Author: tirana

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë. Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha. “Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi…

Read More

Pak pas mesnatës, nga ora 01:30 – 03:19 transmetimi në kanalet e Big Brother Vip Kosova është ndërprerë dhe të gjithë kanë menduar se shkak mund të jetë bërë një skenë dhune, duke marrë parasysh debatet e nxehta brenda shtëpisë. Por, produksioni, në një reagim, ka sqaruara se ka qenë një problem teksnik që është zgjidhur tashmë. Në një njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të formatit në Instagram, produksioni ka sqaruar: “Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë…

Read More

Ndarja e Ledrit dhe Sarës u bë tema e mediave për javë të tëra. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ndarjen, shumë arsye janë spekuluar për të, mes tyre edhe puthja në filmin “Në kuadër të dashurisë”. I ftuar në një emision televiziv aktori Roerd Toçe, i cili ka folur për eksperiencën e tij gjatë xhirimit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Në filmin ai kishte rolin e pretendentit të Sarës, ku kanë shkëmbyer edhe disa puthje. A ishte puthja shkak i ndarjes? “Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash…

Read More

Klevis Qose është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Klevis Qose deri tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Klevis Qose zëvendëson në këtë detyrë të re Ervin Hoxhën, që u shkarkua nga posti disa javë më parë për t’u emëruar si drejtor i IKMT-së. Në këtë të fundit ai zëvendësoi Agim Ismailin, për shkak se ky i fundit u shkarkua pas ankesave të shumta.

Read More

Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata në Angli ka pranuar padi nga ish-gruaja që akuzon burrin për ‘diskriminim moshe’ pasi akuzon se shkoi me një tjetër më të re. 72 vjeçari Tim Belson, dhe ish-gruaja e tij Eleanor, 61 vjeçe, janë në mes të një përballjeje të ashpër ligjore pas përkeqësimit të marrëdhënies së tyre. Çifti u ndanë dy vjet më parë, dhe Eleanor ka ngritur disa padi ndaj bashkëshortit ku e quan “diskriminues moshe” për fundin e lidhjes së tyre. Ajo akuzonte se kishte zënë në…

Read More

Në një komunikim me gazetarët Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, kur thotë se është ai përgjegjës për bllokimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Ai tha se ka kohë që nuk i merr seriozisht deklarata e Berishës dhe se çështja në fjalë i takon drejtësisë. “Sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishës sepse ka humbur sensin e kohës dhe realitetin. Çështja i takon drejtësisë, edhe për betimin do t’u lutesha të njiheshin me vendimin fundit të Gjykatës së Lartë. E keni dhe arsyetimin e saktë që ka të…

Read More

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Kemi parë shpesh në Shqipëri dasma ku dhëndri e merr nusen me helikopter, me pajton, por një dasëm me karotrec nuk kishim parë asnjëherë. Emanueli dhe Rovena dy të rinjtë lezhjanë kanë rrëfyer në Vizion Plus, emocionet e asaj dite dhe surprizat e pazakonta. Emanueli ka rrëfyer se më shumë se e tij, ishte ideja e shokëve që t’i bënte këtë surprizë Rovenës ditën e dasmës, duke e lidhur edhe me punën që ai bënte. “Më tha…

Read More

Skënderbeu fitoi 4-0 me Turbinën për 1/16 e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar më tej. Ndërkohë klima në Korçë nuk ka qenë aq e qetë mes lojtarëve vendas. Në minutën e shtatë, bardhekuqtë fituan një penallti, por Yuri Merlim dhe Ergi Zenullari u përplasën mes tyre se cili do e godiste. Në fund 11 metërshin e merr përsipër Merlim, që kalon korçarët në avantazh. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Skënderbeut. Gjatë këtij incidenti dëgjohen edhe tifozët e pranishëm të cilët edhe ata shfaqin preferencën e tyre se cili duhet të gjuajë penalltinë.

Read More

Gazetari Sokol Bregu tha në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni në Euronews Albania se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë. Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë. “Një histori tradhtie do ishte një reagim momental. Xhelozia lind aty për aty dhe krijohet një agravim menjëherë. A është historia e një siguracioni? Është më tepër e mundshme në një rast konkret, duke ditur jetesën e pasur dhe mungesën…

Read More

‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës. Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti. Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë. Në lidhje live…

Read More