Author: tirana

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin. Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo. Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnia. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pra, gjumi i tepërt nuk…

Read More

Në komisariatin e Policisë në Librazhd ka mbërritur një telefonatë. Një qytetar ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij. Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë. “Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia.

Read More

UEFA ka nisur hetimin për audion e skenës së seksit, që u dëgjua një ditë më parë gjatë hedhjes së shortit Euro 2024. Zhurmat u dëgjuan në kohën kur u zbulua emrin i Zvicrës, që iu bashkua Grupit A me Skocinë, Hungarinë dhe Gjermaninë mikpritëse. Një incident i ngjashëm ndodhi në BBC në ndeshjen e janarit për Kupën FA mes Liverpool dhe Wolves.

Read More

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, policia njoftoi një plan masash. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: – Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi…

Read More

Efektivët e Policisë së Kurbinit kanë arrestuar një 43-vjeçar me iniciale E.Ç., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë teksa kryente punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, për të zgjeruar lokalin e tij lokal, të cilin e kishte në sheshin qendror të qytetit të Laçit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Leximi i fjalëve me zë të lartë që të rriturit shkruajnë në një tabletë mund të mos jetë mënyra se si shumë fëmijë kalojnë ditëlindjet e tyre të dyta, por Isla McNabb nga Kentaki e festoi ditëlindjen e saj të dytë pikërisht në atë mënyrë, gjë që mund ta bëjë atë anëtaren më të re të Mensa. Duke folur për Librin e Rekordeve Guinness, prindërit e Islës, Jason dhe Amanda McNab, thanë se e kuptuan se inteligjenca e vajzës së tyre duhej të vlerësohej pasi kushëriri i saj i dha asaj një tabletë si dhuratë për ditëlindjen e saj të…

Read More

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja Liridona Murseli – Ademaj, ku vrasjen e saj dyshohet se e planifikoi bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta, së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi. Lejas Cafe – në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare. “Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2…

Read More

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë Samanta Karavella. Artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe jo vetëm… Së fundmi është bërë i ditur lajmi se këngëtarja ka marrë vendimin të tërhiqet nga Festivali i Këngës por cila është aryeja? Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeçe. Kënga…

Read More

Gianlugi Donnarumma u bë protagonist në sfidën mes Le Havre dhe PSG në kampionatin francez, pasi doli me karton të kuq që në minutën e 10’ të sfidës pas një ndërhyrje tepër të gabuar ndaj një kundërshtari. Portieri italian kishte dalë nga porta e tij dhe kërkoi të largonte topin, por nuk e arriti topin. Ai zgjati këmbën e tij dhe goditi me një shkelm në fytyrë kundërshtarin, me arbitrin që nuk nguroi dhe e ndëshkoi menjëherë me një karton të kuq, duke i lënë parizienët me 10 lojtarë. Megjithatë, miqtë gjetën golin e avantazhin në minutën e 23-të me…

Read More

Një kullë mesjetare në qytetin italian të Bolonjës është mbyllur për shkak të frikës se mund të shembet. Autoritetet kanë filluar të ndërtojnë një gardh 5 metra të lartë rreth kullës Garisenda të shekullit të 12-të për të mbajtur mbeturinat në rast se bien. Kulla 47 metra anon në një kënd prej katër gradësh dhe gjatë monitorimit është zbuluar se është zhvendosur mjaftueshëm sa për të qenë një kërcënim për banorët që mund të frekuentojnë atë zonë. Këshilli i qytetit tha se situata është “jashtëzakonisht kritike. Për pasojë, ato kanë nisur zbatimin e një plani të mbrojtjes civile për të…

Read More

Për disa shenja të horoskopit,dhjetori do të jetë muaji më shpresëdhënës dhe më i këndshëm i vitit, pasi do t’i mbushë me para. Në veçanti, edhe pse kaluan një vit mjaft të vështirë, i cili pati disa pengesa, muaji i fundit i 2023-ës do t’i kompensojë edhe më shumë, duke u dhënë mundësinë të fillojnë me specifikimet më të mira për vitin 2024. Në fakt, këto shenja do të mund të kalojnë një kohë shumë të këndshme gjatë festave, gjë që do t’i bëjë të marrin frymën që kishin aq shumë nevojë, ndërsa në të njëjtën kohë do t’i bëjë…

Read More

Policia e Shtetit finalizoi 104 megaoperacione dhe operacione gjatë muajit nëntor duke vënë në pranga 700 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në bilancin e punës për muajin nëntor, Policia nënvizon angazhimin shumëdimensional të të gjitha strukturave në shërbim të qytetarëve dhe në interes të imazhit të vendit. “Duke patur si motivacion këtë angazhim, si dhe punën, besueshmërinë dhe integritetin e demonstruar për finalizimin e operacioneve ndërkombëtare, Policia e Shtetit shqiptar fitoi çmimin “Ekselenca 2023”, si partneri më i mirë ndërkombëtar i homologëve britanikë, në një garë ndërmjet 64 agjencive policore nga e gjithë bota”, thueht në njoftimin për shtyp…

Read More