Author: tirana

Si gjithmonë i mprehtë në deklaratat e tij, rrokeri i Zoça-s, gjithmonë ka tërhequr vëmendje me artin e tij. Jo vetëm me muzikën brilante, por edhe me shkrimet plot finesë që jo pak herë kanë bërë bujë në media.Disa thënie të këngëtarit dhe shkrimtarit të njohur italian, Vasco Rossi :“Të ndalesh, në thelb, është si të vdesësh”. “E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”. “Sepse me kohën ndryshon gjithçka, ndryshojmë edhe ne”. “Ndjesitë, nuk janë asnjëherë tepër. Shumë shpejt mësohesh, lodhesh, por është e pamundur të jetosh pa to”. “Nuk ka rëndësi që jeta…

Read More

Për vrasjen e Liridonës, avokati Arbër Jashari ishte i pari që shkruante se nuk ishte një grabitje por vrasje e organizuar. Ai u shpreh se deklaratat e Naim Murselit ishin kontradiktore dhe se nuk kishin të bënin me një grabitje. “Deklaratat e tij ishin tepër të kundërta dhe nuk përbënin vepër penale të grabitjes. Kam pasur dyshimet e mia duke u bazuar në deklaratat e tij dhe rrethanat konkrete. Mirëpo edhe nga doktrina juridike nuk kam pasur të vështirë të arrij në përfundimin se rasti i ngjante një vrasje sesa një grabitje. Grabitësi vret vetëm kur ndjehet i kërcënuar pasi…

Read More

Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçiz. GJKKO me trupë gjykuese Atalanta Zeqirin, ka pranuar kërkesën e përfaqësueses së akuzës Manjola Kajana për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ”korrupsion pasiv” sa i përket Gjicit dhe ”korrupsion aktiv” për Kaçin. Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi tha se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën, dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet sipas saj përmes një investigimi. “Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe…

Read More

Belén Rodriguez ka qenë e ftuara e Mara Venierit në ”Domenica In”, ku ka folur mbi periudhën e fundit të jetës së saj. Ajo ka thënë se ishte tradhtia më mizore e De Martinos, ajo që i bëri më shumë dëm. “Dashuria tregohet në shëndet dhe në sëmundje, atëherë kur erdhi depresioni, se sëmundja është një bishë shumë e shëmtuar, nuk dinin të më shoqëronin, nuk dinin të më mbanin dorën. Ndihesha plotësisht vetëm”. Belén tha se ajo u tradhtua nga De Martino disa herë dhe prej andej u nda. Sot e sheh të ardhmen “të ndritur”, edhe falë Lorenzonit,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas kaosit të krijuar nga grupi i Berishës këtë të hënë në seancën plenare në Kuvend, ku u ndez flakë dhe tymuese. Deputetët janë çuar në SPAK, ndërsa ministri Balla shkruan se ligji duhet të zbatohet njësoj dhe deputeti nuk mund t’i shmanget duke u fshehur pas imunitetit. ”Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg. Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori,…

Read More

Edhe këtë të hënë, deputetët e Sali Berishës krijuan sërish kaos në senacën plenare, duke ndezur flakë dhe tymuese në Kuvend. Agjentët e BKH mbërritën në Kuvend. Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë ishin në sallën e Kuvendit dhe mblodhën prova. Abc News shkruan se për dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese, por dhe u vunë flakën letrave në Kuvend. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja…

Read More

Ftesa besëprerë e Naimit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta. Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë. Liridona Ademaj u vra me një plumb…

Read More

E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, këngëtarja e njohur Era Rusi ka folur jo veç për karrierën, por edhe për jetën e saj të përditshme. Gjatë intervistës, Rusi tregon një thashethem që ka dëgjuar për veten. Artistja thotë që ka lexuar përpara disa vitesh në portal, sikur ajo është lesbike. Aldo: Cili është thashetheme më i keq që ke dëgjuar për veten? Era Rusi: Që jam lesbike. Aldo: E ke seriozisht ti? Era Rusi: Po (duke qeshur). Aldo: Mos ta ka thënë ndonjëri kështu, për batutë? Era Rusi: E kam lexuar përpara disa vitesh nëpër portale. Aldo: Vërtet? Era…

Read More

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i kërkon nënave të reja të rrisin djem dhe vajza besnike të regjimit. Teksa mblodhi në fundjavë qindra gra në kryeqytetin Phenian për të diskutuar për problemin gjithnjë e në rritje të sjelljes “antisocialiste” të të rinjve veriorë, Kim Jong Un i foli atyre edhe për rënien e lindshmërisë në vend. Lideri koreano-verior i quajti heroina të gjitha nënat me më shumë se 1 fëmijë, nënat që kujdesen edhe për jetimët dhe nënat që punojnë në institucionet shtetërore e njëkohësisht kujdesen për familjet.

Read More

Të shtunën Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar. Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani thotë se është një grup i vështirë. Por për të asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë. “Përshëndetje…

Read More

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka dhënë detaje të forta nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit. Gjatë një konference për shtyp, Spasovski tha 5 persona janë të dyshuar, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, i ati që po merret në pyetje dhe një jashtë shtetit. “Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, që të hartojnë plane të detajuara masash, bazuar në analizat e shkaqeve për aksidentet e ndodhura në të gjithë vendin, si dhe mbi analizat e riskut për “njollat e zeza” për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin: -janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për pëfshirje në ngjarje; -janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në…

Read More