Olta Gixhari ka uruar Kiarën dhe Luizin pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë. Aktorja ka zbuluar ditën e sotme mesazhin, gjatë një pyetësori me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo shprehet se e ka uruar moderatoren me një mesazh në inboxin e saj privat, ndërsa bashkangjitur ka postuar edhe urimin që i ka dërguar.
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare shënoi një tjetër arritje historike, duke u kualifikuar për herë të dytë në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik. Interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kjo ka një kosto të lartë. Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime. Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar…
Një projektligj i ri i dedikuar për markat tregtare, i cili është hedhur për konsultim publik, synon të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për regjistrimin e emrit si dhe sjell risi sa i takon markave ndërkombëtare duke qenë se tashmë jemi pjesë e një tregu të hapur global. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Rovena Beqiraj shpjegon risitë që sjell drafti, ndërsa thekson se ka një mbrojtje më të shtuar për bizneset të cilave u kopjohet emri. Interesi i bizneseve për regjistrimin e markave tregtare ka ardhur në rritje…
Mësuesit në të gjithë Europën kanë hyrë në grevë vitet e fundit për paga dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që shumë sisteme arsimore europiane po vuajnë nga mungesat. Ata planifikojnë të vazhdojnë grevën dhe të dalin në rrugë për t’u dëgjuar në vitin 2024 pasi kostot e jetesës po vijojnë të rriten dhe pagat reale janë ulur në shumë vende. Disa tregues sugjerojnë se problemi është serioz. Pagat fillestare vjetore të mësuesve, të përshtatura për inflacionin, ranë në shumë vende të Europës në gjashtë vitet e fundit. Më shumë se gjysma e mësuesve në BE nuk janë të…
Kohët e fundit u fol për një divorc mes Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo. Por thashethemet që po qarkullojnë në rrjetet sociale prej javësh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga personat e përfshirë drejtpërdrejt. Çifti ka preferuar ta mohojë me fakte: futbollisti dhe bashkëshortja e tij janë parë teksa po dilnin me disa miq dhe të afërm. Ata kanë darkuar në restorantin Sexy Fish në Miami së bashku me Maria Sol Messin, motrën e sulmuesit dhe mesfushorin Sergio Busquets të shoqëruar nga e dashura e tij Elena Galera. Messi dhe Antonela Roccuzzo u treguan gazetarëve dhe shikuesve se martesa e…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bllokonte kurrsesi seancat ku do të diskutohej mbi buxhetin e ri. Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se Rama e miratoi buxhetin vetëm në 5 minuta. Duke u ndalur te seanca plenare e nesërme, Berisha tha se opozita do të vazhdojë skenarin e mosbindjes civile. “Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi…
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka reaguar sërish për marrëveshjen me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika, ku ka thënë se është e dobishme dhe inovatore. Meloni shpjegon se ajo mund të “përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”. ”Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedenta”, theksoi ajo.
Në një intervistë për median kosovare Koha, ish-tranjeri i Kombëtares, De Biasi është i vetëdijshëm që kuqezinjtë janë në grup shumë të vështirë, por shpreson që Shqipëria të paraqitet mirë dhe në fund të bëjë befasi të madhe. “Mendoj se shorti është shumë i vështirë dhe grupi është shumë i fortë, megjithatë Shqipëria ka ekip cilësor. Nuk krahasohet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por mos harrojmë që në radhët e këtyre futbollistëve ka shumë lojtarë të impenjuar në ligat përkatëse dhe në kompeticionet evropiane. Mendoj se Shqipëria do të jetë më e freskët dhe shpresoj të jetë befasia e madhe…
I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit-Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste. Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të…
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u diskutua online nga Komisioni i Sigurisë pas kaosit që shkaktuan deputetët e Bardhit dhe të Berishës duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes fizikisht Ministri sqaroi dhe të vërtetën për shifrën 36 mijë emigrantë që përflitet se do të vijnë në vit në Shqipëri. “Kapacitet është 3 mijë. Në këtë qendër janë 3 mijë shtretër. Kam dëgjuar shpesh herë që thuhet 12 muaj herë 3 mijë janë 36 mijë. Nuk është kështu. Mund të rezultojë që një person të qëndrojë dhe 2 apo 3 muaj pasi lidhet me procedurat. Ligji Italian përcakton një periudhë 28…
Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor. Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi-Tirana dhe Erzeni- Kukësi do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta-Egnatia dhe Partizani-Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00. Ndërkohë të…
30 deputetë kanë firmosur dhe kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Grupi parlamentar i PD-së, ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në 10 argumente. me një shkresë të firmosur nga 30 deputetë, grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi. ZBARDHET KËRKESA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD NE GJYKATËN KUSHTETUESE PËR MARRËVESHJEN ME ITALIANE Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në këto argumente: