Çiftet e gjeneratave të reja që vendosin të jetojnë bashkë, ose të martohen, nuk zgjasin shumë dhe ndahen lehtë. Kjo doli duke ekzaminuar tre grupe individësh të klasifikuar në bazë të vitit të lindjes: nga viti 1974 në 1979, nga 1980 në 1984 dhe nga 1985 në 1990. Për ata të lindur në vitet shtatëdhjetë, probabiliteti për të qenë ende së bashku me partnerin e tyre të parë bashkëjetues u gjet të jetë 50%, dukshëm më i lartë se ai i arritur nga më të rinjtë. 25% deri në 27% e çifteve në dy grupet më të vjetra u ndanë…
Author: tirana
Qindra mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor kanë humbur punën e tyre ose u janë ngrirë pagat pasi autoritetet izraelite anuluan lejet e punës dhe vendosën kufizime të rënda në vendkalimet pas sulmeve të 7 tetorit. 182,000 banorë të Gazës që punojnë në Izrael dhe vendbanime iu ndërprenë punësimi, sugjerojnë vlerësimet fillestare nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ndërsa rreth 24% e punësimit në Bregun Perëndimor është humbur gjithashtu ekuivalente me 208,000 vende pune si një rezultat i luftës Izrael-Hamas. Hani Mousa, një asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Birzeit në Bregun Perëndimor, tha se kjo është pjesë e “dënimit…
Presidenti Bajram Begaj uron Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 111-vjetorin e themelimit. Në një mesazh të posaçëm në profilin zyrtar në facebook, Begaj shprehet se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë. Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misonesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm. Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ai u shpreh gjithashtu se angazhimi i ushtarakëve ndaj Atdheut, Nderit dhe…
Këtë të hënë në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi. Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët. Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe senacën plenare ta sabojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara.
Trupi i Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës. Nga ana tjetër, Prokuroria ka bërë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës me kërkesë të familjarëve të Liridonës. Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, u arrestua të premten (1 dhjetor) vetëm disa orë pasi i organizoi ceremoninë mortore gruas së tij. Dyshohet se ai i kishte ofruar 30 mijë euro Granit Plavës për t’i vrarë bashkëshorten.
Motra e të ndjerës Liridona Ademaj ka reaguar në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një pjesë të bisedës së kaluar me të, në të cilën viktima shpreh mbështetjen e saj për gratë dhe dhimbjen në të njëjtën kohë për gratë e trajtuara në mënyrë të padrejtë. Vdekja e Liridona Ademajt ka pikëlluar shumë familjen, kolegët dhe mbarë opinionin publik.
Këtë të hënë Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK në zbatim të masës ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalim i daljes jashtë shtetit”, dhënë ndaj tij nga GJKKO më 20 tetor për aferën Partizani. Në orën 10:00, ish-kryeministri duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Berisha refuzon që të përballet me drejtësinë për këtë aferë dhe deri më tani nuk është paraqitur për masat e sigurisë në muajin nëntor. Ditët që Berisha duhej të shkonte para SPAK, ai ka zgjedhur që të strehohet në Kuvend duke…
Këtë të hënë moti kryesisht i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane. Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas-hershme në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore-juglindore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Dashi Të hënën edhe nëse ka pasur disa mbyllje dhe shqetësime, në fund rezultati do të jetë në favorin tuaj. Muaji dhjetor nisi me dy planetë në aspekt të shkëlqyer, Diellin dhe Marsin, ata japin një dëshirë të madhe për të bërë plane dhe planet, vijnë ditë më të mira për të bërë një takim, për të folur për planet për të ardhmen. Demi Të hënën më të vrullshmit do të donin të kërkonin zgjidhje në qytete të tjera, ju mund të eksperimentoni. Që nga muaji mars Jupiteri ka marrë mbrojtjen e shenjës, sjell aftësinë për të ndriçuar jetën, frymëzime…
Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY” me Nuredin Dumanin. Kapllani po priste dy miqtë e Dumanit, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, t’i çonin një makinë tip “Benz”, që do përdorej për goditjen e Dine Çamit dhe Elton Kilës në Elbasan. Por pasi ka marë lajmin e vrasjes së Kapllanit, Dumani ka udhëtuar urgjentisht nga Elbasani në drejtim të Sinaballaj, duke parë nga distanca vdekjen e mikut të tij, të cilin ai e kishte përdorur për të vendosur armën tip “TT” në servisin e Seit Manahasës në Peqin. Kjo armë ishte përdorur nga Skerdi Tase në vrasjen e Emiljano Ramazanit në muajin korrik 2020, raporton “Ora News”. I tronditur nga ajo që…
Ashtu si dhe pritej, tifozët pas ndeshjes kanë shkaktuar tensionet në ambientet e stadiumit“Air Albania”. Tifozët e bardhebluve dhe Partizanit janë përplasur me njëri-tjetrin, gje e cila ka sjellë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të FNSH. Nga pamjet e publikuara nga mediat shihen stola të thyer, ndërsa tifozët sulmojnë kundërshtarët me sende të forta.
Derbi Partizani-Tirana u mbyll në rezultatin 1 me 1. Përgjegjës për golat ishin Florent Hasani e Albers Keko, me Hasanin që tundi rrjetën e “Demave” në minutën e 28’-të të sfidës, ndërsa Keko barazoi gjithçka në minutën e 80’-të për të ndarë pikët me rivalët e qytetit, në një përballje të tensionuar. Mirëpo, tensioni në këtë derbi e dhuruan momentet e nxehta e plot grintë përgjatë 90 minutave, ku si zakonisht nuk mund të mungonte as dhuna, fillimisht e tifozëzëve e më pas mes lojtarëve. Episodi i parë i dhunës u shënua në pjesën e parë, ku tifo-grupet e të…