Author: tirana

Babai i Naim Murselit, është pyetur nëse i biri ka pastruar paratë e politikanëve, thotë se Naimi ka punuar që 14 vjeç dhe se s’ka luajtur kurrë kumar. Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese? Shaban Murseli: Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare. Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vërtetë është kjo? Shaban Murseli: Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. A ke dijeni në lidhje…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një ftesë për të marrë pjesë në samitin e G20-s që do të zhvillohet në Brazil vitin e ardhshëm. Presidenti Lula da Silva njoftoi ftesën e bujshme, por shtoi se nuk mund të ndikojë te drejtësia braziliane nëse ata veprojnë duke ekzekutuar një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për arrestimin e kreut të Kremlinit. Duke folur gjatë një vizite në Gjermani, Lula deklaroi se “edhe nëse Putin merr ose jo pjesë në samit, ai do të ftohet” për ngjarjen e planifikuar të zhvillohet në Rio de Zhaneiro në nëntor 2024.…

Read More

Një shtëpi e vjetër në Fushë Kuqe në Lezhë ishte kthyer në një bazë që përdorej nga grupet kriminale për të pajisur me mjetet që përdorin në atentate. Brenda bazës janë gjetur motorë, një mjet, 5 motorë si edhe 4 targa të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovës. Automjeti tip “Mazda” rezulton me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit. Policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim. Në bazë janë gjetur edhe kapuçë si maska,…

Read More

Nga Ilir Yzeiri Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik jo thjesht si krim makabër, që do të thotë se një mashkull ka vrarë një femër, jo, ky krim të trondit sa i takon mënyrës si është thurur intriga. Ky nuk është krim feminicid. Liridona nuk u vra pse ishte femër. Krimet feminicide zakonisht kryhen nga individë apo grupe individësh që urrejnë femrën dhe i gjykojnë devijimet e saj nga ideologjia apo morali i shoqërive autoritare ose për motive të tjera gjinore. Dhuna ndaj grave në vendet islamike është po ashtu një gjë e njohur. Krimi që ndezi Iranin dhe…

Read More

Sali Berisha thotë se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili një ditë më parë paralajmëroi zbatimin e kodit penal që parashikon dënim deri në 5 vjet burg për aktet e ndodhura në Parlament. Në një konferencë për shtyp Berisha tha se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara. Prej 10 ditësh ju keni folur për mosbindje civile, i keni bërë thirrje kryetarëve të degëve të mobilizohen. Keni ndonjë përgjigje kur do nisë? Berisha: Është një bindje universale që në Shqipëri…

Read More

Bonusin e fundvitit, shumica e pensionistëve kanë nxituar ta marrin që në ditët e para dhe kjo kuptohet se nuk mendojnë shumë për festat. Në Pogradec, pensionistët nuk guxojnë të tregojnë se çfarë mund të blejnë me bonusin prej 5 000 lekësh. Ndërsa në Vlorë pensionistët duket se e kanë marrë me pak humor, i cili tregon qartë vlerën e bonusit për ta: “Po nuk dolën, do teprojnë. Nuk hamë shumë ne, se jemi pleq”. Si gjithmonë, edhe këtë fundvit, pensionistët do ta përdorin bonusin për të shlyer borxhet dhe faturat, pasi për të festuar duket luks i tepruar.

Read More

Moti Arktik ka përfshirë një pjesë të Rusisë sot me temperaturat në zonat e Siberisë që ranë në -58 gradë celsius. Pamjet me dron treguan qytetin Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, të mbuluar nga retë e ngrira dhe mjegulla. “Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë, kështu që unë jam me fat”,-tha Danila. Dy palë doreza ishin thelbësore, si dhe shtresat e rrobave. Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që…

Read More

Aktori Vasjan Lami ka kujtuar njohjen dhe bashkëpunimet me Mirush Kabashin. Ai tha se Kabashi ishte një etalon i aktorit jashtëzakonisht punëtor. “Publiku ka adhuruar çdo rol të Mirush Kanashit. Ishte i veçantë. I jepje punën dhe rrije rehat. Ka qenë shumë vital, familjar, ai iku i ri. Ai në Durrës, hidhej nga porti dhe shkonte te Iliria dhe kthehej pas. Ai ka qenë skiator i mirë. Më vjen keq që gjithë ky angazhim fizik nuk ta shpërblen. Ai ishte shumë korrekt, elegant. Në koncertet poetike e ftoja Mirushin dhe ai më tregonte materialet. Asgjë nuk ka qenë e shpërblyer…

Read More

Një 18-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli nga forcat e polcisë së Shkodrës iu gjetën farave të bimës narkotike cannabis sativa është arrestuar. Në kuadër të operacionit “Tempulli”, në pranga ra 18-vjeçari V.N, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe Arrestimi tij u bë në rrugën “13 Dhjetori”. Polciia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 156 fara cannabis sativa.

Read More

Këngëtarja e njohur, Rosalia ka lënë pas ndarjen e bujshme me këngëtarin Rauw Alejandro dhe ka nisur një lidhje të re dashurie. Thuhet se Rosalia, 31 vjeç po shijon lidhjen e dashurisë me Jeremy Allen White, 32 vjeç. Shkëndijat e para të dashurisë lindën gjatë muajit tetor kur dolën thashethemet se dyshja ishin parë në një takim në Los Anxhelos. Të dy vijnë nga ndarje të bujshme. White u nda nga bashkëshortja pasi ajo bëri kërkesë për divorc në maj. Ndërsa Rosalia i dha fund fejesës së saj me Rauw Alejandro në mes të korrikut pas 3 vitesh lidhje. View…

Read More

Fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar në qytetin e Elbasanit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, deputetin dhe drejtuesin politik Damian Gjiknuri, kanë vijuar fushatën e komunikimit për promovimin dhe nxitjen e arsimit profesional me mësues, nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan. Manastirliu theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës. “Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për më shumë zanatçinj, për më shumë kapacitete apo…

Read More

Një takim mes liderëve të gati të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut, prodhoi më në fund një dakordësi mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme. Raudi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa 2 javë më vonë, më 8 maj, qytetarët do të votojnë njëkohësisht për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Më 28 janar do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti. VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë…

Read More