Author: tirana

Duke nënvizuar faktin se kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci është demokrat, kryeministri Edi Rama nuk kurseu një batutë në Asamblenë e PS. Ai tha se Beci nuk e ka marrë ende teserën e PS. “Beneti s’e ka marrë akoma teserën dhe s’ka për ta marrë po s’ja dha Elisa me zor. Po ia dha Elisa me zor do e marrë ta fusë në sirtar dhe t’i thotë Elisës kur të ikë e ke te zyra ime. S’ka problem kështu do jetë. Beneti mund të mos e marrë teserën por nga ne nuk ndahet më. Kemi marrë një shqiptar…

Read More

Pas Fushë Arrëzit, një tjetër bashki ka shprehur gatishmërinë për të strehuar emigrantët që pritet të vijnë në vendin tonë nga marrëveshja me Italinë. Kryetari i bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve. “Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”,…

Read More

Gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste. Ai komentoi veprimet e deputetëve të “Foltores”, të cilët tashmë në seancat e fundit plenare, në vend të diskutimeve për shqetësimet dhe nevojat e komunitetit që i ka zgjedhur, shohin si alternativë rrugën e zhurmës, kaosit, djegies së flakadanëve deri në konfrontime fizike me kolegët e tyre socialistë. Sipas Ramës, këto janë veprime, të cilat i bëjnë njerëzit kur humbin kontrollin mbi veten. Ai tha se këto akte i bëjë ata persona, të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe nuk u intereson halli…

Read More

Identifikohen të miturit që u kthyen në tmerr për sigurinë e autobuzave të udhëtarëve në Durrës. Katër fëmijë të moshës 12-13 vjeç nga zona e Shkallnurit, fshat pranë aksit rrugor Plepa-Shkëmbi i Kavajës, janë kapur dhe shoqëruar, bashkë me prindërit, nga policia e Durrësit në ambientet e komisariatit pas denoncimit të bërë për goditjen me gurë të autobuzave të linjës. Pasi mbaronin mësimin të miturit e kishin kthyer në lojë goditjen me gurë të autobuzëve duke cenuar sigurinë e drejtuesve e pasagjerëve të tyre, si dhe shkaktuar dëme materiale për shkak të thyerjes së xhamave. Pasi u është tërhequr vëmendja…

Read More

Për të mbajtur veshkat tona të shëndetshme, është e rëndësishme që të hidratohemi në mënyrën e duhur, për të lehtësuar largimin e mbeturinave dhe toksinave. Veshkat janë organet përgjegjëse për filtrimin e toksinave dhe mineraleve që gjenden në gjak. Për këtë arsye ato janë shumë të rëndësishme për trupin tonë. Si mund t’i kurojmë gurët në veshka: 1.Vaj ulliri Një nga këto ilaçe natyrale mund të përbëhet nga vaji i ullirit i kombinuar me lëng limoni dhe uthull molle. Duke i përzierë mirë këto tre përbërës, do të përftohet një masë që duhet ta marrim çdo orë nga një lugë,…

Read More

Shkodra është qyteti i radhës ky po zhvillohet Asambleja e PS. Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e ka nisur me ndryshimet që sipas tij janë bërë pasi Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë. “Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje por ajo që është e rëndësishme është që…

Read More

Policia e Shtetit bëri të ditur se ka ekstraduar nga Gjermania dhe nga Spanja, 2 shtetas mbi të cilët rëndon masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga GjKKO-ja, për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të 2 grupeve kriminale. Sipas njoftimit për shtyp, nga Frankfurti u ekstradua një 33-vjeçar i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka. Ndërsa nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike. “Si rezultat…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat. Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë. Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve. Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë,…

Read More

Universiteti i Oksfordit emëroi “Rizz” si fjalën e vitit për shkak të popullaritetit të termit që Gjenerata Z përdor për të përshkruar aftësinë e dikujt për të tërhequr, joshur dhe bërë për vete të tjerët. “Rizz” fitoi vendin e parë në një listë të ngushtë që përfshinte fjalët “Swifty”, një term që tregon që je një fanse e këngëtares Taylor Swift, “situationship” që tregon një marrëdhënie të rastësishme romantike ose seksuale dhe “prompt”, d.m.th. udhëzimet që rregullojnë programet e inteligjencës artificiale. “Rizz është një emër bisedor, i përcaktuar si stil, hijeshi ose aftësi për të tërhequr. Etimologjikisht, termi besohet të…

Read More

Gazeta spanjolle sportive “AS” në një artikull të botuar kushtuar Shqipërisë vë në dukje transformimin e madh të përfaqësueses kuqezi në vetëm 1 dekadë. Gazetari spanjoll Alex Torres kujton se në vitin 2013 kur ai vizitoi Tiranën, stadiumi “Qemal Stafa” ishte larg infrastrukturës së të qenit një impinat europian, ndërsa tifozët as që e mendonin se kombëtarja e tyre do të luante në një event madhor. Madje ata më shumë ndiqnin kampionatet kryesore të Europës. Por sipas Torres, impianti i ri “Air Albania” është një ndër më modernët e kontinentit dhe ka pritur edhe një finale të Ligës së Konferencës,…

Read More

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, nënshkruar më 6 nëntor, do shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave sot pasdite në Palazzo Chigi, në orën 18:00. Ratifikimi përfundimtar i dokumentit që do t’i përcillet parlamentit do të kryhet gjatë ditës së nesërme. Projektligji i ratifikimit të memorandumit të mirëkuptimit i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama ishte planifikuar fillimisht të paraqitej dhe miratohej në Këshillin e Ministrave më 27 nëntor. Materiali do të përmbajë edhe dispozitat e shpenzimeve për zbatimin e marrëveshjes. Është realizimi i një marrëveshjeje të rënë dakort më 15 gusht, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan…

Read More

Pretendimet e ish-bashkëshortit të motrës së Mbretëreshës Letizia, se dikur kishin një lidhje dhe se ai ishte gati të martohej me të para bashkëshortit aktual të Letizias, mbretit të Spanjës, Felipe, kanë shkaktuar bujë por edhe shqetësim në mediat spanjolle. Gjithçka filloi pas një postimi në Jaime del Burgo ‘s X që kishte një foto të Letitia-s rreth 15 vjet më parë pozon para një pasqyre. Në të njëjtin postim kishte si mbishkrim tekstin e mëposhtëm: “Dashuria ime. Unë kam vendosur shallin tuaj. Ai më mbron. Po numëroj orët derisa të takohemi sërish. Unë të dua. E jotja”. Mirëpo, kur…

Read More