Author: tirana

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu I cili akuzohet për shpërdorim detyre në tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec. Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec. Pas rihapjes së procesit, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten e kaluar Mediu pranoi përgjegjësinë morale…

Read More

Katër deputetë të grupimit të Bashës kanë marrë pjesë në votim. Ndryshe nga kolegët e tyre të djathtë, këta deputetë vendosën që të bëhen pjesë e votimit. Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje të siguruara nga Tirananews.al, Flutura Açka, Merita Bakiu, Selaudin Jakupllari dhe Andia Ulliri kanë marrë pjesë dhe kanë votuar kundër buxhetit të propozuar nga mazhoranca. Gjithsesi, më shumë se vota, ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e tyre në procesin e votimit. / tirananews.al

Read More

7 minuta seancë plenare janë mjaftuar për qeverinë dhe maxhorancën që të miratojnë buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe katër vota kundër. Një rekord historik ky për Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë i pranishëm këtë të enjte ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Si asnjëherë më parë buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të janë miratuar brenda 7 minutash, pa debat por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Për shkak të kaosit kryeparlamentarja Lindita Nikolla…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kuvend dhe me nisjen e seancën plenare, deputetët e Berishës kanë ndezur flakadanët. Nga ana tjetër, po kalon nen për nen buxheti për vitin 2024. Kjo situatë në sallën e Kuvendit po ndodh prej javësh, teksa përfaqësuesit e PD-së vendosin karriget mbi njëra-tjetrën pranë foltores, kanë ndezur flakadanë e zjarr brenda sallës.

Read More

Juliana Nura e cila u eliminua nga gara e “Dancing with the stars”, vijon të jetë e zhgënjyer me vendimin e jurisë dhe nuk i ka kursyer komentet për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri. ”Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar”. Po ashtu Juliana u shpreh e shokuar nga juria dhe pretendoi se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo. E pyetur në “Pardon my french” nëse ishte penduar…

Read More

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën për pezullimin nga detyra për prefektin e Qarkut të Kukësit, Granit Gjana. Mëngjesin e kësaj të enjte ai u paraqit pranë SPAK-ut, ky është njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj. ”Nuk kam shkelur asnjë ligj kur kam qenë nënkryetar i Bashkisë Kukës”, ka deklaruar ai. Po ashtu tha se do të përballet me drejtësinë si qytetar. “U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar”,-tha Granit Gjana pas seancës

Read More

Kaosi ka nisur edhe në seancën e sotme në Kuvend. Deputetët e PD-së së Sali Berishës kanë mbledhur karriget si mal, dhe deputeti Ervin Salinanji është kthyer si tarzani dhe është përplasur gjithashtu edhe me Gardën. Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishme, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe…

Read More

Garda e Republikës ka “pushtuar” sallën e Kuvendit dhe asnjë deputet nga ana e PD-së nuk është i pranishëm. Këtë të enjte pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. PD-ja e Berishës nga ana tjetër ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë dhe janë përjashtuar me 10 ditë.

Read More

Kambanë alarmi për të tashmen dhe të ardhmen, e quan Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, rezultatin e testit të Pisa 2022. Ai thotë se 73.2 % e nxënësve që kanë ngelin në nivelin e parë të këtij testi nuk arrijnë të marrin kuptimin e një teksti në lexim, ndërsa në matematikë 74 % e tyre nuk mund të kryejnë veprime bazike. “Në testin Pisa që konsiderohen në dy nivele; ata që kanë ngelur në nivelin e parë të testit në lexim janë 73.2 %. Në vendin tonë 73.2 % e nxënësve që kanë ngelur në lexim, nuk arrijnë të kryejnë…

Read More

SPAK-u ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini. Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e…

Read More

Naim Murseli i cili është porositës i vrasjes së gruas, të nënës së dy fëmijëve është në paraburgimin në Podojevë, një burg i sigurisë së lartë. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani thotë se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se të arrestuarit për rastin nuk janë dalluar nga të tjerët. “Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim”, deklaroi Dibrani në RTV Dukagjini. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u ka caktuar nga një muaj paraburgim. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani…

Read More