Behgjet Pacolli thotë se po sheh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedinë e Liridonës për të tërhequr vëmendjen. Pacolli përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur analistët politik ”skizofren” , duke thënë se po tentojnë ta dëmtojnë imazhin e tij. “Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar në mbledhjen online të Komisionit për Sigurinë Kombëtare për marrëveshjen me Italinë në lidhje me refugjatët që do të strehohen në Shqipëri. Ai tha se qendra e pritjes së refugjatëve do të mbulohet me shpenzimet e qeverisë italiane. Balla tha se në këto dy qendra, në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve. Mes të tjerash Balla tha se vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. “Qendra e pritjes së refugjatëve me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do…
Joe Biden nuk do t’u kërkonte amerikanëve një mandat të radhës nëse kundërshtari i tij Trump nuk do të synonte presidencën. Kjo është ajo që shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha donatorëve demokratë teksa u shpjegonte arsyet e rikandidimit të tij teksa bëhet gati për një përballje të mundshme me rivalin e tij të 2020-s. “Nëse Trump nuk do të rikandidonte, nuk jam i sigurt nëse do t’i kisha hyrë garës,” tha Joe Biden duke shtuar se nuk mund ta lërë ish-presidentin të fitojë. Komenti i bërë gjatë një eventi për mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit,…
“E donte shumë jetën”, kështu shprehet vajza e aktorit Mirush Kabashi, i cili humbi jetën ditën e martë pas një sëmundje të rëndë. Mendi Kabashi tregon përkushtimin e të atit për skenën e shenjtë dhe publikun. ”Publikun e donte me gjithë zemër. I vlerësonte shumë njerëzit dhe iu dha 100% artit. Madje kishim dhe debate për këtë. Sidomos pas sëmundjes për 5 vite që e luftoi shumë fort, vijonte të dilte në skenë. Mirushi nuk ka dashur kurrë të bëhet bajat. Përzgjidhte skenat ku do të intepretonte me parimet e vlerat e tij. Një njeri që do na mungojë të…
Ekipi kuqezi do të vendoset në një kompleks afër Dortmundin për ndeshjet e kampionatin Europian. Federata ka bërë me dije se kompleksi quhet “Sport Centrum Kaiserau” dhe gjithashtu synohej nga kombëtarja italiane. Vendimi është marrë në bashkpunim edhe me trajnerin Sylvinho, ndërsa në të kaluarën ky kompleks është përzgjedhur për fazë përgatitore nga ekipet më me emër në Europë si Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, ndërsa aty kanë qenë edhe kombëtare si Brazili e Gjermania. Çdo 24 orë para ndeshjeve në Europian kombëtarja do të lëvizë nga kompleksi drejt stadiumeve, ndërsa më pas do rikthehet sërish aty.
Figura të artit, kulturës dhe politikës po marrin pjesë në homazhet për Mirush Kabashin. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u vendosën buqeta me lule në nderim të aktorit të madh të njohur si “Sokrati” shqiptar. Aktori Luftar Paja, shprehu vlerësimet për figurën e Mirush Kabashit, duke e cilësuar si një figurë që do i mungojë kombit shqiptar. “Sot përcjellim një figurë shumëdimensionale që do t’i mungojë kombit. Rrezatonte gjithë jetën mirësi. Ashtu si kishte emrin Mirush ashtu rrezatonte në art, në kulturë në shoqëri në familje. Kur ka qenë pedagog, ka pasur student djalin tim dhe kam mbresat më…
Pas reperit shqiptar Fero, edhe Daddy Yankee do të heqë dorë nga karriera e tij artistike dhe do t’i përkushtohet totalisht fesë së krishterë. Krijuesi i hitit “Gasolina” ka vendosur që të ketë një “fillim të ri” në jetën e tij dhe të ndjekë besimin. “Sot, e di se nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton brenda meje dhe unë do të jetoj për të. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një boshllëk në jetën time, të cilën asnjë s’mund ta mbushte. U mundova të gjeja një qëllim, në shumë raste dukej sikur isha i lumtur, por…
Sali Berisha thotë se nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, Taulant Ballën, të cilin ai thotë se është një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje. “U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Një pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë deh rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka. Nuk ka përqeshje më të madhe…
PD-ja e Berishës ka bllokuar punimet e seancës së Komisionit të Sigurisë ku pritej të ratifikohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Për këtë arsye kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço deklaroi se mbledhja do të zhvillohet online. “Ishin të pranishëm ishte dhe ministri i Brendshëm dhe i Mbrojtjes dhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme dhe ne do të donim ta vazhdonim në këtë mënyrë dhe të merrnin vesh të gjithë shqiptarët qëndrimin e mazhorancës mbi këtë marrëveshje. Në pamundësi për të zhvilluar mbledhje jemi të detyruar në orën 12:00 do ta ndiqni online ju për të parë qëndrimin e…
Nga Kleida Muka Të gjithë luten për një vdekje të lumtur, por si mund të ishte për Liridonën, kur në çastet e fundit kuptoi se vdekja i erdhi nga personi për të cilin thoshte se ishte gjithçka, personin të cilin e kishte bërë dy herë baba. Me një skenar të dobët, të kopjuar ndoshta nga greku Babis Anagnostopoulos, kur ai vrau bashkëshorten në sy të fëmijës, apo skenar i parë ndoshta në ndonjë film kuturu me metrazh të shkurtër, të menduar një natë më parë, apo tri netë më parë teksa festonte me Rita Orën, na ka vënë të gjithëve…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në kuadër të takimeve për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ishte në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Gjatë bashkëbisedimit me stafin pedagogjik e nxënës së shkollës së mesme, ministri i ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’ju bashkuar Policisë së Shtetit. “Fakti që në këtë gjimnaz kanë dalë dhe dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, duhet t’ju nxitë edhe më shumë ta mbani lart emrin e kësaj shkolle tepër të rëndësishme për arsimin shqiptar. Vitin tjetër ne do të kemi mundësi të pranojmë në Akademinë e Sigurisë, pra në Universitet, të studioni për t’u bërë…
Me tone të ashpra, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga Komisioni i Sigurisë i ka kërkuar maxhorancës që të reflektojë. Ai theksoi se për situatën në fjalë maxhoranca ka përgjegjësi. Keni përgjegjësi. Po të ishit në pozita parimore, s’do të arrinim këtu. Reflektoni dhe kërkoni që të kthehet normalitet”, tha Spaho.