksuar se ky aksion e ka arritur qëllimin e tij dhe se nuk është thelbi i aksionit opozitar. Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se duhet ndryshuar Kushtetuta e vendit. “Jemi aty dhe nuk kemi marrë pjesë në komisione për të treguar solidaritet me aksionin opozitar. Por, sigurisht nuk është kjo rruga për ta marrë opozitën dhe për ta çuar atje ku duhet. Qëllimi është të rrëzojmë Edi Ramën, t’i hapet hapësirë demokratike opozitës në Parlament. Jam darkord deri kur të mbrojmë komisionet si elementi kryesor…

Read More

Tetë prokurorë shprehën interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që shprehën interesin për të qenë pjesë e SPAK. 1. Ols Dado 2.Anita Jella 3.Ndini Tavani 4.Bledar Maksuti 5.Kreshnik Ajazi 6.Pali Deçolli 7.Albert Kuliçi 8.Sonila Muhametaj Tirananews.al mëson se lista me 3 kandidaturat e para do i përcillet SPAK-ut për kontroll pasurie dhe figure. Tetë kandidaturat që shprehën interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme ishin: Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Sonila Muhametaj, prokurore në Prokurorinë e Tiranës, Bledar Maksuti, prokuror…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një sekuestrim të kryer nga ana e SPAK, nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj. Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi. Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte, por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj. SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat…

Read More

Konflikti për pronat në zonën e Kepit të Rodonit, në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës, kanë vijuar edhe ditën e enjte, më datë 7 dhjetor 2023. Denoncimi ka ardhur nga Ana Shtjefni, ish-pronarja e firmës “Albania Turist Resort”, e cila ka pasur në administrim zonën e Kepit të Rodonit, së bashku me lokalet dhe zonën e plazhit. Por, pas një konflikti, Kisha Françeskane i ka prishur kontratën dhe zonën ia ka besuar disa personave, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku. Disa ditë më parë, pati një konflikt, deri në përdorimin e armëve mes përfaqësuesve të Frrokut dhe banorëve, teksa…

Read More

Gjatë një bisede, Lumbardhi i bëri një pyetje provokative Edonës në lidhje me numrin e partnerëve që ka pasur. Por përgjigja e Edonës nuk pritej pasi ishte më shumë një shaka ndaj Albyt. Edona tha se Alby i ka pasur tre mijë partnerë. Pjesë nga biseda: Lumbardhi: Sa partnerë i ke pasur? Edona: Unë dy Alby: Ça janë këto pyetje? Ty po të pyesin se femra ke pas? Edona: Alby i ka pas nja tre mijë…

Read More

Kjo prerje flokësh u pa kudo gjatë vitit 2023. Me siguri do ketë trende të tjera vitin e ardhshëm, megjithatë flokët e shkurtër janë shumë tërheqëse. Flokët priten në një vijë strikte dhe të drejtë e më pas ato stilohen sipas dëshirës, me onde të vogla përshembull. Ngjan shumë me modelin aq të preferuar të vajzave në vitet ’60. Për të arritur këtë pamje të veçantë në flokët tuaj, do t’ju duhet një furçë e rrumbullakët dhe një tharëse flokësh, ndërsa për volum dhe kohëzgjatje akoma më të madhe të rezultatit, ju rekomandojmë që fillimisht të aplikoni një shkumë.

Read More

Rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli” në Fier është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e viktimës, në lot, të tronditur. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Read More

Pavarësisht se pandemia e Covid 19 mbaroi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekët infeksionist thonë se ai është sërish mes nesh, por në shifra më të ulëta, pasi në urgjencën e Infektivit gjatë një jave mund të paraqiten mesatarisht nga 2 apo 4 pacientë. “Ne nuk jemi në pandemi, por Covidin e kemi akoma midis nesh. Pra, ne do kemi herë pas here valë të kësaj sëmundjeje siç mund të rrezikohemi nga infeksionet e tjera emergjente.” Mjekët infeksionistë thonë se edhe Covidi i zgjatur mbetet shqetësues. “Një pacient me patologji kardiake ose të diabetit e agravon ose duke lënë pasoja…

Read More

Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ishte sot i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjera, artisti është pyetur nëse do t’a pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3”, pasi njerëzit janë kuriozë ta shikonin në këtë format. Llakaj tha se do të jetë i sinqertë me përgjigjen e tij, dhe kujtoi se çfarë i ka thënë Donald Veshajt kur është bërë pjesë e edicionit të parë. “Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me Big…

Read More

Sulmet e 7 tetorit dhe lufta e Gazës që pasoi tani po vendosin një tendosje të paprecedentë në marrëdhëniet midis hebrenjve dhe afërsisht 2 milionë palestinezëve që jetojnë me ta brenda kufijve të Izraelit. Për hebrenjtë, viti 1948 festohet si viti i themelimit të shtetit izraelit. Për palestinezët, megjithatë, nga ana tjetër, i njëjti vit është sinonim i shkatërrimit (Nakba) dhe çrrënjosjes. E megjithatë, për 75 vjet, hebrenjtë dhe arabët kanë bashkëjetuar brenda kufijve të Izraelit të sotëm. Nga rreth dhjetë milionë qytetarë të Izraelit, afërsisht dy milionë janë arabë. “Por pavarësisht tensioneve, bashkëjetesa brenda Izraelit, ku palestinezët me nënshtetësi…

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe propozon që lojërat e fatit të jetë monopol i shtetit. Gjatë një mbledhje në Zoom të Komisionit të Ekonomisë, ai theksoi se mbyllja e basteve i dha dorë krimit të organizuar. Braçe: Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë është që i mbyllëm bastet, ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendit. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dha dorë jo vetëm krimit të organizuar por edhe të punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zezë. Pyetja…

Read More

Një aromë e rëndë është ndjerë në Mamurras dhe Fushë Mamurras te Kurbinit mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi. Sipas një njoftimi nga Bashkia e Kurbinit, ndotja e ajrit vinte nga një pikë gazi në Thumanë të Krujës dhe u identifikua burimi i ndotjes. “Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren, u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë. Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me…

Read More