Një fëmijë i mitur është përplasur nga një mjet i ‘Breçani Security’ ditën e sotme në Burrel. Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Fiat”, që merret me transportimin e vlerave monetare, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur. I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 101.17 lekë, duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 25 korrik të këtij viti. Tashmë, kursi ndodhet shumë pranë nivelit minimal historik prej 100.49 lekësh, që u regjistrua në 20 korrik të këtij viti. Leku vazhdoi të forcohej edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ra më tej në vlerën e…
Kompania Meta që ka në pronësi Facebook tha se ka shkatërruar një rrjet me mijëra llogari të rreme me bazë në Kinë. Përdoruesit u hoqën si amerikanë dhe kërkuan të përhapnin përmbajtje polarizuese rreth politikës amerikane dhe marrëdhënieve SHBA-Kinë. Ndër temat për të cilat rrjeti postoi ishin aborti, çështjet kulturore dhe ndihmat për Ukrainën. Meta nuk specifikoi nëse llogaritë kishte lidhje me zyrtarët e Pekinit por tha se kishte parë një rritje të llogarive të rreme me bazë në Kinë përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, raporton BBC. Kina tani është burimi i tretë më i madh i rrjeteve…
Aplikacioni ‘SKY’ zbërthehet nga autoritetet belge dhe franceze. Nga zbërthimi i aplikacionit ‘SKY’ janë arrestuar disa zyrtarë. Dy prej tyre janë Dedan Gjoni, Oltion Bistri. AMP në një njoftim publik bën me dije policët që kanë përdorur aplikacioni rrezikojnë përjashtimin nga radhët e Policisë. Sakaq i bën thirrje që kushdo polic që ka përdorur aplikacionin, ta deklarojë.
Planetëve nuk u intereson nëse keni qenë keq apo jo këtë vit, sepse astrologjia e dhjetorit premton t’u sjellë të gjitha shenjave disa mundësi të fuqishme. Disa, sigurisht, do të ndiejnë në maksimum favorin e yjeve me aftësitë e tyre të reja për të arritur përsosmërinë. Cilat janë shenjat më me fat të dhjetorit festiv? DemiQë në ditën e parë të muajit, me hyrjen e Mërkurit në Bricjap, filloni të shpëtoni nga frika dhe pasiguritë. Tani do të mund t’i përballoni situatat me më shumë optimizëm dhe realizëm. Mundësitë për të ardhmen janë të shumta dhe emocionet do t’ju pushtojnë…
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e reja janë aplikuar 5 javë më herët. Janë një sërë markash që kanë bërë një rritje të unifikuar në 20 lekë për paketë. Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë. Referuar të dhënave të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne fshatin German të Matit. Një 55-vjeçar është gjetur i varur në derën e kasolles të bagëtive. ‘Artan Duka, babai i tre fëmijë është gjetur nga komshinjtë. Menjëherë pas konstatimit kanë lajmëruar policisë. Uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes, për zbardhjen e plotë të rastit.
Ish-kryetari i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka thënë se ambasada amerikane ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit. “Aktive për ndikimin politik ka qenë gjithmonë ambasada amerikane, sepse ata janë më të drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre. Kanë rol edhe në jetën politike shqiptare.” – u shpreh Elezi i ftuar në FaxNews. Gjithashtu, ai foli edhe për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës, duke thënë se nëpërmjet veprimeve të deritashme që kanë rezultuar me shkatërrimin e PD-së, Berisha ka vërtetuar gjysmën e akuzës së SHBA-ve në argumentin e tyre për shpalljen “Non Grata”. “Ata e realizuan atë…
Mbi 65 mijë pensionistë në Qarkun e Korçës pritet të përfitojnë shpërblimin e fund vitit nga Qeveria Shqiptare në vlerën e 5 mijë lekëve. Specialisti Riza Ashimi bën me dije se gjithë dokumentacioni tashmë është gati ndërsa janë në pritje të VKM-së i cili do të përcaktojë se kur do të nisë shpërndarja. Ashimi shpjegon se janë disa kategori pensionistësh që do të përfitojnë këtë shpërblim. Ndërkohë pensionistët janë në pritje të këtij shpërblimi.
Fjalë zemre të një nene kushtuar djalit të saj. E tillë është letra e kësaj nëne kushtuar vogëlushit të saj, i cili dyshohet se u infektua në QSUT gjatë shtrimit në spital me virusin vdekjeprurës Hiv. Në ditën botërore kundër Hiv/Aids, nëna e re ka treguar peripecitë dhe dramën me të cilën u përball kur mori vesh se djali i saj, tashmë 2 vjeç e ca, ishte infektuar me këtë virus. Ndërkohë, ajo tregon se pasi humbi shpresat, arriti të rimerrte forcë dhe të luftonte për të birin, motivin e jetës së saj. Kujtojmë se rasti në fjalë është denoncuar…
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në rrjetet e saj sociale në Instagram ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku. ‘Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.’- shkruhet në postimin e aktores. Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë 2 vite më parë. Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard. Nga ana tjetër Rudina…
Tirana dhe Partizani luajnë të dielën në orën 19:00 në “Air Albania” derbin e kryeqytetit për javën e 15-të në Superligë. Përballja do jetë e 199 mes tyre në histori, në të gjitha kompeticionet. Në prag të derbi duket se situata është e tensionuar në kampin bardheblu. Drejtuesit kanë vendosur të pezullojnë mesfushorin Ardit Hila. Shtypi i shkruar bën me dije se për shkak të tensioneve me tifozët në sfidën kundër Kukësit, Hila nuk është pjesë e ekipit të parë duke mos u lejuar as në dhomat e zhveshjes. Lojtari stërvitet veçmas dhe as dje nuk ishte në përgatitje me…