Nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. OSHEE njofton se stkimi vjen pasi do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias, për mbarëvajtjen e rrjetit. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: 09:00-13:00 Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko” 10:00-12:00 Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias 12:00-14:00 Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”.
Author: tirana
Chelsea triumfoi me vuajtje ndaj Brighton, 3-2, pasi luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Mudrik. Në minutën e 93-të Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror sulmuesi shqiptar bie keq në fushë, me qafë duke u shtri më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë Brojës së dëmtuar. Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga…
“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, kështu ka deklaruar para gjykatës Naim Murseli, i akuzuar si organizatr për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Murseli ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkshortes së tij Liridona Ademaj. Madje edhe avokati i tij Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje. “I mbrojturi…
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta, thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200…
Nga Armand Plaka Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa në një fakt interesant, të cilin realisht e mesova vetëm nga ky postim: me konkretisht atë që lidhet me faktin se Rumania në vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si hymn zyrtar atë që kishim/kemi dhe ne (muzikën po diskutoj këtu sigurisht dhe jo tekstin). Me iniciativën dhe dëshirën e ish-diktatorit Caushesku u urdhërua/preferua rikthimi në një motiv të vjetër patriotik të kompozitorit Ciprian Porumbescu në gjysmën e dytë dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare në Bukuresht në momentet…
Katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë dy oficerë policie, pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Queens të Nju Jork-ut. Efektivët e policisë në orët e para të së dielës gjetën viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri, ndërsa autori ka goditur me thikë drejt dy policëve para se njëri prej tyre ta qëllonte për vdekje. Në një konferencë për shtyp, policia konfirmoi se mori një telefonatë nga një grua e cila tha se kushëriri i saj po vriste anëtarët e familjes së saj. Dy oficerë u dërguan në adresën e…
Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në aksin Berat-Dimal. Ngjarja ka ndodhur 100 metër larg Rotondos së Damialit dhe mjeti, tip Volswagen, mësohet se sapo kishte dalë nga servisi është përfshirë nga flakët. Babë e bir, që ishin duke u kthyer në shtëpi, nuk kanë pësuar lëndime pasi ata kanë dalë menjëherë nga mjeti, pasi kanë parë që brenda po mbushej me tym. Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikësja, që kanë kryer edhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Një plagosje me thikë është raportuar në Tiranë pranë Kodrës së Priftit. Kunati ka plagosur me thikë kunatin. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
25 gëzhoja kallashnikovi gjeti policia në vendin ku mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua Entjan Nikulaj. 40-vjeçari ra pre e një prite, në dukje të përgatitur mirë nga autorët. Ishte ora 21:30 kur në aksin Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e trenit” automjeti me të cilin po udhëtonte Entjen Nikualaj u godit nga breshëri kallashnikovi. Burime nga grupi hetimor thanë se 40-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë ka marrë plagë të rënda në trup duke bërë që të ndërrojë jetë kap pasi u dërgua në Spitalin e Lezhës. Autorët që besohet se kanë qenë 3 persona…
Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, homologun e Portugalisë, Antonio Costa. Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se kryeministri portugez është një reformator i mirënjohur dhe i vlerësuar. Rama më rej zbardhi edhe detaje nga diskutimi mes tyre, ku në fokus ishin projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali! “Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar,…
Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Do të ndryshojnë dy nga ligjet e rëndësishme të sektorit të ndërtimit, që prekin sidomos zbatimin, mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit. Qeveria ka bërë gati dhe ka hedhur për konsultim publik ndryshime të kërkuara edhe nga sektori i ndërtimit. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues të vitit 2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Sipas propozuesve, këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë zbatimit të ligjit aktual. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, krahas planifikimit dhe zhvillimit urban, do të mbikqyrë…