Rreth 139 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar, pasi janë gjetur të fshehura në një autobus që ishte nisur drejt Shqipërisë. Ka qenë policia italiane që ka bërë zbulimin, pasi qeni i trajnuar për nuhatjen e parave ka arritur të lokalizojë vendin ku ishin fshehur. Paratë, të paketuara me plasmas në tufa 10 mijë euroshe, ishin vendosur në një pjesë të sajuar pranë motorit të autobusit. Një person është proceduar lidhur me shumën e parave, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Author: tirana
I intervistuar nga “FantaMaster”, Luciano Moggi, beson se Juventus ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë sezon Scudetton e Serie A. “Juventus është konkurrues, ndoshta jo aq i fortë sa Interi, por ka një avantazh që lidhet me faktin se kur kampionati bëhet më i rëndë dhe më i lodhshëm, të tjerët do të kenë dy ndeshje në javë, ndërsa bardhezinjtë vetëm një. Për këtë arsye mund të ndodhë që nëse arrijnë të qëndrojnë në krye të tabelës mund të garojnë për të fituar kampionatin deri në fund duke dalë madje edhe fitimtare”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Henry Kissinger, refugjati me origjinë gjermane të Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë sekretar i shtetit dhe ndërmjetësi i lartë diplomatik i SHBA-së gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Përmes një postimi në “Facebook”, ai i ka dhënë lamtumirën, duke e cilësuar ‘bos’. Rama ka theksuar se librat e Kissinger do të mbeten një pasuri e paçmueshme e njerëzimit, ndërsa atij personalisht do t’i mbetet mirënjohja për kohën e çmuar që i ka kushtuar. “LAMTUMIRË BOS Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laknas të Kamzës, ndërsa si pasojë e një konflikti mes fqinjëve ka mbetur viktimë 65-vjeçari Shefqet Hasa. Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës. Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin. Mësohet se konflikti është i vjetër, prej tre vitesh dhe Policia ka qenë në…
Monedha europiane vijon të suprizojë në dobësimin e saj kundrejt lekut. Pas një situate relativisht stabël në kufijtë e 104-105 lekëve, këtë të enjte euro në tregun valutor ka kapur nivelin 102 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga gushti i këtij viti. Vetëm në muajin e fundit kursi euro-lekë, ka rënë me 3.4%. Prania me tepri e euros në treg së fundmi lidhet edhe me shitjen e energjisë elektrike nga korporata elektro-energjetike. Festat e nëntorit kanë dhënë një tjetër impakt në shtimin e monedhës euro në vend. Sikur të mos mjaftojë ky zhvlerësim, muaji dhjetor është koha…
Efi Dhedhes, ish-konkurrentja e “Big Brothe Vip”, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Në një video ajo shfaqet me rroba të ngushta ku i duket paksa barku. Kaq ka mjaftuar për ndjekësit e Efit që t’i dërgojnë asaj mesazhe të ndryshme ku e pyesin nëse është shtatzënë apo jo. Ajo e ka sqaruar këtë keqkuptim nga ana e ndjekësve me një video ku shprehet qartë që nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë. “S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark…
Personi që shihni në foto është i riu Dukagjin Gashi, i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë në lagjen Dragodan. Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë. Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati, kishin luftuar krah ISIS në Siri. Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar…
Katër autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz pasditen e së martës, humbën gjurmët në afërsi të aeroportit të Rinasit. Pikërisht në këtë zonë është dhe silueta e fundit ku ata janë ekspozuar në kamerat e sigurisë, teksa lëviznin me automjetin tip BMW X6 me targa të vjedhura. Pamjet e e kamerave të administruara në këtë zonë janë tejet të dobëta përshkak se rruga e përshkruar nga grabitësit nuk ka patur ndriçim. Duke përfituar nga ky fakt, edhe përpara grabitjes ata kanë përshkruar të njëjtin itinerar. Pra nga rruga e Rinasit, kanë kaluar në zonën e Valiasit, për të dalë…
620 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia penale e cila pritet të miratohet në Dhjetor. Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka dorëzuar në Kryeministri draftin final, ku ka reflektuar edhe kërkesat e SPAK, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kërkesa e tyre ishte që amnistia të përfshinte një periudhë kohe më të gjatë dhe nga Qershori 2023 që ishte parashikuar në draftin e parë, në përfundimtarin, aministia do ketë efekt në vendime të dhëna deri në 30 Nëntor 2023. Kjo rriti numrin e të dënuarve që përfitojnë, nga 570 në 620. Referuar draftit ga aministia do të…
Një ditë përpara nisjes së armëpushimit, një predhë avioni në mes të ditës shkaktoi vdekjen e disa personave mes tyre edhe të Ibrahim Jaber i lindur në Tiranë mbajtës i një pasaporte shqiptare. I vëllai Ahmedi që ka mbetur vetëm në Tiranë prej tre javësh nuk kishte asnjë informacion për Ibrahimin. Por tashmë e ka marrë lajmin e kobshëm të humbjes së vëllait 20 vjeçar. I intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se në çfarë rrethanash vëllai humbi jetën? “Babi ishte i sëmurë nga këmba. Ishte shumë keq. Vëllai iku të blinte ilaçin. Tha unë nuk do…
Një e moshuar rreth të 70-ave është gjetur nga policia pa shenja jete mesditën e sotme në lagjen “ Kryengritja e Fierit ” në qytetin e Fierit. Kanë qenë fqinjët që njoftuan zjarrikësit pas erës së qumështit të djegur, të cilët bashkë me zjarrfikësit kanë hapur derën me forcë duke e gjetur 70-vjeçaren Gjinovefa Toro pa shenja jete në banesë. Ndërkohë ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën. Policia po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 70-vjeçares.
Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datat 30 nëntor deri në 2 dhjetor do të jetë i përkeqësuar. Sipas DPD, moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar duke filluar nga ora 16:00 datë 30 nëntor në drejtimin jug-juglindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra. DPD njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre…