Pas atyre të ditëve që kaluam nga i ftohti polar tashmë po kalojmë një periudhë tranzitore, për të qenë në stinën e dimrit. Masat ajrore jugore që kanë përfshirë vendin tonë kanë ndikuar në rritjen e temperaturave të cilat kanë qenë më se të ndjeshme, krahasuar me ditët që lamë pas. Situata ndryshon ditën e dielë ku depërtimi i masave ajrore të lagështa do të sjellë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Era do të kthejë veri-perëndim, jug-perëndim dhe temperaturat do të pësojnë rënie.
Postime te ngjashme
Add A Comment
