Nga Gurali Brahimllari Në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, ka gjetur vend edhe shqyrtimi i disa çështjeve që lidhen me anëtarët e “Organizatës Terroriste Gyleniste..”, të cilët janë paraburgosur dhe më pas janë dënuar nga gjykatat Turke, mbi bazën e dyshimeve se kanë qenë përdorues të një aplikacioni të koduar mesazhesh të njohur me emrin “ByLock. Sipas këtyre vendimeve, rezulton se aplikacioni ByLock, ka funksionuar në periudhën e viteve 2014 – 2016. Ai është instaluar më shumë se 100,000 herë, duke qenë, sipas autoriteteve turke, mjeti më i rëndësishëm i komunikimit për organizatën Gyleniste. Rezulton se aplikacioni ByLock, i ka…
Author: tirana
3, 2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit. Kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të mbajnë “ndezur” dritën e mirë brenda vetes, për të çuar përpara punë të mira për familjen dhe vendin. Veliaj tha se është shumë e rëndëisshme që të gjithë të jenë më solidarë, më të dashur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, sidomos këtë muaj festash. “Përveç festave…
Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta agun e kësaj të marte në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë. Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau kujtimet me aktorin Mirush Kabashi. Në një intervistë për Frontline Interview në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanço, aktorja Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm. ‘As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është…
Nikoll Marku ish-drejtor në Uzinën e Bakrit në Rubik dhe kimist në laboratorin e arit sqaron legjendat që kanë qarkulluar se floriri i nxjerrë në Rubik u nxor jashtë Shqipërisë në emër të Enver Hoxhës. Zoti Marku thotë se ai bashkë me specialistë të tjerë e kanë shoqëruar arin e Rubikut në Zvicër, por në emër të shtetit shqiptar dhe jo të Enver Hoxhës. “Unë e shoqërova arin në emër të shtetit shqiptar. Ka pasur legjenda që arin e ka marrë Enver Hoxha. Jo ari u dërgua në Bankën e Zvicrës, në emër të shtetit dhe jo të Enver Hoxhës.…
Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence, i cili ishte i ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat. Basha me anë të një postimi në Facebook thekson se me ndihmën e SHBA, do t’ia dalim që të ndryshojmë Shqipërinë, ndërsa thotë se “jemi të bekuar me miqësinë amerikane. “Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë…
Kabineti i kryeministrit Giorgia Meloni miratoi këtë të martë një projekt-ligj për ratifikimin e marrëveshjes që qeveria nënshkroi me Shqipërinë muajin e kaluar për ngritjen e qendrave italiane të emigrantëve në territorin shqiptar. Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama, do të krijohen dy qendra për të trajtuar rastet e emigrantëve që janë shpëtuar nga mjetet detare, roja bregdetare dhe policore italiane. Kjo nuk përfshin të moshuarit, të pambrojturit, fëmijët ose gratë shtatzëna ose migrantët që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga OJQ-të ose njerëzit që zbarkojnë në tokën italiane. Roma ka…
Ekziston një “rrezik i madh i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian” gjatë sezonit të ardhshëm të festave, tha një zyrtare e lartë e BE-së. Komisionerja Evropiane e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson tha se polarizimi në shoqëri i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas po rriste rrezikun e dhunës. Deklaratat e saj erdhën disa ditë pasi një turist u godit me thikë për vdekje në Paris. BE-ja po vinte në dispozicion një shumë prej 30 milionë eurosh për siguri shtesë, tha Johansson. Ajo nuk specifikoi nëse kishte ndonjë informacion specifik për një paralajmërim. Një paralajmërim i ngjashëm erdhi nga ministrja e Brendshme…
Sot ( 5 dhjetor) u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. Reagimet të shumta kanë qenë në rrjet për humbjen e madhe të artit shqiptar, me mesazhe ngushëllimi për familjen e aktorit. Por, këto mesazhe kanë revoltuar Ina Kollçakun, e cila në Instagram ka bërë një postim ku shkruan “të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli”. “Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës! Gjithmonë më ka…
Eros Grezda nuk është më pjesë e ekipit të Partizanit. Vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kanë bërë me dije se me mirëkuptim palët kanë mbyllur. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe”, njofton klubi i kuq. Grezda la Zalaegerszeg në Hungari dhe u bashkua falas me “Demat e Kuq” në verën e këtij viti, e ndërsa nuk dihet se cila do të jetë skuadra e radhës.
Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë. Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme. “Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli. Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë.
Një investim i rëndësishëm ka nisur nē pallatin e ish UFK-së Burrel. 60 familje që banojnë këtu prej shumë vitesh do të kenë kushte më të mira jetese.Për vite me radhë ishte shqetësim pronësia e këtij pallati. Pas zgjidhjes së kësaj çështje Bashkia Mat siguroi fondin prej 73 milion lekësh për rikonstruksionin e objektit, jo vetëm të fasadës, por edhe mjediseve të brendshme.Puna ka nisur nga firma fituese e investimit dhe pritet të përfundojë brenda 6 muajsh.Në një postim të kryebashkiakut të Matit thuhet:Bashkia Mat, ka nisur punën për rikonstruksionin e ish-Hotelit të ish-Uzinës së Ferrokromit në qytetin e Burrelit.…
Duke iu rikthyer çështjes së vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës ku ministri i Brendshëm Taulant Balla, ishte në një aktivitet në krah të të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner, deklaroi se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin. Një ditë më parë, ministri Balla firmosi urdhrin që ka bashkëlidhur formularin për vetëdeklarim të çdo punonjësi policie, nëse ka patur akses në aplikacionet SKY ECC/Encro Chat. “Procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit duhet ta vazhdojmë…