Author: tirana

Pas mesnate vendi humbi Mirush Kabashin, kolosin e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”. Kabashi ka gdhendur dhjetëra karaktere të papërsëritshëm në ekran e teatër, një galerie personazhesh që kujtohen dhe janë pjesë e të folurës së përditshme përmes batutave të tyre. Aktivist i shumë kauzave sociale, zë i fortë i çështjes kombëtare. Do të kujtohet gjithnjë për artin e tij dhe gjithccka dha në shërbim të tij dhe shoqërisë. Do të kujtohet edhe me shprehjen e tij “Trupin ç’e do, shpirti ka vlerë.”. Dy…

Read More

Këngëtarja Iliriana Sadriu në spektaklin e së hënës në ”Big Brother VIP Kosova 2” ka qenë një emër shumë i komentuar. Në një moment, prezantuesi i këtij formati Alaudin Hamiti, iu kthye Ilirianës pas një fjalie që ajo tha. Po ashtu ai dha një mesazh të fuqishëm, duke theksuar se nuk dëshiron që asnjë të grua të mendoj që një burrë është më i aftë të flas më mençur se një grua. “Presidenten e Kosovës e kemi femër, medaljen olimpike e kemi nga një femër, këngëtarja më e mirë ne botë është femër, të gjitha që na reprezentojnë më së…

Read More

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet përgjatë Bulevardit kryesor të Shkodrës, ku po realizohet projekti për rigjenerimin e stokut të banesave, i cili pritet të përfundojë në 4-5 muaj. Janë 55 pallate që po vishen me sistemin kapot, termoizolim. Sipas Ramës kjo do të ndikojë veç anës estetike edhe në kursim energjie, duke rritur gjithashtu edhe vlerën e pronës. “Janë me kursim energjie se fasadë është njëra anë dhe është shumë e rëndësishme, pavarësisht se disa vazhdojnë të mos e kuptojnë, por ajo që është përmbajtja e kësaj ndërhyrje është që këtyre i ulët shpenzimi i energjisë edhe në verë edhe…

Read More

Këtë të martë do të kemi mot të kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e bore. Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40…

Read More

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të mbajë këtë të martë një protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Protesta në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. “Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim. Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.

Read More

Dashi Në dashuri do të ketë mundësi të keni takime interesante që mund t’ju ndryshojnë jetën. Më shumë siguri vijnë në punë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët dhe do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Demi Në dashuri ka pak nervozizëm, por është më mirë të mos ushqejmë polemikat. Lajmet e mira po vijnë në punë fare mos u shqetësoni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Binjakët Ka ardhur koha të rizbuloni pak…

Read More

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. “Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Read More

Nga Gridi Pazolli- Kritikët e Bashkimit Evropian shpesh herë e përcaktojnë atë si një aparat institucional i vetmi në llojin e tij, i përbërë nga teknokrat dhe ekonomist, pa një identitet dhe shtrirje territoriale të mirë përcaktuar, ku vështirë se gjen një qytetar të tijin të sakrifikojë jetën për ta mbrojtur dhe që akoma nuk ka mësuar të flasë në një zë të vetëm. Përkundër kësaj, kur vjen puna për të pranuar anëtarin e ri në rrethin e tyre, gjithçka shqyrtohet në imtësi dhe frenohet nëse secili nga vendet anëtare nuk plotëson “tekat e veta”, deri sa të gjithë së…

Read More

Ardit Çuni ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë dy viteve të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars”, gjithashtu edhe në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“ të edicionit të dytë. Prej disa kohësh, Ardit është shkëputur nga angazhimet e tij artistike dhe është parë shpesh të udhëtojë drejt Amerikës. Mesa duket qëndrimi i këngëtarit për një kohë të gjatë në Amerikë e paska një qëllim pasi artisti duket se ka planifikuar të zhvendoset përfundimisht në Amerikë.…

Read More

Një plan i ri me pesë pika për të reduktuar imigracionin është shpallur nga qeveria britanike. Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka qenë nën presion që kur mori detyrën tre javë më parë për të treguar se po ndjek një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit. Konservatorët janë të zemëruar për vendimin e gjykatës për të penguar dëbimin e tyre në Ruanda dhe migracionin neto që arriti në 745,000 vitin e kaluar. Plani i sotëm me pesë pika, i cili është “më i fortë” se çdo qëndrim i çdo qeverie të mëparshme për migracionin, sipas Cleverly, përfshin masa për vizat shëndetësore…

Read More

Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e mediave “axurre”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Politica del pallone” dhe fokusi ishte te përballja me kampionët e Europës në fuqi, Europiani në vetvete, e për të kaluar më pas edhe te ndryshimet e bëra në Shqipëri në infrastrukturë. “Për ne është një sukses i madh të jemi në “Euro2024”. Ia dolëm shumë mirë në kualifikuese, dolëm të parët në grup. Tani shorti na vendosi kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Me të vërtetë nuk donim…

Read More

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike. I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët. “Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të…

Read More