Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas kaosit të krijuar nga grupi i Berishës këtë të hënë në seancën plenare në Kuvend, ku u ndez flakë dhe tymuese.
Deputetët janë çuar në SPAK, ndërsa ministri Balla shkruan se ligji duhet të zbatohet njësoj dhe deputeti nuk mund t’i shmanget duke u fshehur pas imunitetit.
”Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg. Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit”,-shkruan Balla.
