Sa e rëndësishme është të kemi një shtëpi të pastër për shëndetin tonë? A ndihmon pastrimi i thellë në parandalimin e infeksionit dhe na mbron nga sëmundjet? Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes që të mos ngatërrojmë pastërtinë me higjienën e mirë. Pandemia e Covid-19 shtoi obsesionin për pastërtinë pasi njerëzit u përpoqën të mbanin virusin larg duke dezinfektuar çdo centimetër të shtëpisë së tyre. Kjo u përkeqësua nga paralajmërimi i hershëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se virusi mund të përhapet përmes sipërfaqeve të kontaminuara të njohura shkencërisht si fomites. Hulumtimet e mëvonshme arritën në përfundimin se sipërfaqet…
Author: tirana
Konsiderohej si aplikacioni më i sigurt i komunikimit deri pak ditë më parë, por tashmë jo më. Kjo pasi qeveria franceze ka rënë në konkluzionin se sovraniteti i tyre është i kërcënuar. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne dhe ministri Jean-Noel Barrot u kanë kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit dhe stafit të tyre që të mos përdorin më aplikacionin WhatsApp, por Olvid. “Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar sovranitetin tonë, ne po bëjmë një hap tjetër drejt sigurisë më të madhe të komunikimit”, shkroi Barrot. Së fundmi dihet se Franca ka qenë në një periudhë të trazuar…
Nga DORJANA BEZAT E hëna dhe e marta ditë atdhedashurie. Kudo përkuqte flamuri kombëtar e jehonte kënga “O sa mirë me qenë shqiptar”. Këto ditë i pasoi e nesërmja, kur në një rrugicë të Laknasit për një fjalë goje komshiu vrau komshiun për një kanal. Pse nuk kishte paguar 5 para për ndërtimin e tij 70-vjeçari zgjodhi ta paguajë me 7 plumba duke vrarë e plagosur fqinjët. Ky nuk është rast i izoluar. Vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë kanë humbur jetën 36 persona pjesa dërrmuese e tyre për një fjalë goje. Dikush për një kanal, dikush për një…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar këtë të premte punonjësin e policisë i cili një ditë më parë u aksidentuar përballë drejtorisë së Policisë së Durrësit. Sa i përket gjendjes shëndetësore, Balla ka thënë se efekti është në gjendje të mirë dhe se shumë shpejt dot t’i bashkohet trupës së policisë. Gjithashtu Balla ka paralajmëruar që të rrisë ndëshkueshmërinë ndaj shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. “Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, ka thënë më tej ai.
Pas atyre të ditëve që kaluam nga i ftohti polar tashmë po kalojmë një periudhë tranzitore, për të qenë në stinën e dimrit. Masat ajrore jugore që kanë përfshirë vendin tonë kanë ndikuar në rritjen e temperaturave të cilat kanë qenë më se të ndjeshme, krahasuar me ditët që lamë pas. Situata ndryshon ditën e dielë ku depërtimi i masave ajrore të lagështa do të sjellë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Era do të kthejë veri-perëndim, jug-perëndim dhe temperaturat do të pësojnë rënie.
Gjatë qëndrimit në Samitin e Liderëve për ndryshimet klimatike, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, komentoi zgjedhjet serbe në Kosovë, i cili ka bërë një pretendim, duke thënë se Ballkani Perëndimor ka njoftuar se nuk ka mundësi t’i bëjë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi për t’i bërë presion Kurtit dhe do të lëshojë një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano dhe kaq. Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Vuçiç në Dubai, raporton Radio Evropa e Lirë.…
Gazetarja dhe moderatorja e News 24, Ola Bruko feston sot ditëlindjen. Me një foto të buzëqeshur, ashtu siç e shohim çdo ditë në ekranin më të ndjekur nga të gjithë shqiptarët, News 24, Ola ka bërë një urim për ditëlindjen e saj të 41-të. Moderatorja zbulon se kjo ditëlindje e gjen me zemrën plotë, si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale. Ndër të tjera, Ola ka edhe një mesazh për të gjithë ata njerëz që e njohin ose jo, të cilët nga keqdashësia e tyre i kanë bërë gjyqin publik pa e ditur të vërtetën e jetës së saj.…
Gardiani më i fortë që ruan shtetin dhe ndalon krimin është Policia. Ky institucion ka pësuar disa goditje të rënda brenda radhëve të saj, duke arrestuar policë, shefa dhe ish-shefa të lartë të tyre. 30 nëntor 2023-Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit të Korçës, Stiljan Pasho u arrestua nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore i akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se 53-vjeçari ka shfrytëzuar postin e tij si kryekomisar për të favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij. 20 nëntor 2023- SPAK arrestoi Dedan…
Sali Berisha thotë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që do të mbahet ditën e nesërme ka si qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim. Sali Berisha: Partia Demokratike është në një betejë pa kthim. Analiza vazhdon dhe do të vazhdojë. Kuvendi Kombëtar ka qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit pa kthim dhe betejës pa kthim duke mos injoruar në mënyrë absolute analizën që partia do të bëjë tani dhe në vazhdim. Në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së Berisha ka deklaruar se grupi parlamentar i PD-së është i…
Propozimi i bujshëm nga deputeti i PS-së Erion Braçe për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual, është rrëzuar këtë të pretme në komisionin e Ekonomisë. Sipas ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete këtë mund ta shqyrtojmë në një moment të dytë. Braçe: Propozoj përjashtimin nga TVSH-ja të produkteve higjieno-sanitare, për ciklin menstrual të grave dhe vajzave. Puna e papaguar e grave ka një ndikim të fortë në ekonominë kombëtare. Ervin Mete: Në parim jemi dakord me mbështetjen e grave, jo vetëm për paketën higjienike por edhe më shumë. Por në këtë moment, që ne kemi një…
PS-ja ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, por për Sali Berishën është një truk i radhës për t’i shpëtuar hetimeve, pasi ka frikë nga e vërteta. Në daljen e tij për mediat këtë të premte, Berisha tha se Rama është i tmerruar dhe kjo është një përpjekje e tij për t’i hequr këtë të drejtë opozitës sepse është i tmerruar deri në palcë. “Kryetemë e ditës është përpjekja e tij, i tmerruar gjer në palcë, që të ndalojë me ligj hetimin e vërtetë parlamentar, si mjetin e vetëm sot në Shqipëri, me të…
Liridona Murselit, 30-vjeç, sot u përcoll për në banesën e fundit. Vjehrri i saj, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, i moshuari tha se familja është e tronditur. Ai tha se ka disa variante për ngjarjen, ndërsa shtoi se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re. “Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është…