Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje teksa pritet në Dubai nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Rama po ashtu ka pasur takim edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Presidenca e COP28 fokusohet në arritjen e rezultateve, përmes një agjende, për të transformuar angazhimet dhe premtimet në përparim të prekshëm në adresimin e krizës klimatike. Kjo përfshin ofrimin e një përgjigjeje gjithëpërfshirëse…
Author: tirana
Gjermania është në prag të një hapi të madh. Për herë të parë në histori, lejon pa kushtëzime shtetësinë e dyfishtë. Parlamenti Gjerman në Berlin ka filluar konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë gjermane. 8 risitë kryesore. Ligji aktual e lejon shtetësinë e dyfishtë për shtetasit e BE-së, Zvicrës si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare. Më pas ata duhet të vendosnin se cilën shtetësi duhet të mbajnë. Kusht për dhënien e shtetësisë gjermane, sipas ligjit aktual, është heqje e shtetësisë së mëparshme. Ky kusht, anashkalohej vetëm në raste të…
””Epidemia” e shtëpive të barit”, është titulli i një shkrimi nga gazeta britanike ”The Telegraph”, ku zbulon se në veç në 3 muaj mbi 100 djem shqiptar të kapur brenda fermave të kanabisit janë burgosur në ishull. Llogaritë tregojnë se policia ka sekuestruar kanabis me vlerë 130 milionë paund në aksionet ku këta emigrantë të paligjshëm janë arrestuar. Ndërkohë sa i përket dënimit, të gjithë këta individë janë ndëshkuar me 300 vite burg në total. Tre të katërtat (77) nga 101 shqiptarët e dërguar pas hekurave midis gushtit dhe tetorit të këtij viti janë dënuar për prodhim kanabisi në Angli…
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një galeri fotosh nga Shkodra, ku thotë se vendi po bëhet gati për një dhjetor festash siç i ka hije traditës së saj të dikurshme. ”MIRËMËNGJES dhe nga Shkodra që po bëhet gati për një dhjetor festash siç i ka hije traditës së saj të dikurshme, ju uroj një muaj të mbarë”,-shkruan Rama.
Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2” kur Buci është përballur me një pyetje direkt nga publiku. Duke u ndjerë i sigurt në qëndrimet e tij dhe me sytë të fiksuar në çmimin final, Buci ka bërë një deklaratë që ka tronditur shtëpinë, duke thënë se është i hapur për krijimin e një lidhjeje brenda shtëpisë, edhe pse dihet që është i fejuar jashtë saj. “Unë kam ardhur këtu për të fituar çmimin dhe do të bëj gjithçka për ta fituar çmimin”, tha Buci. Banori i BBVK ka treguar se është i gatshëm…
Ushtria izraelite rifilloi luftën kundër Hamasit në Gaza pasi grupi militant theu marrëveshjen e armëpushimit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të dhënë sot. “Hamasi nuk e respektoi detyrimin e tij për të liruar sot të gjitha gratë e rrëmbyera dhe lëshoi raketa drejt qytetarëve të Izraelit”, tha Netanyahu. Me kthimin e misionit luftarak, “qeveria e Izraelit është e detyruar të përmbushë objektivat e luftimeve”, sipas kryeministrit. Ai tha se këto objektiva janë “për të liruar pengjet, për të likuiduar Hamasin” dhe për të siguruar që qytetarët e Izraelit të mos kërcënohen më kurrë nga një sulm nga…
Këtë të premte, 1 dhjetor, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe me reshje shiu dhe stuhi lokale në zonën e Shkodrës veri. Temperaturat minimale do te luhaten 6-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 11-14°C në veri, 19 -23°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim jug lindje me shpejtësi 15-30 m/sek dhe dallgëzim të forcës 7-8 ballë në det të hapur.
Dashi Të premten kjo nuk është mënyra e duhur për të nisur muajin dhjetor. Nuk ka kuptim të debatoni me të dashurin tuaj edhe për çështje të parëndësishme. Shumë më mirë të ulesh rreth një tavoline dhe të kërkosh sqarime përfundimtare. Mundohuni të shmangni shoqërimin me njerëz që duan të ndezin flakët. Demi Të premten çelësi për të gjetur harmoninë në çift është të nxisni komunikimin. Mundohuni të mos transmetoni ankth dhe agjitacion te partneri juaj, por përpiquni të merrni pjesë në ndonjë ngjarje relaksuese që do të jetë e mirë edhe për humorin tuaj. Mundohuni të mos mbeteni të…
Një i ri me origjinë shqiptare rreth të 20-ave ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike. Sipas mediave britanike, ai thotë se atij iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”. I riu shqiptar pretendon se mohimi i së drejtës për të qëndruar në Britaninë e Madhe, shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe ai kërkon dëmshpërblim. Një avokat që drejton ekipin ligjor të Home Office i tha gjyqtarit se çështja ishte “vonesa” dhe jo politika “sekrete”. “Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë…
Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin bregdetar. Sipas burimeve, efektivi i policisë ka qenë duke kaluar mbi vijat e bardha për në anën tjetër të rrugës, kur është aksidentuar nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve në aksident, rrethanat e detajuara të regjistrimit të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të lënduarit, por në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor, të cilat po bëjnë veprimet paraprake.
Policia e Korçës ka dhënë detaje për arrestimin e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Njoftimi: AMP dhe Prokuroria e Korçës arrestojnë Shefin e Sektorit të Kufirit, dyshohet se favorizoi një shtetas që trafikonte drogë. Korçë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të Policisë Kryekomisar S.P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë. Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve…
Është publikuar fotoja e 70 vjeçarit Maliq Marku që vrau këtë të enjte me armë zjarri komshiun e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën “Fatos Shupi” në Laknas pas një konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza. Sipas burimeve raportohet se 70-vjeçari Maliq Marku i cili është autori i krimit, ishte me origjinë nga Dibra, dhe para 1 jave ishte kthyer në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë viktima Shefqet Hasa dhe i plagosuri Besim Keça ishin të dy me origjinë nga Hasi. Shkak i sherrit është bërë kanali i ujërave të zeza, për ndërtimin e të cilit të gjithë…