Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, Oliver Spasovski ka folur pas arrestimit të të dyshuarit për vrasje të dyfishtë të 14-vjeçares dhe të moshuarit, ku zbuloi rrugën që autori përshkoi. Ai tha se autori ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundmi në Turqi ku edhe u arrestua. “Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me makinën tip Skoda Super B është dërguar në Serbi, atje ka hyrë në një hotel. Nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një makinë tip furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe…
Author: tirana
Pronari i banesës që ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar gjithçka çfarë u gjet në këtë shtëpi në Fushe-Kuqe të Kurbinit. 40-vjeçari Aleks Lulashi thotë se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhje me grupe kriminale. Banesa e vjetër shërbente si magazinë, pasi 40-vjeçari bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes jetonin në një shtëpi pak metra më larg. Deri në këtë fazë hetimesh policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës nuk ka arritur ende të identifikojë personat për llogari të…
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian konsultohen të martën në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave- “Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste”, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm. Johansson e arsyetoi këtë rrezik me “polarizimin” e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka anuluar papritur fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer. “Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve. Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij. Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i…
Pasi xhubleta u fut në UNESCO, tashmë është përfshirë edhe Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se vendi ynë kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Transumanca, tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari. Postimi i plotë Transumanca në UNESCO Një lajm i mirë vjen nga Botsëana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e @unesco, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur. Kreu i qeverisë thotë se tashmë në kinema është filmi ikonik ”Lulëkuqet mbi mure”, i cili i është nënshtruar restaurimit në versionin 4k. ”MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Situata në shtëpinë e ”Big Brother VIP Kosova 2” është ngarkuar me tensione të reja pas një debati të ashpër mes dy prej banorëve, Azemit dhe Yllitqë duket se kanë shkuar përtej se një thjeshtë përplasjeje mendimesh. Ngjarja e tensionuar filloi kur Azemi i cili njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe paqartësia, hodhi një akuza të fortë kundrejt Yllit: “Mos më thuaj mua asgjë për femra kur vetë dridhesh”. Komenti ishte i mjaftueshëm për të nxitur një përplasje verbale ku të dy palët nuk hezituan të shkëmbejnë fjalë të rënda. “T’ka rreh babi shumë”, u shpreh Ylli, një…
Një aleat i ish Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin e Mbrojtjes dhe kishte një detyrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, foli në podkastin e zotit Steve Bannon. Duke folur lidhur me një fitore të mundshme nga Trump ai u shpreh se “Ne do t’i zbulojmë konspiratorët, jo vetëm në qeveri por edhe…
Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti pararshikohet të jetë i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet deri mesatar. Në relievet malore në lartësinë mbi 700 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje do të ketë reshje në formën e borës me intensitet të ulët.
Dashi Të mërkurën venusin disonante mund të ketë disa bezdi në jetën tuaj private. Ka pak pavendosmëri për lëvizjet e radhës, por shumë shpejt do të kuptoni se çfarë të bëni me jetën tuaj profesionale. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Demi Të mërkurën në dashuri është mirë për beqarët që mund të bëjnë takime shumë interesante. Në punë jeni plot ide dhe ka ardhur koha t’u tregoni të gjithëve se sa vleni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Binjakët Të mërkurën në dashuri ka pak nervozizëm dhe pavendosmëri. Në punë ka…
Ish-prokurori Eugen Beci thotë se që në fillim nuk e ka besuar versionin e grabitjes të dhënë nga Naim Murseli, i cili pagoi për të vrarë gruan e tij, Liridona Ademaj. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beci sqaroi se grabitësit asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armën e zjarrit. Po ashtu ai foli edhe për tre tipologji autorësh, të cilët kryejnë krime në familje. “Vetëm çfarë dëgjova nga lajmet e Kosovës, menjëherë krijova bindjen që nuk ishte grabitje, Kjo është e sigurt. Sepse grabitësit, autorët e vjedhjeve me armë asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armët e zjarrit. Arma e…
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të COP 28, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Trefishimi i fuqisë së instaluar të burimeve të rinovueshme në shkallë globale si dhe vendosja e efiçencës së energjisë në folus të çdo projekti e politike ishin dy nga pikat kryesore të takimit. Balluku u shpreh se në këtë takim të nivelit të lartë ka paraqitur të gjitha arritjet në fushën energjetike përsa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë. “Gjatë Ministerialit të zhvilluar në…