Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi teksa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e artistit të madh, e konsideron Mirush Kabashin si “Eskilin” shqiptar, një prej dramaturgëve më të mëdhenj. “Mik i mrekullueshëm e padiskutim i madh, na idhnove jo pak. I lehtë të qoftë dheu. I madhi Zot i forcoftë familjarët e tu për ta përballuar dhimbjen. Të gjithëve do na mungosh në të gjitha kuptimet por edhe do të kemi gjithmonë në memorie për gjithçka na fale. Lamtumirë Eskili i paharruar shqiptar. R.I.P i madhi Mirush Kabashi”,-shkruan Saraçi në reagimin e bërë.
Author: tirana
20-vjeçari Jude Bellingham i cili ka shënuar 15 gola për Real Madrid në 17 paraqitje për të thyer rekordet e postuara më parë nga Cristiano Ronaldo, mbrëmjen e djeshme fitoi çmimin e veçantë “Golden Boy”. Ai tha se ndihej i nderuar që ishte pjesë e listës së lojtarëve më të mirë në botë për momentin. Ndërsa duke folur për futbollistin të cilin e ka marrë si shembull gjatë karrierës, ai përmendi Wayne Roney-n. “Nuk mund të jem më mirënjohës për të gjithë njerëzit që kam takuar gjatë rrugës. më ndihmo të arrish në pikën ku jam tani. Ka të bëjë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. ”I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës, interpretuesit të rrallë të poezisë, të artistit Mirush Kabashi. LAMTUMIRË i madhi Mirush”,-shkruan Veliaj.
Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për familjarët e artistit të madh, ndërsa e quan Mirush Kabashin një ikonë që me pasionin, talentin dhe dashurin për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptar. “I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit. Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza. Ngushëllimet e mia…
Marlene Engelhorn i është drejtuar institucioneve të BE-së me një video ku kërkon që ajo dhe super të pasurit si vetja të taksohen më shumë. “Përshëndetje, unë jam një multimilionere dhe dua që të më taksoni më shumë tani”, tha ajo në video. Trashëgimtarja e re e gjigantit kimik BASF, ka promovuar aksionin e saj edhe në mediat sociale, duke nisur mbledhjen e firmave për të kthyer nismën në një propozim real për institucionet e BE. Mbledhja e një milion nënshkrimeve së bashku me Oxfam është objektivi kryesor i saj, në mënyrë që t’i kërkohet Evropës që përmes taksave të…
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 59-vjeçar në pikën e kalimit kufitar Bllatë, pasi ishte në tentativë për të kaluar 7 pako me 710 gramë kokainë. Rahmi Çela shpërndante drogë edhe pranë shkollave dhe ambienteve të ndrysmë të qytetit dhe së fundmi po tentonte ta trafikonte kokainën drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim për ta shitur me doza. Si pasojë e kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate…
Vrasja makabër e Liridonës ishte e menduar me detaje, dhe gjatë ceremonisë mortore ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë. Ky moment është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi. Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk mori pjesë. Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për…
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve. Ndonëse ky draft-statut ende nuk është publikuar zyrtarisht, zëdhënësi i BE-së ka lënë të kuptohet se nuk i zbulojnë dokumentet. Drafti-statuti nga njohës të Kushtetutës po konsiderohet i pafavorshëm për Kosovën. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano në një përgjigje për Rtv Dukagjinin, ka thënë se propozimi i BE-së për Asociacionin nuk është bërë publik. Stano ka thënë se nuk i zbulojnë dokumentet dhe nuk marrin pjesë në debatin që bëhet për to. “Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as…
Mirush Kabashi ka rrënqethur publikun teksa recitoi monologun për dinjitetin i cili është marrë nga komedia heroike franceze “Sirano de Berzherak” e autorit Edmond Rostan. Teksti i monologut Më fal, ç’far të bëja më thua ti ?!A të gjeja një të fortë, një te madh,Psh një politikan apo pushtetar edhe të mbrohesha nga ai,Ndersa une për turp ta perqafoja te varresha pas tij..Dhe si kacavjerrsa trungut qe i lutet, atë ta lepija e kshtu tu lartsoja jo me fuqit e mijaHeh jo or tungjatjeta..Apo të bej sic bën çdo horr, çdo legen, për të mëdhenjt bejtëTë shendrrohesha n’gastor pa turp…
Aktorja Aishe Stari ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin. Ajo tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës. “Erdhi te ditëlindja ime, pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë. Bashkëpunimi i fundit mëgjithatë me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi”, tha ajo e prekur.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi. Përmes një mesazhi në Facebook, Rama ka postuar një foto të Kabashi. “LAMTUMIRË MIRUSH”, shkruan Rama. Ky i fundit humbi jetën pas një beteje me një sëmundje, në moshën 75-vjeçare.
Shuhet ”Sokrati” shqiptar! Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Presidenti Bajram Begaj, teksa ka shprehur ngushëllimet, shkruan se “Nder i Kombit” Mirush Kabashi mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi. ”Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”,-shkruan kreu i shtetit.