Author: tirana

Këngëtarët pjesëmarrës të Festivalit të 62-të të Këngës në RTSH kanë nisur provën e parë bashkë me orkestrën simfonike dhe bendin, që drejtohet nga Elton Deda. Drejtori artistik i festivalit, Bojken Lako, tha se provat po bëjnë bashkë të gjithë komponentët. “Është një ndjesi shumë e bukur për të gjithë këngëtarët që po shkojnë drejt një formësimi të ri të krijimeve të tyre”. Në skenën e festivalit të 62-të do të ngjiten 31 këngëtarë, krijimet e të cilëve u përkasin rrymave të ndryshme muzikore: “Kjo larmi përbën edhe surpriza në tingëllimin e përgjithshëm muzikor”, shton më tej drejtori artistik i…

Read More

Sipas fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanjahu ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e të gjithë komandantëve të batalioneve të militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare. Ushtria izraelite ka përparuar deri “në zemër” të Kan Junis Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 “objektiva terroriste”. Trupat vazhduan të hidhnin në erë boshtet e tuneleve dhe të gjenin armë dhe eksplozivë. Po ashtu njoftohet se ushtarët kanë…

Read More

Ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga ambientet e brendshme të muzeut, ku janë ekspozuar mjete ushtarake, armë, veshje që janë përdorur nga Forcat e Armatosura për vite me radhë. Muzeu ndodhet në Berzhitë, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Ky muze është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë. “Mirëmëngjesi dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në…

Read More

Këngëtarja Linda Halimi, pjesë e ”Big Brother Kosovo Vip 2” çdo javë tregon nga një histori që prek edhe banorët. Këtë herë ajo ka pasur një debat të ashpër me Lumbardhin. Dyshja kanë diskutuar për disa situata që ndodhën mes tyre edhe në një prej netëve të spektaklit. Në debatin e radhës me ish-futbollistin, Linda ka zbuluar një rast që thotë të ketë ndodhur para hyrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova 2. Këngëtarja ka thënë se vëllai i saj ka pranuar mesazh nga Lumbardhi, ku i ka kërkuar atij “që t’i thotë asaj, të mbajë raporte të mira…

Read More

Këtë të enjte pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. PD-ja e Berishës nga ana tjetër ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë dhe janë përjashtuar me 10 ditë.

Read More

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në lartësinë mbi 500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 800 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje zërave se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare. Sipas shefit të qeverisë, PS po përgatitet për procesin zgjedhor të 2025 dhe asgjë të ngjashme, në një kohë të afërt siç pretendohet nga opozita. “PS fiton për shumë arsye dhe fiton sepse është gjithmonë disa hapa përpara gjithë të tjerëve dhe është gjithmonë në përpjekje për të rikrijuar vetveten. Duke nxjerrë mësime nga çfarë erdhi nga zgjedhjet e mëparshme dhe Përgatitemi për zgjedhje të tjera. Jo të parakohshme, të tjera”, tha…

Read More

Kryeministri Rama ishte i ftuar në A2 CNN ku foli për çështjet kryesore ndër to u pyet edhe për çështjen Beleri. Ndonëse është një tem e cila rrezikon integrimin e Shqipërisë pas kërcënimit grek për veton, Rama vijoi qëndrimin e tij të mëparshëm.Tha se nuk do të tërhuqet dhe se nuk ka frikë nga veto e Greqisë. Rama deklaroi se Greqia nuk ka asnjë të drejtë dhe se në atë vend nuk ka drejtësi për qytetarët shqiptar. Sipas Ramës Beleri nuk është një çështje e minoritetit dhe se Greqia e ka gabim. Po kështu ai deklaroi se kjo çështje tashmë…

Read More

Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga Ministri i Jashtëm Italian dhe ai Shqiptar. Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19” Esat Balla tha se pas marrjes së dakordësisë i çelet drita jeshile edhe implementimit të saj, pasi fondet nuk mungojnë. Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Balla u ndal dhe tek mënyra sesi do të funksionojë marrëveshja teksa vuri në dukje që prej saj do të kenë mundësi të përfitojnë edhe ata të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit. Përpjekjet për njësimin e viteve…

Read More

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur e urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte, politikanë dhe VIP-a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e Liridonës në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin…

Read More

Artan Fuga ka arritur në përfundimin e femrat shqiptare, janë shumë më të mençura si meshkujt. Ai e bazon në këtë përfundim, në një sondazh që nuk e thotë se kush e ka bërë. “A po bëhet injoranca një dukuri gjinore? Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni! Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj.,…

Read More