Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dita Botërore kundër HIV-AIDS, Koçiu: Më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle periodike

12:06 / December 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
33330910 3c60 45b4 9d30 297dded8d33a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, ministrja Albana Koçiu së bashku me mjekë të Spitalit Infektiv kanë bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit, informimin në kohë si dhe kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje. Ministrja Koçiu ka publikuar gjithashtu një videomesazh ku persona të prekur nga ky virus japin mesazh ndërgjegjësues, nisur nga përvoja e tyre.

“Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vi dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”, është apeli i një prej të prekurve, drejtuar të gjithë të rinjve.

Gjatë takimit me stafin mjekësor dhe studentë të mjekësisë, ministrja Koçiu theksoi se “duhet të punojmë sa më shumë për ndërgjegjësimin, për të ulur sa të mundemi edhe këto barrierat që vjen për shkak të kësaj sëmundje. Megjithëse është bërë punë dhe nuk jemi në situatat fillestare ka nevojë që të flitet akoma më shumë dhe të kuptohet që mund të bashkëjetohet me një të prekur nga HIV-AIDS”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja vizitoi edhe ambientet e Klinikës Ambulatore të HIV/AIDS-it në Spitalin Infektiv në QSUTN, ku të sëmurët ndiqen dhe marrin trajtim falas 100% nga shteti, së bashku me ekzaminimet e nevojshme. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tha se “nëse këta persona që marrin mjekimin falas 100% nga shteti bashkë me ekzaminimet që ofrohen kanë nevojë për t’u shtruar sigurisht që shtrohen”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Numri i rasteve të reja të diagnostikuar në vitin 2023 është 113. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, më shumë meshkuj se femra u diagnostikuan me HIV në vitin 2023, respektivisht 87 dhe 26. HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, jo vetëm në Shqipëri, por për në mbarë botën.

HIV-AIDS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.