Author: tirana

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes së zakonshme (ose rinovirusi,në terma shkencorë) është në mendjen tonë edhe më shumë këtë vit me pandeminë e vazhdueshme. Por para së gjithash,pse zinku është kaq i dobishëm kur bëhet fjalë për shëndetin tonë? Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), zinku është i rëndësishëm në nivel qelizor për gjëra të tilla si shërimi i plagëve,sinteza e proteinave dhe natyrisht funksioni imunitar. Gjithashtu zinku ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme…

Read More

Pak ditë pasi 12 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan t’i hapin rrugë ndërtimeve brenda Zonave të Mbrojtura nëpërmjet një ligji të ri që sipas ekspertëve mjedisorë rrezikon shkatërrimin e tyre dhe bie në kundërshtim me direktivat e BE, kryeministri Edi Rama e përforcoi sot këtë ide, duke theksuar se kërkesa vjen sipas tij edhe nga një numër gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkive në vend. Gjatë një aktiviteti për Vjosën park kombëtar, Rama tha se kërkesa vjen për zhvillimin e këtyre zonave. Rama: Vjosa dhe parku kombëtar është për ne edhe një shkollë për të kuptuar hap pas…

Read More

Zbulohen dhe sekuestrohen maska, paruke, jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të Policisë, armë gjahu, municon luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës. Sekuestrohen edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza, gati për shitje në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Zbulimi, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale “Tempulli” dhe “Sundimi…

Read More

Blendi Teta, person që akuzohet se ka dijeni për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt. Procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht të 2019. Blendi Teta iu ka dhënë përgjigje pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve. Teta ka mohuar se e njihte Malkon dhe se nuk kishte dijeni për vrasjen e tij. “Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit…

Read More

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama. “Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik.…

Read More

Me hapa të vegjël, por diçka po lëviz. Nëse pak kohë më parë dukej thjesht e pamundur, tani mund të bëhet realitet. Po flasim për Romën dhe Jose Mourinho-n. Dy vite e gjysmë më parë, kur Jose Mourinho zbarkoi në Romë tifozët nisën të ëndërron për gjëra të mëdha, por sigurisht nuk e kishin imagjinuar që në vitin e tij të parë, portugezi do t’i sillte një trofe evropian, ndërsa do t’i dërgonte sërish në finale vitin e ardhshëm. As këto rezultate historike nuk mjaftuan që drejtuesit e klubit t’i ofronin një kontratë të re, fakt është që në fund…

Read More

Pas Safet Gjicit, edhe prefekti i Kukësit ka tashmë probleme me drejtësinë. SPAK ka pezulluar nga detyra zv/kryetarin dhe prefektin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana i cili akuzohet se ka shkelje me tenderin për blerje karburanti. “Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky…

Read More

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për përndjekjen dhe kanosjen e ish të dashurës së tij. Në pranga ka rënë Ermal Cane, banues në Lushnjë. Mësohet se ka qenë ish- e dashura e tij 24 vjeçare ajo që ka bërë kallëzimin se Ermal Cena e përndiqte. Më pas ai e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një burrë në Bosnje vrau bashkëshorten e tij duke e transmetuar vrasjen drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram. Në Serbinë fqinje, 27 gra u vranë gjatë këtij viti, në sulme me bazë gjinore, megjithë përpjekjet për ndërgjegjësimin e shoqërisë për të përmbysur këtë prirje. Në Kosovë, veprimtarët thonë se dhuna kundër grave përbën “urgjencë kombëtare”. Nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor, gratë keqtrajtohen, përdhunohen, rrihen dhe vriten, shpesh nga partnerët e tyre, megjithëse e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre tek autoritetet. Shoqëritë e vendeve të rajoni janë tepër konservatore, me tradita shekullore të dominimit mashkullor dhe dhuna ndaj grave ka ardhur…

Read More

Çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat, që kanë tronditur botën e krimit? Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm thotë se janë platforma të krijuara për të ofruar anonimitet dhe siguri të informacionit të shkëmbyer, për ata persona që kanë probleme me policinë. ”Fillimisht doli Encro Chat, por me hakimin e tij, pjesa dërrmuese e përdoruesve kaluan në Sky. Këto janë me pagesa shumë të larta. Encro Chat llogaritet të kishte rreth 60 000 përdorues, ndërsa Sky rreth 170 000. Ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë vetëm në Encro. Ajo çfarë ndodhi është që në qershor të këtij viti, autoritetet…

Read More

Yjet më të mirë të muzikës rock do të bashkohen në një koncert spektakolar më 9 dhjetor, nga ora 18:00, në Parkun Olimpik të Tiranës. Grupet e njohura si “Asgjë sikur dielli”, Peter Pan Quartet, Offchestra, Coreleoni dhe Eugent Bushpepa do të shpalosin hitet e tyre më të mira për publikun.Muzika rock ka qenë gjithmonë një burim i jashtëzakonshëm i energjisë dhe shprehisë së lirë. Ajo ka pasuar rrugën e saj të ndritshme duke përcjellë mesazhe kundër racizmit dhe duke qenë pjesë e ngjarjeve historike si rënia e Murit të Berlinit dhe zhvillimet demokratike në shumë vende të botës. Në…

Read More

Sot në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare. Homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm (5 dhjetor) u dha lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën ishte kuruar edhe në Shqipëri. Çmimet Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i…

Read More