Një 31-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Beratit ndërsa babai i tij është proceduar penalisht. Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje. Njoftimi: Berat/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga to. Sekuestrohen 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese, 56 650 euro që dyshohet se kanë burim veprimtari të kundërligjshme, 1 armë…
Author: tirana
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Elbasanit pasi aksidetuan për vdekje dy shtetas. Në një rast, një 16-vjeçar pa patentë përplasi një të moshuar që ishte kalimtare në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen. Në një rast tjetër, një 49-vjeçar banues në Belsh, aksidentoi për vdekje një shtetas, që ecte me motomjet. Njoftimi: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për 2 aksidentet rrugore, të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve: -B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S.…
Mamaja e Macaulay Culkin në ekran, Catherine O’Hara kishte një biletë në rreshtin e parë kur aktori i ‘Home Alone’ mori yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’ më 1 dhjetor. 43-vjeçari Culkin, luajti rolin kryesor në filmin “Home Alone”, Kevin McCallister në vitin 1990 dhe vazhdimin e tij në 1992, së bashku me O’Hara-n, në rolin e nënës së tij, Kate. O’Hara preku me butësi fytyrën e Culkin-it, njëlloj si në filmin ikonik të krishtlindjeve, teksa mbante një fjalim të përzemërt për aktorin, 33 vjet pas takimit të tyre të parë. Culkin-it iu bashkua në ceremoni partnerja Brenda…
Dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari, Entjan Nikulaj, çka do të thotë se bëhet fjalë për një atentat të mirë organizuar. Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë tre persona. Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët. Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë…
Durim Tosku është arrestuar pas shkarkimit nga posti i drejtorit të burgut të Fushë-Krujës. 52 vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve urdhëroi shkarkimin e tij. “Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit…
Dj Sardi flet shumë rrallë për jetën private dhe nuk na ndodh shpesh ta shohim të emocionuar, por mund të themi se sot qau mjaftueshëm. Ai nuk i mbajti lotët teksa fliste për familjen dhe dashurinë e tij më të madhe, të birin. Unë kam një punë që jam shumë shpesh larg dhe kur jam në shtëpi dhe kur kam kohën e lirë mundohem që ta kaloj gjithmonë me të. Dalim, blejmë makina, pimë një kafe bashkë,” -tha Sardi para se të shpërthente në lot. Më pas ai vazhdoi me zërin që i dridhej: “Djali është dashuria ime më e…
Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30. Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. “Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha dje për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës…
Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Aeroporti njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës. Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih. Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht. Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të preket deri të hënën. Policia të shtunën u kërkoi…
Adoleshentët shqiptarë hyjnë fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg dhe të ndihmojnë kërkesën e tyre për azil, zbulon tabloidi “MailOnline”. Të rinjtë e dëshpëruar sipas medias britanik po përfundojnë në disa kafene që përdoren si mbulesë për aktivitete të paligjshme nga bandat si ajo Hellbanianz dhe shume shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të shpërndarë drogë në pronat e Britanisë. Të vëzhguar nga afër nga bandat, adoleshentët punojnë për të shlyer borxhin e tyre ndaj kontrabandistëve të njerëzve përpara se të dërgojnë para…
Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive mbi Khan Younis në Gazën jugore, ndërsa banorët e përshkruan atë si bombardimin më të rëndë të luftës. Njerëzit në zonat lindore të qytetit u është thënë nga ushtria izraelite që të evakuohen më tej në jug. Izraeli beson se disa liderë të Hamasit janë në qytet, ku shumë civilë janë strehuar pasi janë larguar nga veriu.Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 193 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelite. Të premten, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) rifilluan ofensivën e tyre kundër Hamasit në…
Ditën e diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndrueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit. Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Dashi Qëndroni të përqendruar në detyrat që keni në dorë në vend që të humbisni në një ëndërr. Me shumë mundësi, nuk do ta keni të vështirë të qëndroni në rrugën e duhur sot – në fakt, ju keni potencialin për të bërë shumë. Ju jeni në gjendje të arrini më shumë sesa mendoni. Demi Projekti për të cilin po punoni aktualisht ka marrë një kthesë që nuk e keni parashikuar. Mendoni dhe shikoni se kjo rrugë e re është në të vërtetë për më të mirën. Aspekti sentimental parashikohet të jetë në formën e duhur. Binjakët Niveli juaj i…