Autoriteti i Aeroportit të Mynihut njoftoi këtë të hënë anulimin e të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse të së martës, deri në mesditë. Shkak janë bërë kushtet atmosferike, teksa parashikohenreshje bore dhe shi gjatë natës. Të paktën 150 nisje dhe 160 mbërritje do të anulohen. Fluturimet do të rifillojnë pasdite, por priten kufizime në trafik. Dëbora ka arritur një lartësi rekord për muajin dhjetor në Mynih, duke shkaktuar probleme të shumta në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor. Kujtohet se më shumë se 760 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të reshjeve të dendura të borës, që kanë…
Author: tirana
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, komentoi ngjarjen tragjike të 28 nëntorit në Prishtinë, ku u vra Liridona Ademaj, e cila ndodhej në makinë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Pas kapjes së autorit të dyshuar Granti Plava, u vu në pranga edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, pasi dyshohet se ishte ai personi që kishte paguar për eleminimin e bashkëshortes së tij. Softa theksoi në studio se nuk është vetëm pista e përfitimit të siguracionit të jetës arsyeja që shtyu Naimin të paguante për eleminimin fizik të bashkëshortes, pasi mund të ketë dhe pista të tjera. Por eksperti ka hedhur…
Ngadalësimi i çmimeve të apartamenteve është i përkohshëm, pasi pas 6 mujorit të parë të 2024, ekspertet paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve që do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare. Armelida Shtiza, eksperte e pasurive të paluajtshme nga studio e emisionit “Box to Box” tha se rritja pritet të variojë nga 10 për qind deri në 15 për qind. Sa i takon zonave të cilat sot ofrojnë një çmim të përballueshëm por që shihen me perspektivë apo si zona me zhvillim, Shtiza veçoi zonën pranë Bulevardit të ri të Tiranës. Por me interes sipas saj, veçanërisht për investitorët…
Një 47-vjeçar, i cili rrahu ish-partneren e tij jashtë shkollës së vajzës së tyre, është dënuar me 14 muaj burg, nga Gjykata e Selanikut. Burri u shpall fajtor për lëndim trupor në familje dhe abuzim verbal. Ai gjithashtu është detyruar të qëndrojë 100 metra larg ish-bashkëshortes. Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi pasditen e së premtes kur 41-vjeçarja shkoi të merrte vajzën e tyre të vogël shtatëvjeçare nga shkolla private në Selanik. Jashtë shkollës e priste ish-bashkëshorti dhe sapo e pa, e nxori me nxitim nga oborri. “Më goditi me grusht në kokë, më hoqi këmishën dhe sapo më hodhi në tokë…
Pas daljes nga Parlamenti i zjarreve dhe shashkave, Sali Berisha ka ndaluar para gazetarëve ku ka përgojuar para mikrofonave qytetarë të ndryshëm. Një ndër to ishte edhe biznesmeni Gjergj Luca. ‘Edhe për Lucën e tij i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritete shqiptare dhe partnerët ndërkombëtar.’- tha Berisha. Nuk ka vonuar shumë dhe biznesmeni Gjergj Luca i ka kthyer reston pasdite, por me nota humori natyrisht se tashmë Saliun nuk e merr seriozisht asnjë njeri. ‘Thirrje publike Lolitës time, ka ardhur aty ku nuk mban më. Ose folini foltores të mos shpifë më ose unë…
Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar. Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale. “Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia e burgut biznesminin Fiqiri Farruku, i arrestuar në muajin qershor në kuadër të dosjes së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ndaj tij, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest në shtëpi”, pas kërkesës së bërë nga vetë biznesmeni. Biznesmeni Fiqiqi Farruku akuzohet për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, pasi kompania e tij “FAKLE SH.P.K” ndërtoi pallatin 11 katësh, për të cilin u fut në burg dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. NJOFTIMI PËR MEDIAT 1. Personi nën hetim F.F, më datë 30.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të…
Mediat blege kanë publikuar së fundmi emrat dhe pseudonimet e 20 lordëve të kokainës që kërkohen nga policia e këtij vendi dhe që dyshohet se fshihen në Dubai dhe në vendet e Amerikës Latine. Mes emrave famëkeqe të Jos Leijdekkers, Othman El Ballouti, Abdelilah El M. etj., janë edhe emrat e dy shqiptarëve. Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Eldi D. drejtonte organizatën në Dubai ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa…
Bursat ndërkombëtare të arit të zi u hapën këtë javë sërish me rënie. Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën e Teksasit ra këtë të hënë në gati 73 Dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie me gati 7 Dollarë krahasuar kjo me 5 ditë më parë, kur çmimi ishte afro 80 Dollarë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe bursa e Londrës ku çmimi i naftës ra për herë të parë pas disa javësh nën 78 Dollarë. Këto janë çmimet e shitjes së naftës për kontratat e muajit Janar. Sipas ekspertëve të fushës kjo ka ardhur si pasojë e rënies…
Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei postoi një foto nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama, mirëpo këtë postim e shoqëroi me një “lapsus të vogël”. Ai ngatërroi kreun e qeverisë shqiptare me presidentin Bajram Begaj. Krah fotos me Ramën, Sing’oei shkruante se sa i privilegjuar ishte që takonte presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Sing’oei tha se ai priti presidentin Begaj përpara një takimi me presidentin William Ruto në margjinat e Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). “Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president…
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues 56 gradë të hënën, ndërsa kryeqyteti i Rusisë, Moska, është përballur me reshje rekorde të borës dhe pengesa në fluturime. Në Republikën Saka, e cila ndodhet në verilindje të Siberisë dhe është shtëpi e Jakutskut, njërit prej qyteteve më të ftohta në botë, temperaturat ranë në minus 50 gradë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të këtij vendi. Në Oimiakon, një zonë në Saka, temperaturat ranë në minus 56 gradë të hënën mbrëma. Meteorologët rusë thanë se do të jetë sikur të ishte më shumë se minus 60 gradë në Oimiakon, duke marrë parasysh…