Sali Berisha nga Kuvendi i tij Kombëtar, bëri një analizë të situatës politike në vend, ndërsa theksoi se në krye të qeverisë udhëheq një bandë. Gjatë fjalës së tij para delegatëve dhe anëtarëve të PD-së, por edhe të ftuarve, Berisha tha se kjo është një kohë e zezë për vendin. “Ardhja juaj sot në këtë Kuvend, është dëshmi e vazhdimit të lidhjeve mes dy forcave politike (për deputetin e Forca Italia), mes Forca Italia dhe PD-së, miqësi dhe bashkëpunim që nisi që në ditët e para të themelimit të kësaj partie nga i pavdekshmi Sivlio Berlusconi. Të dashur delegatë të…
Author: tirana
Naim Murseli i arrestuar si porositës i vrasjes së gruas së tij Liridona Murseli shfaqej në rrjete sociale duke ekspozuar dhe jetën e luksit që bënte ndërsa shpesh postonte foto nën shoqërinë e VIP-ave.
Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha është zgjedhur komisioni i Drejtimit të punimeve si dhe Komisioni i Mandateve. Mësohet se Komisioni i Drejtimit të Punimeve përbëhet nga;Luçian Boci, kryetarAnëtarë; Lindita Metalia, Sorina Koti, Greta bareli, Elda Hoti Komisioni i Mandateve përbëhet nga;Ledio Nuraj, kryetarAnëtarë; Adriana Kalaja dhe Franc Nuri
Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që të organizohen marshime, në shenjë solidariteti për rastin, por dhe për të dënuar dhunën dhe vrasjen në familje e shoqëri. Sipas njoftimit, marshimi do nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Një episod tensionues është shfaqur në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, ku afërsia në mes të Santiana Malokut dhe Bucit ka marrë një kthesë të re dhe të papritur. E fejuara e Bucit, hyri të premten brenda në shtëpinë dhe pa të ngurruar udhëzoi Bucin që të distancohet nga Santiana. Ajo i sugjeroi që të ndryshojë lojën e tij dhe të mos i afrohet më Santianës, çështje që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë. Ndërkohë, për të rënduar edhe më shumë situatën, i dashuri i Santianës, i cili fillimisht kishte shprehur vendosmërinë për të…
Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave. Një 46-vjeçar nga Durrësi tentoi të nxirrte jashtë vendit tonë 19 350 euro, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Gjatë kontrollit të detajuar atij iu gjetën dhe sekuestruan paratë, ndërsa ndaj tij nis procedimi në gjendje të lirë. Njoftimi i Policisë Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.…
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, do të mbledh këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar. Punimet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Në këtë Kuvend do marrë pjesë për herë të parë edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha. Kurse nga shtëpia do ta ndjekë Jamarbër Malltezi, pasi është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje të cilat lidhen me mosbindjen civile të dekaluar nga vetë Berisha këto ditë. Por në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, PD-ja nuk do të jetë plotësisht e bashkuar, pasi nuk do të ketë praninë e pjesës…
Sot, duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i fazës finale të “Euro 2024” dhe Shqipëria mëson kundërshtarët. 21 skuadrat e kualifikuara deri më tani dhe 3 të tjerat që do të dalin nga përballet e play-off janë të ndara në 4 vazo me nga 6 ekipe dhe do të shortohet me njëra-tjetrën për të përcaktuar 6 grupet me nga 4 skuadrat të Gjermani 2024. Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë me të cilat nuk mund të përballemi. Në vazon e parë janë ekipet e forta duke nisur me Gjermaninë organizatore…
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 22-vjeçar, pasi akuzohen se shisnin doza kanabsi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. 23-vjeçari i identifikuar si Jurxhini Sada, pasi ka parë uniformat blu ka hedhur nga dritarja e automjetit tip “Benz”, të cilin po drejtonte, një sasi kanabisi dhe një dorezë hekuri, dhe ka tentuar të largohej por pa sukses. Gjatë kontrolleve në banesën e dy vëllezërve policia ka gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë, ku një 46-vjeçar ka goditur më thikë të vëllanë e tij. Sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk dihet se për çfarë debatuan vëllezërit që degradoi në përdorimin e thikës. 46-vjeçari E.M ka rënë në prangat e policisë, ndërsa i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila u varros në varrezat e familjes Murseli. “S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin. Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli. ”I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e rrugës së Çekrezës në Zall Herr, një aks rural që të shpie në liqenin e Çekrezës dhe më tej lidhet me Niklën. “MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të rrugës së re te Liqeni i Çekrezës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Veliaj. Përfundimi i këtij aksi pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo verëm i afron më shume me tregjet, por e kthen zonën dhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj.…