Author: tirana

Në shumë histori gangsterësh, hekurat e burgut nuk janë gjë tjetër veçse disa barriera të lirisë fizike. Përveç saj, nuk u pengojnë asgjë tjetër. Madje shumë prej tyre, aty në burg, janë fuqizuar edhe më shumë. Kanë krijuar kontakte me botën e krimit jashtë. Kanë drejtuar linja trafiku ndërkombëtar droge. Madje kanë urdhëruar edhe pengmarrje. I tillë ishte edhe Dritan Rexhepi. Në emisionin e datës 19 nëntor, sollëm historinë e Dritan Rexhepit, shqiptarit më të komentuar në Europë e Amerikën e Jugut si i pari që krijoi një kartel droge. Ai sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë…

Read More

Kërkesa e lartë për produkte bujqësore në tregun vendas, por edhe për eksport, ka bërë që disa fermerë të mos respektojnë afatet e karencës, koha e përdorimit të pesticideve. Është kjo arsyeja pse disa tonë kastravecë u kthyen pas nga vendet europiane, pasi rezultuan se janë të dëmshme për shëndetin. Arjan Jaupllari, zv.ministër i Bujqësisë, i bën thirrje fermerëve që të mos bëjnë “hile” të tilla, pasi ata do të humbasin tregun. “Vite më parë ka qenë Greqia, më saktë fermerët në shtetin fqinjë që nuk respektonin kohën e karencës, por i nxirrnin në treg para kohë, duke mos respektuar…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot në Beograd se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është vendimtar. Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se BE nuk duhet të jetë një klub ku të vendoset se cilat vende janë evropiane, teksa ka folur edhe mbi procesin e dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin evropian. “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar, Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive në dialogun e saj me Kosovën. Por ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund të bashkëpunojmë mes njerëzve pragmatikë dhe seriozë”, tha…

Read More

Tashmë është bërë e ditur që Big Brother VIP do të nis nga janari. Gjatë kësaj kohe janë përfolur disa emra që mund të shohim në shtëpinë e famshme. Arbër Çepani është një ndër personazhet që ka marrë ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit. Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj.…

Read More

Prokuroria e Tiranës dorëzoi 56 të akuzuar për krimim të skemave mashtruese dhe fshehje të ardhurave, pasi dyshohet se kanë shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar, duke i shkaktuar shetit disa milionë euro dëm ekonomik. Mes të akuzuarve janë edhe 3 shtetas të huaj që kanë shmangur në këtë skemë tatimet së bashku me shtetas shqiptare nën akuzë. Njëri Harallambis Nikolaidis me shtetësi greke, turku Elham Demirgolu, Francesko Pastore me shtetësi italiane, si dhe 3 kompanitë e tyre ku rezultojnë administratorë, përmes të cilave kryen blerje fiktive për të stumuluar skemën e mashtrimit. Hetimet nisën pesë vjet më parë pasi…

Read More

Tirana po fiton 1-0 kundër Partizanit në derbin e kryeqytetit që nisi me tetë minuta vonesë për shkak të flakadanëve (19:08) në Air Albania. Derbi i kryeqytetit u ndal sërish në minutat 32 dhe 34 për shkak se të dyja tifozeritë u bënë protagonsite. Copa stolash dhe sende të forta fluturuan nga tribunat, me Najdovskin e Tiranës dhe Qirkon e Partizanit që mbetën të dëmtuar. Kryesori Juxhin Xhaja thirri kapitenët për të folur me tifozët dhe duket se ka paralajmëruar një ndërprerje në rast se situata përsëritet. Tirana po fiton 1-0 me gol të Florent Hasanit në minutën e 28-të.

Read More

Nga Xhevdet Shehu Si në atë kohë kur ai ishte i gjithëpushtetshëm, edhe tani pas më shumë se tri dekadash të ndarjes së tij nga jeta, nuk është e lehtë të shkruash për Enver Hoxhën. I himnizuar si askush tjetër, sa ishte gjallë dhe, po aq i anatemuar pas vitit 1990, ai është një nga figurat më tërheqëse për historianët, studiuesit dhe politologët. Vendas dhe të huaj. Në 75-vjetorin e lindjes, ai tha një shprehje lakonike që ishte kuintesenca e figurës së tij: “Mos mendoni se unë jam Zeusi… Jeni ju, pa jemi ne!” Në të vërtetë ai ishte Zeusi…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është shprehur se Sali Berisha nuk vjen dot i vetëm në pushtet. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Berisha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por megjithatë ai nënvizoi se në opozitë duhet një figurë e re që t’u jap shpresë shqiptarëve. “Berisha ka një kontribut të jashtëzakonshëm, një person më i nominuari që mund të jetë sot për sot, por nuk është mjaftueshëm. Unë jam se edhe sikur të jetë një person tjetër, kushdoqoftë ai por që ka dalë nga ky bashkim dhe nga një konkurim ideal ose real,…

Read More

Tirana dhe Partizani duhet të fillonin derbin në “Air Albania” në orën 19:00, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi tifozët kanë ndezur një numër të madh flakadanësh, duke e bërë të pamundur nisjen. Për shkak të tymit të shkaktuar nga tifozët e Tiranës, arbitri Juxhin Xhaja priti tetë minuta për të filluar sfidën. Në nisje të duelit futbollistët dhanë një mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, teksa kishin veshur të gjithë fanella ngjyrë portokalli. Dueli filloi me tetë minuta vonesë.

Read More

Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj. Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja…

Read More

Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e saj, Andin. Vendimi i vështirë për t’u përballur me të birin në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen prej një vendimi të Andit për t’u martuar me një vajzë që e ka njohur në rrjetet sociale. Njohja ndodhi në Instagram dhe brenda 10 muajve, ka ndodhur edhe celebrimi. Përveçse nuk është dakord me formën e njohjes, Anila tregon se prezantimi me familjen e vajzës i ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe. Andi: Unë kam njohur një vajzë në rrjetet sociale, në…

Read More

Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të diele në afërsi të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit të dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesja e mjetit ka mbetur e bllokuar në makinë për disa minuta. Me shumë vështirësi ajo është nxjerrë jashte nga shërbimet zjarrfike dhe është dërguar në spital. Së bashku me të kanë qenë dhe dy 21-vjeçare të cilat ndonse janë nxjerrë menjëherë nga mjeti kanë marrë plagë të lehta. Fatmirësisht të treja vajzat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Read More