Author: tirana

Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi së bashku me deputetët që e mbështesin nuk do të shkojnë në Kuvendin Kombëtar të demokratëve që njohin Sali Berishën si kryetarin e PD. Janë 16 deputetë të PD që kanë vendosur të mos shkojmë në Kuvendin që do të mblidhet të shtunën. Gazment Bardhi dhe ky grup deputetësh ende nuk e njohin Sali Berishën si kryetarin e PD. Ky vendim tregoi se ende PD mbetet e përçarë. Por pavarësisht kësaj Sali Berisha e Gazment Bardhi do të ulen së bashku në mbledhjen e grupit parlamentar për të diskutuat rreth aksionit për bllokimin e…

Read More

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Kukës, Ibsen Elezi foli për aksionin opozitar dhe tensionet në Kuvend nga deputetët. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se ato sjellje të opozitës në Kuvend janë një show. Nga ana tjetër ajo sjellje i diskrediton akoma dhe më shumë. Ata e bëjnë në formë presioni. Në krye të këtij procesi opozitar në parlament kanë vënë Gazment Bardhin, që sipas Elezit pjesa tjetër është në gjyq me të së bashku me Sali Berishën. Sipas Elezit, Bardhi është manipulator i Kuvendit të 18 dhjetorit. “Protestë të organizuara në këtë mënyrë nuk ka në parlament. Je burrë?…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani foli për situatën në të cilën ndodhet opozita dhe mënyrën se si ajo mund të dalë nga kjo tymnajë. Fillimisht ai ka thënë se kjo sherrnajë në të cilën është përfshirë PD nuk i shërben askujt, por thjeshtë ka lodhur qytetarët. “Kam qenë i barazlarguar nga kjo sherrnajë e brendshme, sepse sherri nuk bën mirë askujt, por thjeshtë ka lodhur qytetarët demokratë. Sherri nuk të çon askund” tha ai. Sipas për të larguar këtë tymnajë në opozitë duhet një vullnet i fortë politik, që përfshin bashkimin e partisë, reformimin e punës dhe rifreskimin e…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për t’i qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë. “Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e p[ara, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më…

Read More

Të paktën 100 persona çdo ditë marrin doza metadoni pranë qendrës së Shëndetit Publik në Korçë. Këta pacientë, të grupmoshave të ndryshme, pasi kanë kaluar një eksperiencë në përdorimin e lëndëve narkotike, kanë vendosur të kurohen pranë kësaj qendre. Asistentja e kësaj qendre, Marinela Fustanja shprehet se krahas pacientëve që kanë vite që trajtohen në këtë qendër, ka edhe shumë raste të reja, kryesisht adoleshentë, të cilët pasi kanë kaluar eksperiencën e hashashit, kanë kaluar tek përdorimi i heroinës. Sipas protokollit të kësaj qendre, të gjithë pacientëve iu kryhen edhe analizat e HIV/AIDS dhe Hepatitit. Shqetësuese për është shtimi i…

Read More

Një 38 vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38 vjeçarin, rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

Read More

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Operacioni u ndërmor në kuadër të  “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (EMPACT JAD SEE) dhe u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare. Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet…

Read More

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në News24, nuk nguroi të shpreh dëshirat e tij në lidhje me shortin e Evropianit. Duka kërkon Serbinë në grup, ndërsa nuk nguron as të sfidojë presidentin e UEFA-s, Ceferin. -President, sipas një shorti të simuluar nga “The Sun”, goglat na vendosnin në një grup me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë, do firmosje për një short të tillë? Patjetër, me kënaqësi që sot. Nuk më duket keq. Ata janë të gjitha skuadra shumë të mira, me të cilët mund të ndodhë çdo rezultat. Ne mund të fitojmë me të gjitha, por dhe e kundërta.…

Read More

Një grup nxënësish ekselentë nga Gjimnazi “Ismail Qemali”, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vëzhguar një ditë punë në këtë institucion. Vizita e gjimnazistëve u bë në kuadër të nismës “Open Day”, e cila është iniciuar nga Agjencia për Media dhe Informim. Pjesë e agjendës së vizitës së nxënësve në ministrinë e Mbrojtjes ka qenë dhe takimi me kreun e këtij dikasteri, Niko Peleshin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, të cilat rrëfyen punën e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballet kjo ministri. Vizita në Akademinë e Forcave…

Read More

Njëri nga dëshmitarët deklaroi sot në gjyqin për Gërdecin se Shtabi i Përgjithshëm përmes një memoje ishte shprehur kundër përcaktimit të Bërzhitës si vend demontimi duke deklaruar se ishte e pasigurt për shkak të banesave afër. Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet se pse u vendos Gërdeci si vend demontimi duke qenë se edhe në këtë fshat kishte banesa afër. “Në momentin që i kemi çuar Shtabit të Përgjithshëm vlerësimin për të Bërzhitën, shtabi është përgjigjur se Berzhita nuk është vendi i sigurt për shkak se nuk është vend demontimi dhe distanca e sigurisë nuk janë ato që…

Read More

Shqipëria rishkroi historinë në futboll, teksa për herë të dytë u kualifikua në finalet e një Evropiani. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për News24, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi rrugëtimin e Shqipërisë në Euro2024. Nga emocionet e kualifikimit, te komponentët që sollën këtë sukses dhe deri gëzimi në dhomat e zhveshjeve, numri një i futbollit shqiptar tregoi momentet më kyçe të kualifikuesve. Duka e cilëson ekipin aktual si më të mirin në historinë e futbollit shqiptar. -Më thuaj të drejtën, e besoje realisht se mund të zhvillonim një fushatë të tillë kualifikuese?…

Read More

Një nga arsyet e bllokimit që Greqia i bën Shqipërisë, është edhe çështja e Çamërisë, kështu thuhet në një artikull të gazetës italiane “ilriformista.it”. Teksa bëhet një pasqyrë e shkurtër historike e asaj që ndodhi në Çamëri, gazeta italiane thotë se është e rëndësishme të flitet gjithjë e më tepër për atë që në të vërtetë ndodhi, që ishte persekutimi dhe shpërngulja masive e shqiptarëve nga ushtria greke. Në vitin 1940 Greqia vendosi ligjin e luftës me Shqipërinë, ligj që e ka në fuqi ende sot, nënvizohet në artikull, teksa theksohet fakti se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet etnik…

Read More