Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura si dhe garantimin e votës së diasporës. Edhe pse ky komision i ngritur që në shkurt të vitit 2022 nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe nuk ka funksionuar normalisht, Alibeaj, që pas përçarjes së opozitës përfaqëson Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, kërkon ndryshime esenciale në Kod. Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme…
Author: tirana
Vrasja e Liridonë Murselit ka marrë sot një tjetër kthesë, të denjë për një skenar filmi! 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Ajo udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje . Një ngjarje, rrethanat e së cilës që në fillim ishin të paqarta, por që me kalimin e orëve nisën të merrnin një tjetër…
Prej muajsh, këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave nuk paguhen. Kjo për shkak të një problemi ligjor. Për të zgjidhur këtë ngërç është depozituar në kuvend një projektligj. “Pas një ndryshimi që kemi bërë në ligjin për pushtetin vendor, kemi bërë një gabim të trashë atje. Nuk e di. Ashtu ka ardhur nga qeveria, ashtu e kemi miratuar ne. Thuhet që këshilltarët marrin 10% të kryetarit të këshillit Kryetari Këshillit Bashkiak nuk ka rrogë”, tha Braçe. Për të zgjidhur këtë ngërç që ka lënë pa rrogë prej muajsh rreth 1 mijë e 600 anëtarë të këshillave bashkiakë në gjithë vendin,…
Shoferi i automjetit i cili përplasi efektivin 20-vjeçar të policisë, Mariglen Allkën, teksa kalonte vijat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ditën e djeshme, ka dhënë sqarimet e para mbi arsyen e tejkalimit të shpejtësisë. Antonio Frroku, 30 vjeç, është shprehur se arsyeja e drejtimit të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, ka qenë se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij. Gjatë arrestimit shoferi 30-vjeçar rezultoi të ishte i dehur në masën 40%. Polici 20-vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ka qenë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut…
Në vitin 2040 vetëm një çift në katër do të ketë fëmijë. Është ky raporti më i fundit i censusit italian, sipas të cilit të moshuarit e nesërm do të jenë gjithnjë e më shumë pa trashëgimtarë dhe gjithnjë e më shumë vetëm. Sipas raportit në vitin 2040, çiftet me fëmijë do të ulen në 25.8% të totalit që tregon se deri në atë datë numri i familjeve me një person do të rritet në 9.7 milionë (37%). Nga këta, ata që përbëhen nga të moshuar do të jetë pothuajse 60% (5.6 milionë). Dhe 10.3% e të moshuarve do të…
Behgjet Pacolli shprehet i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridona Murselit. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se fëmijët dhe familja i dhanë sot lamtumirën e fundit asaj. Po ashtu, ai përgëzoi policinë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë pas këtij akti, Pacolli thotë se, duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal. “Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe…
New York Times pretendon se zyrtarët izraelitë e dinin për planin e sulmit të 7 tetorit, që kryen militantët e Hamasit në Izrael, një vit përpara se të ndodhte. Sipas një raporti, zyrtarët izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin, në të cilën mbetën të vrarë 1200 persona. Gazeta pretendon se zyrtarët që i panë planet i hodhën poshtë si “aspirative, duke e konsideruar atë shumë të vështirë për Hamasin për t’i realizuar”. Raportohet se një dokument prej 40 faqesh përshkruante, goditje pas goditjeje, pikërisht të njëjtat veprime që kanë ndodhur më 7 tetor. “Hamasi e ndoqi planin…
Granit Plava ka pranuar autorësinë e vrasjes së Liridona Murselit, ndërsa për këtë ngjarje makabre është paguar 30 mijë euro nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit, Naim Murseli, është vënë në pranga nga blutë e Kosovës. Detajet bëhen të ditura nga mediat, ku gjithashtu raportohet se autori dhe bashkëshorti i viktimës janë fiksuar nga disa kamera sigurie duke u takuar me njëri-tjetrin. Mediat shkruajnë se besohet që në këtë takim është përgatitur dhe plani për vrasjen e 33-vjeçares. Ngjarja fillimisht u raportua nga autoritetet si grabitje me pasojë vrasjen, por hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë pasditen e kësaj të…
Policia e Kosovës, ka arrestuar mbrëmjen e sotme, 1 dhjetor dy persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje, 29 nëntor. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Siç raporton Koha, Granit Plava, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë. Lexo edhe: Si u thur plani për t’i marrë jetën Liridona Murselit/ Autori: I shoqi më ofroi 30 mijë…
Skandali i basteve në platforma ilegale është përhapur me shpejtësi në Itali. Il Mattino ka zbuluar se bastet janë shtrirë edhe në ligat inferiore. Bastet kanë mbërritur edhe në Campania, konkretisht në ekipin e Beneventos. Tre ish-lojtarë të klubit që tani luan në grupin C të Serisë C dhe një i regjistruar aktualisht për verdhekuqtë janë përfshirë në hetim. Ky është Christian Pastina, të cilit mëngjesin e djeshëm i është bërë një vizitë nga Guardia di Finanza për kontroll, duke iu sekuestruar të gjitha pajisjet digjitale. Mbrojtësi 22-vjeçar mohoi çdo përfshirje. Emrat e tjerë janë: Francesco Forte i Cosenza, Gaetano…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar takimet me qytetarë dhe grupe interesi për prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2024 me fokus te arsimi dhe kultura. Gjatë këtij takimi Veliaj foli edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. “Teatri i Ri Kombëtar është konceptuar jo vetëm me një sallë të madhe, por edhe me salla të tjera, më të vogla, që mund të jepen për aktivitete, me salla pritje etj. Nëse na mban koha, themelet e teatrit i hedhim këtë dimër, duke qenë se ka një volumetri masive. Plani është që teatrin ta përfundojmë deri në 2026-n,…
Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës, si person i dyshuar në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. Ajo u vra pasditen e së mërkurës, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës, teksa ndodhej në veturë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, ish-këshilltarin e Behgjet Pacollit, Naim Murseli. Ngjarja u dyshua si një grabitje, teksa një person i ndaloi në rrugë dhe u mori sendet me vlerë. Më pas, grabitësi i dyshuar qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen Liridona Murselit. Dyshimet u ngritën menjëherë për mënyrën se si ajo mbeti e vrarë në…