Author: tirana

Deputetët e opozitës, përveç se janë konfrontuar me punonjësit e Gardës së Kuvendit, nuk kanë kursyer as deputetët e mazhorancës. Teksa deputeti socialist, Petro Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“. “A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për 111 vjetorin e krijimit. Rama shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë dhe lirisë së kombit shqiptar. “Në 111 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, efektivët tanë janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe interesave të kombit tonë”, shkruan Rama në Facebook krahas fotos. Më 4 dhjetor 1912, veç 6 ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit, u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar…

Read More

14 minuta zgjati seanca plenare e kësaj të hëne. Grupi i Berishës krijoi sërish kaos duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të mbyllë seancën. Në ditën e sotme duhej të diskutohej mbi problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por Rithemelimi zgjodhi që të sabotojë punën. Teksa deputetët qëndronin në këmbë duke ndezur tymuese, dhe transmetuar live në rrjetet e tyre sociale, ligjvënësit socialistë vijuan të marrin fjalën e tyre nga vendi, duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve të tyre. Ndër të tjerë, deputeti Flamur Noka të cilit kryeparlamentarja Nikolla…

Read More

Që në nisje te seancës plenare, deputetët e Rithemelimit kanë ndezur tymuese. Ata kanë shkuar herët në Kuvend dhe kanë mbledhur karriget prig në foltore dhe ndezën një tymuese në seancën që dot duhej të diskutoheshin problemet e qytetarëve pas javës së gjelbër. Sakaq nga ana tjetër, Garda po ushtron edhe forcë fizike ndaj deputetëve të grupit të Berishës.

Read More

Etjan Nikulaj është mbajtur në vëzhgim nga autorët për të paktën dy ditë me radhë. para se ta vrisnin mbrëmjen e së shtunës. Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima. Mjeti tip ”BMW” ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të…

Read More

Pasi arriti të hynte në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi. Bardhi: Ca jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë. Po ashtu, deputeti Flamur Noka iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Balla si më poshtë: Noka-Ballës: Do iu vijë fundi do ta shikoni, do iu shtypim si miza. Lexoni edhe https://tirananews.al/video-momentet-e-perplasjes-fizike-ne-kuvend-vokshi-turp-po-kontrolloni-edhe-cantat-e-grave/ Lexoni edhe https://tirananews.al/video-nis-aksioni-me-karrige-ne-kuvend-sali-berisha-drejton-deputetet-filmo-atje-merri-dhe-ato/ Lexoni edhe https://tirananews.al/seanca-ne-kuvend-punonjesi-i-gardes-flamur-nokes-ju-keni-flakadane-ne-xhepa-hape-deren/

Read More

Situata në Kuvendin e Shqipërisë është sërish me kaos dhe trazira nga ana e deputetëve të Sali Berishës. Gjatë ndalimit nga Garda në hyrje, ku u kontrolluan, mes tyre dhe deputetëve tani momente të përplasjes fizike. Pjesëtarët e Gardës që bëjnë kontroll të imtësishëm ndaj deputetëve, me njërin prej tyre që dëgjohet të thotë se Flamur Noka “ka flakadan në xhep”. Kurse deputetja Albana Vokshi ka thënë ”Turp, kontrolloni edhe çantat e grave”. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan…

Read More

Sot do të ketë seancë plenare, por ka tensione në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve. “Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë Bardhi me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!. Momentet e tensionit janë publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB.

Read More

Shoqëruar nga frika prej përmbysjes së strukturës kombëtare të popullsisë vendase, në Mal të Zi nisi regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë. Pas disa shtyrjesh pozita dhe opozita në Malin e Zi arritën një marrëveshje për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave. Drejtoria e Statistikave e Malit të Zi, Monstat njoftoi se në 15 ditët e ardhshme do të jenë në terren nga ora 08:00 deri në orën 20:00 rreth 3.000 regjistrues. Kryeministri i i Malit të Zi, Millojko Spajiç, tha se regjistrimi është përgatitur mirë. “Kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të…

Read More

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip Benz. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa autobusi ka qenë i mbushur me nxënës shkolle. Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun, ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks.

Read More