Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjeshtëm për Mexhit Picarin i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj. Ndërsa për vajzën e tij, Dhurata Saliaj dënimi është ulur në 4 vjet e 6 muaj burgim. Ndërkohë Gjykata e Tiranës e kishte dënuar bashkëshorten e viktimës me 30 vite burg. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku 53 vjeçari vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj, të cilët ishin në proces divorci.
Author: tirana
Një apartament në lagjen numër 4 në Durrës, pranë stacionit të trenit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët po vënë nën kontroll situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.
Sean Diddy Combs ka thyer heshtjen e tij dhe u është përgjigjur akuzave të rënda për sulm seksual pasi u padit nga një grua anonime e cila pretendoi se reperi e përdhunoi në grup kur ajo ishte vetëm një vajzë adoleshente (17 vjeç). Diddy është përgjigjur për herë të parë pasi është akuzuar nga katër gra të ndryshme për sulme seksuale në më pak se tre javë. Sipas People Magazine, manjati i muzikës lëshoi një deklaratë duke mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër tij. Në deklaratën e këngëtarit shkruhej: “MJAFT MJAFT. Për dy javët e fundit kam ndenjur në…
Nga Eduard Zaloshnja Edi Rama deklaroi pa ekuivok në një studio televizive, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ato do të mbahen, sipas tij, në kohën e parashikuar më 2025. Po çfarë do të ndodhte në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot? Meqë kam në kompjuterin tim të dhëna të hollësishme të rezultateve të 5200 qendrash votimi qysh nga viti 2001, si dhe rezultate të shumta sondazhesh që kam zhvilluar vetë e që kanë zhvilluar të tjerë, pata mundësinë të ndërtoj një model simulacioni statistikor, për të llogaritur me afërsi se sa mandate parlamentare do të merrte…
Këtë të enjte do të luhet dhe dueli i prapambetur mes Teutës dhe Partizanit në stadiumin ”Niko Dovana”. Dy ekipe tërësisht me objektiva të ndryshme këtë sezon, por që detyrim kanë vetëm fitoren. Skuadra kryeqytetase, mbetet një nga pretendentet kryesore për titullin kampion dhe lufta në distancë për vendin e parë me Egnatian kryesuese vijon. Pavarësisht mungesave të shumta që të kuqtë kanë, ndaj durrsakëve detyra është të marrin maksimumin. Listës së gjatë i është shtuar dhe Maget, që në derbi plotësoi numrin e kartonëve. Në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri, Arbër Abilaliaj, tregoi se pavarësisht kundërshtarit, fokusi dhe…
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” në Fier. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Agim Gashi, i cili nuk është arrestuar ende. Elton Javori u vra me armë zjarri rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Duke folur para mediave, një nga fqinjët e përshkroi viktimën si një njeri të mrekullueshëm, i cili që jetonte me familjen. Deri më tani dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. 41-vjeçari dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.
SPAK-u ka dërguar në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Arben Ahmetaj është zyrtarisht i pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij. Vijojnë hetimet për biznesmenin Lirim Fezollari me të cilin dyshohet se Ahmetaj kishte lidhje më shumë se institucionale. Po ashtu nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave. Lidhur me këtë aferë që i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”. Nga arratia, Ahmetaj ka thënë se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e 5 Majit në Tiranë, ka…
Nëse në Shqipëri do të jepet amnisti, në shtetin fqinj ka grevë. 100 persona të dënuar në burgun e Korfuzit në Greqi ku 30% prej tyre janë shqiptare, prej 3 ditësh janë futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqija me të cilat përballen. Ata kërkojnë që të jepet leje dhe lirimet me kusht.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për dhunën dhe kaosin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit në sallën e Kuvendit. Duke nisur që nga hyrja e Kuvendit, Spiropali u shpreh e indinjuar nga fyerjet e deputetëve opozitarë ndaj punonjësve të Gardës së Republikës. Ajo tha se goditjet dhe fyerjet ndaj punonjësve të Gardës bëhen me qëllim të mbrojtjes së verbër ndaj Berishës dhe familjes së tij. “Ajo që më indinjoi më shumë sot që në hyrje të sallës së seancave në Parlament ishin fyerjet e shfrenuara ndaj burrave dhe grave të Gardës së Republikës. Çdo fjalë që…
Sali Berisha bashkë me pesë deputetë të tjerë janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, por ai u zotua se aksioni i opozitës do të vijojë edhe sikur në sallë të mbetet vetëm një deputet i grupimit të tij. “Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë. Por unë ftoj sot çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, por edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë, se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin, regjimi i…
Fqinjët e Elton Javorit, 41-vjeçari i vrarë paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier, shprehen të tronditur për ngjarjen. Në një deklaratë për mediat pas vrasjes, një prej fqinjëve ka deklaruar se i ndjeri ishte djalë i edukuar dhe i shoqërueshëm. Sipas tij Eltoni jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani. “Ai jetonte me familjen, ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, djalë i edukuar, djalë i shoqërueshëm. Ne e kemi shok”, shprehet fqinji. Nga ana tjetër, Policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor,…
Në sagën e hasmërisë mes dy fiseve në Lezhë, viktima e radhës ishte Entjan Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra prillin e këtij viti brenda biznesit të tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku është pyetur nëse policia do të marrë masa për të shtuar sigurinë, apo do të “vijojë të numërojë viktimat.” “Askush nuk ka të drejtë që në raste të tilla të bëjë aludime që Policia pret të numërojë viktimat. Ne punojmë për zbardhjen e ngjarjeve dhe parandalimin e tyre. Nuk duhet të etiketoni”,-deklaroi ai. Në korrik të këtij viti, në vazhdën e këtij…