Liridona Murselit, 30-vjeç, sot u përcoll për në banesën e fundit. Vjehrri i saj, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, i moshuari tha se familja është e tronditur. Ai tha se ka disa variante për ngjarjen, ndërsa shtoi se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re. “Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është…
Author: tirana
Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e PD-së, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen në vend. Ai tha se futja e vendeve të Ballkanit në BE, është zgjidhja e problemeve 100-vjeçare. “Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të…
Shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho del që ka bashkëpunuar disa herë me dy prej trafikantëve te drogës për të kaluar lëndën narkotike drejt territorit të Greqisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Pasho ka ndihmuar një 32-vjeçar nga Korça dhe një tjetër 37-vjeçar në të paktën edhe 4 raste të tjera. Pasho ka qenë prej disa muajsh në survejim ndërsa rasti më i fundit i trafikut të drogës ka qenë më 30 Nëntor. Siç kanë deklaruar efektivët e policisë, shefi i tyre u kishte kërkuar që mos ta kontrollonin një makinë tip ‘Pasat’ ku ndodhej edhe sasia prej…
Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, ministrja Albana Koçiu së bashku me mjekë të Spitalit Infektiv kanë bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit, informimin në kohë si dhe kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje. Ministrja Koçiu ka publikuar gjithashtu një videomesazh ku persona të prekur nga ky virus japin mesazh ndërgjegjësues, nisur nga përvoja e tyre. “Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vi dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në…
Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024. Projektligji për ndryshimin e ligjit për “Taksat Kombëtare”, parashikonte që të rritet sipas një kalendari taksa e karbonit për qymyrin nga 3 lekë/kg qymyr që është sot, të shkojë në të paktën 15.3 lekë/kg qymyr në vitin 2030. Faza fillestare e tij ishte parashikuar në…
Delegacioni i BE-së iu ka dorëzuar partive opozitare në Kosovë, një kopje të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas zërave të shumta se negociatat në Bruksel janë mbajtur sekrete dhe nuk ka patur shumë transparencë rreth tij. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi për mediat vendase se ka marrë në dorëzim kopjen anglisht të draftit të Asociacionit, dhe shton se një mendim rreth tij, do ta japë vetëm pasi ta ketë shqyrtuar me imtësi. Edhe partitë e tjera të opozitës Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës raportohet ta kenë marrë këtë draft nga delegacioni…
Tirana është gati për Partizanin dhe do të tentojë kthesën. Kjo fundjavë rezervon derbin e kryeqytetit ku spektakli është i garantuar. Bardheblutë vijojnë stërvitjen intensive në drejtimin e Julian Ahmataj. Atmosfera është pozitive, ndërsa motivimi mbetet maksimal. Rimal Haxhiu tregoi se pavarësisht ecurisë së skuadrës deri më tani, një derbi mbetet një derbi ku fitorja është një detyrim. 24-vjeçari i bëri dhe një thirrje tifozëve bardheblu ta mbushin “Arënën Kombëtare” ditën e diel. Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e diel në orën 19:00. Aktualisht, Tirana është në vendin e tretë më 21 pikë, 7 larg Partizanit të vendit…
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson përpjekjet ndërkombëtare të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. DASH evidenton se Shqipëria ka miratuar strategji kombëtare anti terrorizëm ndërsa si kërcënim për vendin evidenton përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë në dhunë. ”Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit Shqiptar punoi ngushtë me agjencitë amerikane për të harmonizuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për kundër terrorizmin me ekspertizën dhe burimet e SHBA-së, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara”,-thuhet në raport. Duke përmendur raste të dënimit të ekstremistëve edhe nga SPAK, DASH thotë në raport se korrupsioni…
Kandidatët për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, do të merren në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 7 dhjetor. KLP njofton intervistat nisin në orën 09:00 dhe do të regjistrohen me audio dhe video. Intervistat me prokurorët që kandidojnë për SPAK zgjasin jo më shumë se 30 minuta për secilin kandidat (nga të cilat 10 minuta për prezantimin individual të kandidatëve dhe 20 minuta për pyetjet/përgjigjet nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të OPDAT). Prokurorët në garë për në SPAK 1- Albert Kuliçaj2- Olsi Dado3- Kreshnik Ajazi4- Bledar Maksuti5- Anita Jella6- Ndini Tavani7-Sonila Muhametaj
Vrasja e Liridone Mureslit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm, si dhe ka krijuar reagime të shumta. Ajo sot përcillet për në banesën e fundit. Avokati Arbër Jashari ka ngritur dyshime. Sipas asaj që dihet deri tani, 30-vjeçarja u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi atë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Avokati thotë se është e pabesueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua. ”Pse akti i…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i tre vjedhjeve të ndodhura gjatë 10 ditëve të fundit në qytetin bregdetar. Në pranga është vënë Iljaz Lufta. “Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari: më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14; më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka…
56-vjeçari Thimi Prifti i cili u vra mbrëmë në Greqi, nuk ishte një figurë e panjohur për policinë dhe drejtësinë greke. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e ekzekutimit në Paleo Faliro, ku dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale. E kaluara e viktimës ka rënë në lupën e hetimeve që tregojnë rastet e mundshme të arsyeve që kanë dashur shqiptarin të vdekur. 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për organizator bande, trafik të lëndëve narkotike, trafik cigaresh dhe falsifikim. Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur…