Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë dhe kidnapimin e më pas vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, në Shkup. Me kërkesë të familjes, trupi i Liridonës është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan dhe të hënën është rivarrosur në fshatin Rracaj të Gjakovës. Kurti e ka quajtur akt të drejtë rivarrimin 30-vjeçares, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Po ashtu Kurti ka thënë se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi dhe se “i drejtë presim të jetë dënimi, pra maksimal”. “Dhuna ndaj grave…

Read More

Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Europë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi. Për këtë arsye, Tiranës nuk mund t’i mungonte një market filmi, që këtë herë ka shumë arsye për të marrë gjithë vëmendjen e duhur. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell BALKAN FILM MARKET në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, dhe mbi te gjitha institucionet…

Read More

Lulzim Basha është takuar me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, zv/kryetar i Komitetit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës. Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë. Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar Basha dhe në këtë kuadër ka parashtruar edhe iniciativën për Vetting-un e politikanëve. Po ashtu Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Bala përgëzon Policinë e Shtetit për goditjen e një linje shpërndarjeje dhe trafikimi kokaine. Balla bëri të ditur se pret më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Në kuadër të operacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, u arrestuan dhe proceduan penalisht 12 persona në Lezhë, Dibër, Kukës, Fier, Shkodër dhe Tiranë. Po ashtu u sekuestruan lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak, automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. “Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP…

Read More

Teksa i afrohemi 9 dhjetorit 2023, çdo shenjë do të jetë në një humor jashtëzakonisht romantik, duke i dhënë fund gjithë asaj vetmie që ju ka mërzitur. Kështu më 9 dhjetor, Venusi në Akrep do të kundërshtojë Jupiterin retrogradë në Dem duke intensifikuar dëshirën e çdo shenje të zodiakut për kënaqësi më të madhe dhe lidhje me të tjerët. Afërdita nuk është më e sjellshme, ajo është plot pasion. Akrepi është i kujdesshëm, i organizuar, i studiuar. Jo, gjërat nuk do të shkojnë keq. Në fakt ky kontrast do të rrisë dëshirën për intimitet në marrëdhëniet tuaja, pas një periudhe…

Read More

SPAK-u ka mbyllur hetimet për Klodian Kapidanin, i cili akuzohet se ka blerë vota për kandidatin e dyshes Meta-Berisha, Fisnik Qosja në zgjedhjet vendore të 14 majit në Kavajë, ku edhe fitoi. Nën akuzën për ”korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK ka dërguar për gjykim Kapidanin, ndërsa në bazë të hetimeve thotë se ditën e zgjedhjeve, ai ka premtuar dhe ofruar disa personave para me qëllim që të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin Fisnik Qosjen. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale…

Read More

”Sokrati” shqiptar, Mirush Kabashi nuk është më fizikisht, por përmes krijimtarisë na lë mesazhe të mëdha. Edhe pse në momentet kur citohej si njeriu me biografi të keqe, talenti, rolet si Lisimak Voci, te “Zëvendësi i grave” apo babi i Almës në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”, e bënë atë shumë të dashur për shqiptarët. Vitet e fundit u kujdes që në daljet televizive, në aktivitetet ku ishte i ftuar, të përcillte edhe monologje për shoqërinë. Mesazheve përbashkuese i përgjigjet misioni i tij për të gjetur të zhdukurit në diktaturë, për të treguar fatin e artistit në Shqipërinë e sotme,…

Read More

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë pa diskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave. Së fundmi Kiara Tito ka ndarë me 790 mijë ndjekësit e saj disa foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.Teksa këto fotot e postuara që në minutat e para morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli. “Kjo dora e djathtë nuk me pëlqen shumë”, shkruan ai në foton e partneres së tij. Kujtojmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ai ishte një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. “Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!…

Read More

Në seancën e kësaj të marte, gjykata e Korçës ka lënë në burg Durim Toskën, ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës. Ai u arrestua në flagrancë për dhunë ndaj gruas së tij dhe armëmbajtje pa leje. Bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa arrestimi i Durim Toskës erdhi pas kontrollit të bërë nga policia e Pogradecit që i gjeti edhe një armë pa leje në banesë. Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë…

Read More

Transformimi urban i Shkodrës tashmë është rrugë e çelur. Ai do shtrihet me përparësi në lagjet kryesore të qytetit, me vlera historike dhe arkitekturore, që fatkeqësisht janë degraduar nga ndërtimet pa kriter dhe nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme. Kryeministri Edi Rama ndoqi prezantimin e bërë në bashkinë e Shkodrës të asaj çfarë ofron aktualisht kjo lagje, dhe perspektivës për zhvillimin e një projekti, që jo vetëm do ta zbukurojë atë, por do të lehtësojë ndjeshëm çdo lloj aktiviteti tregtar apo kulturor. Rama theksoi se me rigjenerimin e zonës, do të marrë një tjetër energji edhe aktiviteti tregtar, i cili…

Read More

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan. Automjeti ‘Hyndai’ me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.

Read More