Humbja e kujtesës mund të konsiderohet normale, veçanërisht me moshën. Këtë ka pohuar për HuffPost Carmen Carrión, një neuropsikolog dhe një asistent profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale. “Këtu është një fakt shumë dëshpërues. Ne fillojmë të humbasim neuronet në të 30-at”, tha Dr.Michael Rosenbloom, një neurolog në Qendrën e Kujtesës dhe Shëndetit të Trurit në UW Medicine në Uashington. Me kalimin e kohës, ne bëhemi më pak efikas në të mësuarit dhe të kujtuarit dhe për mua, pothuajse ndihet si ky cikël jetësor, kur je i ri dhe je student, duhet të mësosh më shumë informacion…
Author: tirana
Edoardo Santini, djali më i pashëm në Itali për vitin 2019, me studime për kërcim dhe aktrim, ka hequr dorë nga karriera e modelingut për t’iu përkushtuar Zotit dhe për t’u bërë prift. Sandini zbuloi në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për besimin e tij dhe i është bashkuar një seminari pranë Firences për t’u bërë prift “Perëndia së pari”. Në fakt, në një video që postoi në Instagram javën e kaluar, ai ndau një video të tij duke u lutur në një kishë, me mbishkrimin: “Unë jam kthyer në rrugën time”. “Në moshën 21-vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe…
Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa, katër vëllezër nga Shqipëria që janë zhvendosur prej vitesh në Meksikë dhe kanë ngritur atje një biznes të rregullt të kazinove, kanë fituar betejën me mediat vendase pas një fushate të gjerë shpifëse që erdhi edhe në Shqipëri. Hetimet kanë provuar se një grup biznesmenësh rivalë të vëllezërve shqiptarë që kanë korrur sukses në operimin e kazinove në Meksikë, kanë paguar mediat në vendin e tyre që të shkruanin artikuj denigrues për “katër shqiptarët”. Artikujt e paverifikuar pretenduan se Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa ishin të përfshirë në organizatat transnacionale të drogës dhe…
Sali Berisha mbajti më 2 dhjetor Kuvendin e Rithemelimit dhe për herë të parë, vajza e tij, Argita Malltezi, mbajti një fjalim publik. Në lidhje me këtë, nëmkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se nëse ndodh që Argita të zëvendësojë të atin e saj, drejtimi i Rithemelimit do të ishte më racional. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çollaku u shpreh se Rithemelimit në këtë situatë, do t’i duhej më shumë racionaliteti. “Është fakt, Kuvendi i 2 dhjetorit është provë që bën fjalë për dy formacione të ndryshme. Unë jam bashkëmoshatar me Argitën, kemi qenë studentë…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është nderuar sot me titullin ‘Qytetar nderi’ i bashkisë së Tropojës. Ahmeti është pritur me një ceremoni në pallatin e Kulturës së qytetit, që nisi me himnin kombëtar. Madje Ahmetit i është kushtuar dhe një këngë nga rapsodët, duke i urdhëruar mirëseardhjen.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë. Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë…
Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin. Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit. Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën. Franca ka thënë javën e kaluar se…
Julia Roberts ka folur së fundmi për vdekjen e ish-të dashurit të saj, Matthew Perry, në moshën 54 vjeçare. Aktorja e “The Ocean’s Twelve” ka qenë në një lidhje të shkurtër me ikonën e “Friends” në mesin e viteve ’90 – por të dy vazhduan me partnerë të tjerë. Përpara filmit të saj të ri, “Leave the World Behind” – i cili do të publikohet në Netflix më 8 dhjetor – 56-vjeçarja reflektoi mbi marrëdhënien e saj të kaluar me Chandler Bing. “Vdekja e papritur e dikujt kaq të ri është zemërthyese”, tha ajo në një intervistë të re. “Unë…
Të mërkurën do të mbahen në Muzen Historik Kombëtar për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi. Ministria e Kulturës duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut që do t’ia ndjejë mungesën informon se homazhet do të mbahen ditën e mërkurë, datë 06.12. 2023, ora 10:00-13:00, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Po kështu qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
Fenomenit të ”Big Brother VIP 2”, këngëtarit Luiz Ejlli i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social Instagram. Ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. Luizi thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat. Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram. Faqja e artistit numëron 625 mijë ndjekës, ndërsa ai u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
Ylli Dervishi e Santiana Maloku janë përplasur sërish pas përfundimit të spektaklit të së hënës. Ata kanë diskutuar për temën e njëjtë, raportin e tyre, i cili ndryshoi rrënjësisht me ardhjen e partneres së Bucit në BBVK. Santiana mori një letër nga i dashuri, që njëherësh e paralajmëroi për lojën, duke i thënë se vetëm e ka shfrytëzuar. Në përplasjen e radhës, Buci i thotë Santianës që nuk hyn më në lojën me të. “Nuk hy në lojën tënde. Unë luaj ndryshe, ti luaj si të duash”, u shpreh ai. Ylli mes tjerash e paralajmëroi Santianën, duke i thënë se…
Babai i Naim Murselit, është pyetur nëse i biri ka pastruar paratë e politikanëve, thotë se Naimi ka punuar që 14 vjeç dhe se s’ka luajtur kurrë kumar. Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese? Shaban Murseli: Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare. Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vërtetë është kjo? Shaban Murseli: Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. A ke dijeni në lidhje…