Gardiani më i fortë që ruan shtetin dhe ndalon krimin është Policia. Ky institucion ka pësuar disa goditje të rënda brenda radhëve të saj, duke arrestuar policë, shefa dhe ish-shefa të lartë të tyre.
30 nëntor 2023-Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit të Korçës, Stiljan Pasho u arrestua nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore i akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se 53-vjeçari ka shfrytëzuar postin e tij si kryekomisar për të favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij.
20 nëntor 2023- SPAK arrestoi Dedan Gjonin, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, u arrestua pas çkodimit të aplikacionit “Sky ECC”. Ndaj tij rëndon akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
9 tetorit 2023-Policia e Shtetit arrestoi kreun e komisariatit të Kurbit, Dritan Metaj i cili në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës. Thuhet se për Metën dhe për baronin e drogës Gëzim Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular.
