Pas lajmërimit se Big Brother Vip do të startojë në filimin e vitit 2024, kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Ditën e djeshme në media u aludua se një ndër personazhet që do jetë pjesë e edicionet të tretë të “reality show” ishte Egli Tako, Olsi Bylyku ose të dy së bashku. Të ftuar ditën e djeshme në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e…
Author: tirana
Një ish diplomat që ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA në Bolivi është arrestuar nga zyrtarët i akuzuar se shërbente si një agjent i fshehtë për qeverinë e Kubës, shkruan rrjeti Associated Press. 73 vjeçari Manuel Rocha, u arrestua dy ditë më parë në Miami sipas raportimeve pas një operacioni të gjerë kundër-inteligjence që do të bëhet publik së shpejti, thanë zyrtarët anonimë për rrjetin AP pa dhënë më shumë detaje prej hetimeve në vijim. Një prej tyre akuzonte Rocha se punonte për të promovuar interesat e qeverisë së Kubës në SHBA. Ligji amerikan kërkon deklarim të lobuesve…
SPAK pritet të marrë një vendim në lidhje me Sali Berishën, i cili nuk ka zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” që Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka marrë. Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që prokurorët e dosjes “Partizani” të zhvillonin një mbledhje, ku të vendosej se çfarë veprimesh do të kryejnë më tej prokurorët në lidhje me kërkesën e tyre nëse do ta ashpërsojnë apo jo qëndrimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Deri më tani nuk janë treguar më tepër detaje, për shkak se prokurorët e çështjes “Partizani” kanë preferuar të heshtin. Ende nuk dihet vendimi se si do të procedohet me…
Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO. Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia. Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar asnjë kërkesë të tyre. “Nuk kam besim te drejtësia. Prokuroria është treguar e njëanshme, nuk ka pranuar asnjë kërkesë tonën. Bë dosje ka dokumenta të falsifikuar”, ka thënë Beleri. Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe 2 dëshmi të Abdyl Ramës, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë,…
Për rreth 3 orë dyshohet se e ndoqën vrasësit 40-vjeçarin Entjan Nikulaj përpara se ta ekzekutonin atë rreth orës 21:30 të së shtunës në aksin Lezhë-Shkodër. Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor ka dalë gjatë analizimit të kamerave të sigurisë nga ku ka rezultuar se makina tip BMW e përdorur në vrasje ka ndjekur nga pas prej orës 18:30 të së shtunës viktimën. Sakaq burime bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët ka dyshime se ka ardhur nga zona e Fushë Krujës, dhe 3 orë përpara vrasjes, ka nisur ndjekjen e viktimës. Ky i fundit dyshohet…
Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Europë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi.Për këtë arsye, Tiranës nuk mund t’i mungonte një market filmi, që këtë herë ka shumë arsye për të marrë gjithë vëmendjen e duhur. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell BALKAN FILM MARKET në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, dhe mbi te gjitha institucionet dhe…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për pesë të pandehurit që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në vitin 2021. SPAK ka kërkuar dënimiN me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg. Behar Sofia u ndoq nga autori i cili e ekzekutoi me dy plumba me një pistoletë me silenciator, teksa po ecte buzë lumit të Lanës shumë pranë “Piramidës” dhe në mes të ditës. Autori, Ernejt Shyti…
Përgjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD. Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018 Shqipëria u pozicionua në vendin e 61. Nga ndarja e vlerësimeve për perfomancën e nxënëseve në 3 fasha (fasha e parë përfshinte shtetet me perfomancë më të lartë se mesatarja e…
Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”. Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë. “Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri…
Ervis Rapo, kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me të meta mendore. Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin Prill 2023, ndërsa tashmë ndaj Ervis Rrapos është ngritur akuza e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”. Sipas dosjes hetimore i riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal, kundër kryeplakut të fshatit. Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit,…
Ndryshimet ligjore në ligjin për shërbimin privat të sigurisë fizike kanë hyrë në fuqi dhe në tërësi synojnë të lehtësojnë barrën burokratike mbi këto shërbime, duke thjeshtuar disa kritere mbi të cilat bëhet dhe licencimi i kompanive. Një nga risitë, e ligjit të ri është krijimi i qendrës së trajnimit privat, ç’ka nuk ka qenë më herët. Punonjësit e shërbimit të sigurisë fizike do të kenë si detyrimi nënshtrohen një trajnimi fillestar para se të nisin shërbimin dhe më pas trajnimit periodik vjetor. Këtë shërbim do ta marrin jo vetëm personeli i angazhuar në shoqërimin dhe ruajtjen fizike të personave,…
Nga Dashnor Kaloçi Dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim është një procesverbal i një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1979, të cilën e ka drejtuar vetë Enver Hoxha, dhe ndërmjet pikave të tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për problemet e artit e të kulturës, si dhe të rinisë në përgjithësi. Nisur nga kjo gjë, aty kanë marrë pjesë si të ftuar edhe Lumturi Rexha, sekretare e parë e Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Dritëro Agolli, si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Moikom Zeqo, poet, shkrimtar,…