Author: tirana

Personi që shihni në foto është Eno Nikulaj, që u vra mbrëmjen e kësaj të shtune në atentatin në Lezhë. Nikulajt i bënë pritë në dalje të Lezhës, ndërsa autorët u larguan në drejtim të paditur duke djegur makinën pranë Rinasit. 40 vjeçari Eno Nikulaj, ishte djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, që u vra në prill të këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Read More

Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska, është shkarkuar nga detyra. Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, Toska është shkarkuar nga ministri i Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore. “Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë”,njofton MD.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë, ku ka mbetur i vrarë një person. Mësohet se viktima është Eno Nikulaj, i cili është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin. Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.

Read More

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Nga 1 000  delegatë, kundër Berishës votuan vetëm 55 demokratë. Lexo edhe: https://tirananews.al/votebesimi-i-sali-berishes-si-kryetar-i-pd-se-ne-kuvendin-kombetar-te-rithemelimit-nis-procesi-i-numerimit-te-votave/

Read More

Nënkryetari i PD, Oerd Bykylkbashi, ka qenë ai që ka paraqitur për miratim sot para Kuvendit Kombëtar të PD, Rezolutën e Partisë Demokratike, me anë të së cilës, Partia Demokratike e Shqipërisë miraton si doktrinën e saj, dokumentin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme. Në fjalën e tij, Bylykbashi solli në vëmendje një moment kyç të rrugës që zgjodhi në jetë. MESAZHI I BYLYKBASHIT NE KUVEND: NUK KA KTHIM PAS NGA 11 DHJETORI I nderuar kryetar i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha Të nderuar deputetë Të nderuar delegatë Dy vjet më…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët për fjalimin që mbajti sot në Kuvendin e PD-së edhe e bija e tij, Argita, tha: “Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta,” nënvizoi Berisha.

Read More

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar. Policia njofton se i plagosur ka mbetur 20-vjeçari E.K, i cili është dërguar në spitalin e Traumës. Ai ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. “Në pranga kanë rënë shtetasit Jozef Çaku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Kolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, njofton policia. Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të…

Read More

Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Devolli është rikthyer edhe njëherë në qendër të medieve. Policia lokale bën të ditur se Arapi dhe 22-vjeçari Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit. Kaq ka mjaftuar që Arapi të përplasë makinën e 22-vjeçarit dhe ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e Arapit. Per të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22…

Read More

“Mashtrime ordinere për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit“, e ka cilësuar Partia Demokratike zyrtare, Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Berisha. Më anë të zëdhënëses, Mirela Karabina, PD-ja e Bashës pyet Berishën pse nuk përmendi zgjedhjet lokale të majit teksa risjell po ashtu, arsyet se përse ish-kryeministri është shpallur “non-grada” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Fjala e plotë Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe…

Read More

Ervin Salianji paçka bashkëpunimit në aksionin në Kuvend, sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Në Facebook, ai shprehet se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve. “Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës,…

Read More

Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Zv/kryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet. ”Ne presim një lajm të mirë për miratimin e kredisë dhe një granti për ndërtimin e rrugës Durrës Rrogozhinë dhe do të kemi shumë projekte. Kemi prioritet standardet në realizimin e investimeve dhe po punojnë edhe me veprat e tjera”. Në këtë aks po punohet për detajet e fundit, vijëzimin dhe sinjalistikën, duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për…

Read More