Lidhja mes Harisit dhe Amadeas, që u njoh në “Love Island Albania”, tashmë ka marrë fund. Amadea thotë se e ka marrë vesh përmes lajmeve në portale përfundimin e raportit ndërsa më pas Haris e ka hequr nga rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se ndjenjat që nisën në vilën e dashurisë kanë qenë shumë reale nga ana e saj dhe ka besuar “në atë magji që kur doli nga aty ishte më shumë se sa e gënjeshtërt”. Amadea shton se qëllimi i Haris ishte të fitonte garën dhe ka kuptuar se ishte “e përdorura”. Ajo thotë se është manipuluar prej…
Author: tirana
Edhe pse pandemia e koronavirusit duket si një ëndërr e keqe e lënë pas, vijon të jetë ende aktive dhe të infektojë të tjerë njerëz. Java e fundit ka rikthyer edhe njëherë frikën e 2 viteve më parë në Serbi, ku 4505 persona rezultuan të infektuar me Covid-19, nga 19 mijë testime të kryera. Por virusi e ka humbur fuqinë dhe nuk ka pasur raste vdekjesh, por të infektuarit rëndë që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor kanë qenë disa. Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë gjatë vitit 2022, institucionet e drejtësisë vazhduan të shqiptonin dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin, dhe tha se ka edhe lirime të parakohshme për këto akuza. Në raportin për Terrorizmin për shtetet, sa i përket Kosovës, u tha se më 2022, Prishtina vazhdoi të riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri. Aty u tha se operacioni i tretë i riatdhesimin të maj, u krye në bashkëpunim me Shqipërinë dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. “Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas.…
Mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e ”Big Brother VIP Kosova 2” u organizua darka e të nominuarve, kukonkurrenti Buci u vendos në siklet nga publiku dhe banorët. Një nga pyetjet më provokuese të mbrëmjes kishte të bënte me marrëdhëniet dhe perceptimet e tolerancës brenda një formati si “Big Brother”. “Si do ta shihje Santin nga jashtë, po të ishe i dashuri i saj?”,-ishte pyetja që iu drejtua Bucit, një pyetje që kërkonte një balancim mes besimit dhe xhelozisë. Buci rrëfeu që: “Përderisa do të dakordohej që ajo të futej në një format të tillë siç është ‘Big Brother’, ai…
70-vjeçari Maliq Marku, autor i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar”, ka deklaruar ai. Ai ka konfirmuar debatin që kanë patur për mosmarrëveshje për kanalizimet. Sipas 70-vjeçarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre. Poa shtu i moshuari pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Mia Shem e cila u mor peng nga Hamas, thotë se është trajtuar shumë mirë. Video është shpërndarë nga vetë Hamas e për rrjedhojë informacioni duhet marrë me skepticizëm, mirëpo aty shfaqet vetë 21-vjeçarja që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra. “Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo. 21-vjeçarja ishte e para nga rreth 240 pengjet e Hamas. Video e saj e bashkimit me familjen ishte shumë emocionuese.
SPAK ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku. Pas marrjes së qëndrimit të palëve nën akuzë, pritet që SPAK ti drejtohet gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për operacionin gjigant të Europol gjatë muajti nëntor në 26 vende të ndryshme, gjatë së cilit u arrestuan 566 persona dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge, armësh dhe sendesh të tjera të paligjshme. Balla thotë se ky aksion u shtri dhe në vendin tonë ku u arrestuan 28 shtetas dhe u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë. Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol dhe u angazhuan 315 efektivë policie, të cilët ushtruan kontroll ndaj 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40…
Akademiku Artan Fuga ka komentuar aksionin e PD-së së Sali Berishës, që ditët e fundit ka paralajmëruar përshkallëzim me mosbindje civile. Fuga shtron pyetjen nëse ‘ka opozita këllqe për këto skenarë me dedektiva’, sic i quan ai. Po ashtu Fuga shkruan edhe se postet e fituara me zgjedhje s’mund të mbahen më shumë se dy mandate. “Ka këllqe opozita, cilado qoftë ajo, e vërteta, ajo prej gjasme, ajo gjysmegjasme, opozita sipas hallit, opozita pa opozitare, opozita e studiove televizive, opozita grindavece, opozita e miliardereve, opozita e opozitës, etj., t’i leje skenaret me dedektiva dhe te shpalli këtë? Në Republikën e…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, sot më 1 dhjetor, feston 94 vjetorin e lindjes. I lindur në dhjetorin e 1929, Alfred Moisiu shërbeu në detyrën e presidentit të Republikës, si një kandidaturë konsensuale nga viti 2002 deri në 2009. Vitet e tij si president u shoqëruan me debate të forta politike dhe gjithkush nga analistët e politikanët në Shqipëri mendon se ka qenë presidenti më i fortë në historinë e tranzicionit shqiptar. Arritja e marrëveshjes së partive politike për zgjedhjet lokale të 2003, do të mbahet mend gjatë në historinë politike shqiptare, kur për tre ditë me radhë deri në firmosjen e…
Moti i keq ka ndikuar në pezullimin e lundrimit të trageteve që operojnë në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas përgjatë ditës së sotme. Krahas trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare si dhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar deri në një urdhër të dyte. Ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit. E vetmja linjë që nuk paraqet probleme në lundrim mbetet ajo drejt Ankonës, ku tragetet do të operojnë normalisht.
Lewis Hamilton mbylli të dytin sezon me radhë pa regjistruar qoftë edhe një fitore në Formula 1. Sezoni i fundit tregoi një përmirësim të Mercedesit, me shpresën se në vitin e ardhshëm, skuderia gjermane dhe britaniku do të rikthehen të konkurrojnë me RedBullin e Max Verstappen. Në një intervistë të fundit për BBC, Hamilton komentoi mbi suksesin dhe dominimin e holandezit në sezonin që u mbyll. 38-vjeçari theksoi se Verstappen ishte në një pozitë mjaft të favorshme falë makinës që funksiononte në perfeksion. Madje, sipas Hamilton, piloti i RedBull fitoi duke garuar i qetë dhe pa derdhur djersë. “Mjafton të…