Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana e Partizani ndajnë pikët në “Derbin e Kryeqytetit”

21:36 / December 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6901
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Derbi Partizani-Tirana u mbyll në rezultatin 1 me 1.

Përgjegjës për golat ishin Florent Hasani e Albers Keko, me Hasanin që tundi rrjetën e “Demave” në minutën e 28’-të të sfidës, ndërsa Keko barazoi gjithçka në minutën e 80’-të për të ndarë pikët me rivalët e qytetit, në një përballje të tensionuar. Mirëpo, tensioni në këtë derbi e dhuruan momentet e nxehta e plot grintë përgjatë 90 minutave, ku si zakonisht nuk mund të mungonte as dhuna, fillimisht e tifozëzëve e më pas mes lojtarëve.

Episodi i parë i dhunës u shënua në pjesën e parë, ku tifo-grupet e të dyja skuadra hodhën sende të forta drejt lojtarëve, Filip Najdovski të Tiranës e Pano Qirko të Partizanit, me kapitenin “Bardheblu”, që mori një goditje në shpatull, ndërsa “gardiani” i “Të Kuqve” u godit me copa stolash në këmbë, megjithatë gjithçka u mbyll me aq dhe nga tifozët nuk pati më shqetësime.

Përsa i përket lojtarëve përplasje goxha e fortë ishte ajo e minutës së 70’-të të sfidës, mes anësori së mbrojtjes së Tiranës, Albi Doka me mesfushorin e “Demave të Kuq”, Arinaldo Rrapaj, ku shkak u bë një ndërhyrje e gabuar e Rrapajt, teksa për të ndalur “vrullin” e përplasjes është dashur edhe ndërhyrje e dy stafeve teknike të skuadrës, të cilët sheshuan menjëherë situatën, për të rifulluar lojën rregullisht, veçse kësaj radhe me të dy lojtarët të ndëshkuar me karotonin e verdhë nga arbitri Xhaja.

Ndërkaq, ky rezultat nuk ndikon asgjë një renditjen e Superirores, me “Bardheblutë” që mbeten në vendin e 3-të të renditjes, kësaj radhe me 22 pikë, ndërsa “Demat e Kuq” të Partizanit ngjiten në kuotën e 29 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e 2-të të renditjes, 4 pikë më pak se Egnatia e vendit të parë.

partizani tirana tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.