Gazetari Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri. Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë. Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.…
Author: tirana
Çfarë vendoset nesër në shortin e futbollit për Euro2024 në Hamburg? Si kualifkohen tre vendet e mbetura? Si do të ndahen biletat? Gjermania do të jetë vendi mikpritës i Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024. Kjo është hera e dytë që nga viti 1988. Kampionati fillon më 14 Qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, dhe mbyllet më 14 Korrik 2024 me finalen në Berlin. Cilat vende janë kualifikuar? Gjithsej do të marrin pjesë 24 ekipe kombëtare në Euro2024. Përveç skuadrës së vendit mikpritës, pra, kombëtares gjermane, deri më tani janë kualifikuar: Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Italia, Kroacia, Holanda, Austria,…
Mundësia e zgjatjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit u rrëzua pasi grupi militant nuk dha listën me emrat e grave dhe fëmijëve për t’u liruar, deklaroi ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon. “Ne pamë më shumë se 100 pengje duke u kthyer në familjet e tyre, kryesisht gra dhe fëmijë. Fatkeqësisht, Hamasi zgjodhi të ndalonte këtë lloj marrëveshjeje që kishim me ta. Ata nuk ishin të gatshëm të na dërgonin emrat e grave dhe fëmijëve. Pra, është për të ardhur keq. Ne rifillojmë luftën,”-tha ai për CNN. Danon tha se Izraeli mund të vazhdojë të angazhohet në negociatat e…
Makina e Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Makina është djegur në zonën e Alliasit, ku dhe Braçi banon me familjen e tij. Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e shkakut të zjarrit. “Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia. Por sipas 30-vjeçarit zjarri ka qënë i qëllimshëm. “Po nuk e…
Kejsi Tola dhe Samanta Karavella u tërhoqën nga gara pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali. Pas performancës mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së: “Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha…
Në ditën kur është varrosur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit. Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim. Murseli mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të Liridonës që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar të pamen. Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet…
Kryeministri Edi Rama: Në episodin 12 të sezonit të dytë të Podkastit “Flasim” kam privilegjin të kem këtu me mua një tjetër yll të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarisë. Një zë i mahnitshëm, që si disa të tjerë zëra, por më pak i njohur si i tillë këtu në Shqipëri, Ramë Lahaj. Thashë diçka gabim që u vrenjte pak? Ramë Lahaj: E the shumë mirë! Kryeministri Edi Rama: Sepse besoj që nuk jam i vetmi injorant që të njoha me vonesë në koncertin që bëre në Ulqin, ku pata fatin dhe unë të isha ndër të ftuarit edhe të isha dhe unë ndër të…
Si skenar filmi është krimi tragjik në Prishtinë dhe ngjarja me të drejtë të kujton rastin “Babis”. Piloti grek i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe e inskenoi si grabitje që kishte shkuar keq. Teksa në rastin e Babis Anagnostopoulos hetuesve iu desh një muaj për të zbuluar të vërtetën, në rastin e Murselit “shfaqja” zgjati shumë pak. 30-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës. Ajo udhëtonte me makinë me burrin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë.…
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, do të mbledh këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar. Punimet do të zhvillohen në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Në organin më të lartë vendimmarrës të PD, delegatët do të votëbesojnë Sali Berishën, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Në zbatim të statutit të partisë, vota e delegatëve do të vendosë nëse Berisha do të vijojë ose jo në krye të PD. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje të cilat lidhen me mosbindjen civile të dekaluar nga vetë Berisha këto ditë. Por në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, PD-ja…
Dashi Ju pret një fundjavë shumë pozitive nga pikëpamja sentimentale. Një lajm i mirë vjen si për beqarët ashtu edhe për çiftet. Kënaquni ndjenjat tuaja. Demi Gjatë orëve në vijim tregohuni shumë të kujdesshëm në fushën sentimentale. Koha e duhur për t’u dashuruar ende nuk ka ardhur. Faji nuk është t’i vihet fatit, por vetes, qëndrimit tuaj mbrojtës. Mundohuni të hapeni pak më shumë dhe të bëni miq të rinj. Binjakët Fundjava premton të jetë pasionante dhe shumë prej jush gjithashtu do të mund të rizbuloni vlerën e të qenit çift. Ata që kanë pasur probleme ose janë sëmurë do…
Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura si dhe garantimin e votës së diasporës. Edhe pse ky komision i ngritur që në shkurt të vitit 2022 nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe nuk ka funksionuar normalisht, Alibeaj, që pas përçarjes së opozitës përfaqëson Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, kërkon ndryshime esenciale në Kod. Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme…
Vrasja e Liridonë Murselit ka marrë sot një tjetër kthesë, të denjë për një skenar filmi! 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Ajo udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje . Një ngjarje, rrethanat e së cilës që në fillim ishin të paqarta, por që me kalimin e orëve nisën të merrnin një tjetër…