Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq tha se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës. Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve”. “Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat…
Author: tirana
Reperi Drake u dhuroi shqiptarëve një befasi të papritur për festën e 28 Nëntorit. Pas publikimit të këngës “Polar Opposites”, reperi kanadez përmend Prishtinën dhe përgjatë gjithë klipit, Dake shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën të stampuar në shpinë. Ky ndikim del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë. Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s-“Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe…
Vende si Damasku, Siri, mbeten qytetet më të lirë në botë për të jetuar. Teherani, Irani dhe Tripoli, Libi, janë gjithashtu afër fundit, duke u renditur respektivisht në vendin e 172 dhe 171. Mirëpo, cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë? Lista e mëposhtme ju ofron një panoramë të plotë, prej nga të cilat, nuk ka shumë surpriza. 10 qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2023 Cyrih dhe Singapori (barazim) Nju Jork dhe Gjenevë (barazim) Hong Kongu Los Anxhelos Paris Tel Aviv dhe Kopenhagen (barazim)
Deputetja e PS-së, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka propozuar nismën ligjore për Komisionet Hetimore. Sipas Felajt ato kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjin për Komisionet Hetimore. ”Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mita ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji…
Rreth 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin prej 1 dhjetorit e në vijim, do të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit. Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht. Përfitues të bonusit prej 5 mijë lekësh do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, si dhe personat që trajtohen me pension familjar dhe pension social. Ky është bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë brenda këtij viti pas atij që u dha në prill…
Gjatë orëve në vijim e për tre ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare. Përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra. Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme…
Nga selia blu, Sali Berisha thotë se mosbindja civile që do të vijë tani nga opozita, do të jetë një lëvizje që vendi nuk e ka parë kurrë më parë. Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin. “Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të…
Është përcjellë për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo. Eva Tavo do të prehet në varrezat e Jorgucat të Gjirokastrës. 24-vjeçarja humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip Audi që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.
Silvio Gonzato ditën e sotme u nominua si Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, për t’u emëruar zyrtarisht në këtë pozicion ditën e nesërme. Gonzato e filloi karrierën e tij në BE në vitin 1988. Deri vonë, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka qenë më parë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Në këtë cilësi, ai ishte përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e të gjithë dialogëve dhe konsultimeve në lidhje me BNJ ndërmjet BE-së dhe vendeve…
Një 63 vjeçar ka mbetur i plagosur me sende të forta në Rrogozhinë, pasi u sulmua nga një person. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, N.V. u qëllua me drapër nga shtetasi G.M. 54 vjeç, pas një konflikti që mendohet të ketë nisur për motive të dobëta. Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Një zjarr i përmasave të mëdha ra pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier, dhe sot janë marrë masa për lyerjen e mureve të këtij institucioni. Si pasojë e tymit, disa prej të moshurave dje u dërguan në spital. Ata treguan se fatmirësisht zjarri nuk ndodhi gjatë natës pasi situata mund të kishte marrë përmasa tragjike. Sipas njërit prej tyre incidenti ndodhi nga një shkëndijë elektrike. ”Patën vështirësi për të dalë njerëzit. Kemi nxjerrë njerëz me batanije. Shyqyr që nuk patëm të vdekur. Ishte gjë e mirë që na ndodhi ditën dhe jo natën. Shpëtuam. Erdhi drejtoria erdhi zjarrfikësja na…
Ballkani do të zbresë në Arena Kombëtare, për të tentuar ndjekjen e kualifikimit në fazën me eliminim direkt. 32 skuadra do të zbresin në fushë për tu përballur në ndeshjet e vlefshme për raundin e parafundit në fazën e grupeve të Conference League. Skuadra e Dajës me katër pikë, sa Astana por përpara tyre për ndeshje direkte, do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar përtej. Çekët kanë siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa Dardanët e komplikuan punën me një pikë në sfidën e dyfishtë me Astana. Në Grupin C, Astana duhet të bëjë llogaritë në shtëpi…